Njerëzorja dhe Ardhmeritë e Saj (Conference Proceedings), 2023
Departamenti i Filozofise, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranes.
Adnand Merj... more Departamenti i Filozofise, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranes.
Adnand Merja, Interpretimi i Krizës së el-Ghazālīt nëpërmjet veprës Balanca e Drejtë (el-Ḳisṭās el-musteḳīm), eds. Alment Muho & Aida Goga, Njerëzorja dhe Ardhmeritë e Saj (Conference Proceedings), Tiranë: FILARA, 2023, pp. 109-136.
Tim Winter paraqet anagzhimin intelektual te dijetarit osman, Kemalpashazde (v. 1534) permes traj... more Tim Winter paraqet anagzhimin intelektual te dijetarit osman, Kemalpashazde (v. 1534) permes trajteses "E Keqja dhe Urtia Hyjnore", e cila lidhet me teodisine. Teksti ne fjale permban edhe perkthimin ne shqip te kesaj vepre me disa ndryshime te vogna nga perkthimi anglisht i Tim Winter.
Hyrja e librit ne fjale pershkruan kronologjine e studimeve perendimore mbi jeten dhe punimet aka... more Hyrja e librit ne fjale pershkruan kronologjine e studimeve perendimore mbi jeten dhe punimet akademike te el-Ghazalit nga shekulli i 19 deri me 2009, vit kur ky liber doli ne botim.
Mona Siddiqui trajton nje ceshtje domethenese te jurisprundences se quajtur "dytesore", e cila u ... more Mona Siddiqui trajton nje ceshtje domethenese te jurisprundences se quajtur "dytesore", e cila u referohet diskutimeve mbi prakticitetin dhe transaksionet e perditshme te njeriut spas mendimit juridik islam. Ajo analizon qasjen e Ibn Rushdit (v. 1198), filozofit dhe juristit musliman te Andaluzise ne raport me pirjen dhe dehjen.
Erotika përbën një pjesë domethënëse të letërsisë klasike arabe, mirëpo nuk ka marrë vëmendje të ... more Erotika përbën një pjesë domethënëse të letërsisë klasike arabe, mirëpo nuk ka marrë vëmendje të mjaftueshme akademike. Në perëndim, vepra el-Rawḍ el-ʿāṭir [Kopshti Aromatik] e el-Nefzāwī-ut mbetet përjashtim i rrallë, e njohur përgjithësisht edhe për audiencën e gjithanshme.
An outline of Avicenna's life and intellectual activities, written by Dimitri Gutas. It's been tr... more An outline of Avicenna's life and intellectual activities, written by Dimitri Gutas. It's been translated into Albanian.
Artikulli trajton filozofine e Avisenes referuar abstragimit, intelektimit, esences dhe ekzistenc... more Artikulli trajton filozofine e Avisenes referuar abstragimit, intelektimit, esences dhe ekzistences; zhvillimet dhe risite e reja akademike qe percolli ai si, per shembull, ekzistenca mendore dhe lidhja e saj me ekzistencen aktuale/fizike, por edhe rrezatimet e kesaj inciative kolosale mes studiuesve te mevonshem te Lindjes se Mesme pas shekullit te 11.
Kriteri Ndares mes Islamit dhe Ateizmit te Maskuar, 2022
I briefly introduce the major themes of the book I translated into Albanian, "The Decisive Criter... more I briefly introduce the major themes of the book I translated into Albanian, "The Decisive Criterion Between Islam and Clandestine Apostasy." In mentioning post-communist Albania's political and religious landscape, I present a general view of religious thought throughout the last three decades among Muslims in Albanian society.
Rreth vitit 715/1315, teologu memlūk Ibn Tejmijje (v. 728/1328), kompozoi një kritikë monumental... more Rreth vitit 715/1315, teologu memlūk Ibn Tejmijje (v. 728/1328), kompozoi një kritikë monumentale ndaj teologjisë racionaliste në islam, Refuzimi i Nocionit se Zbulesa Hyjnore dhe Arsyeja Bien Ndesh Njëra me Tjetrën (Derʾu teʿāruḍ el-ʿaḳl we el-naḳl). 1 Në atë libër, i cili në botimin modern e kalon numrin katërmijë faqe në njëmbëdhjetë vëllime, ai adreson mësimet e një morie mendimtarësh, duke filluar me teologët e hershëm të shekullit të dytë/tetë dhe muʿtezilitët. Ndërkaq, ai përqëndrohet fillimisht mbi felāsife-t, si Ibn Sīnā (Avicenna, v. 428/1037), Ibn Rushd (Averroes, v. 595/1198) dhe mendimtarë të cilët Ibn Tejmijje i cilësoi ndjekës të tyre mes teologëve të islamit, si el-Ghazālī (v. 505/1111), Ibn Tūmart (v. 524/1130), apo Fakhr el-Dīn el-Rāzī (v. 606/1210).
Teologjia politike muslimane, edhe në periudhën komb-shtet, nuk ka patur sukses në kalibrimin e n... more Teologjia politike muslimane, edhe në periudhën komb-shtet, nuk ka patur sukses në kalibrimin e një teologjie të re politike në kohë demokracie. Në shumicën e komb-shteteve me mazhorancë muslimane, modeli i preferuar politik, shpeshherë, favorizon politikat autoritare dhe imponuese. Sepse, teologjia politike në vend duhet të rishikojë veten nën një çelës demokratik me një lloj ndryshe të aparatit filozofik në qendër. Në qendër të politikës, idea a sovranitetit duhet të rikonfigurohet nga disa shenja simbolike të autoritetit dhe mund të imagjinohet si ngërthim i diturisë, lirisë dhe bindjes. Si? Kritik me çfarëdo debate publik është dendësia dhe sofistikimi i diturisë brenda një shoqërie. Dituria lejon aspirimin për të vërtetën. Vendosmëria ndaj së vërtetës krijon obligimin dhe normat e bindjes. Kur bindja është zgjedhje bazuar në dituri, natyra fillestare e lirisë alternohet: është liri me përgjegjësi. Në qarqet teologjike muslimane, në kontekste të shumëpjesshme moderne, dhe në kontekste me mazhorancë apo minorancë muslimane, liria e fjalës dhe liria e shprehjes janë gjithnjë thellësisht kërcënuese për interest politike.
Me këto refleksione, dëshiroj të diskutoj dy libra të shkruar me një motivim, i cili përgjithësis... more Me këto refleksione, dëshiroj të diskutoj dy libra të shkruar me një motivim, i cili përgjithësisht mund të karakterizohet si fetar, edhe pse impenjohet me filozofinë, dhe për këtë arsye, do të argumentoj, idetë e përhapura filozofike përtej grupit të atyre që praktikojnë filozofinë. Libri fillestar është vepra e cila mund të jetë familjare për shumë studiues, vepra Precipitimi i Filozofëve (Tehāfut el-felāsife) e el-Ghazālīt (v.1111); libri i dytë është një përpunim popullor i kësaj vepre nga ana e Ebū Ḥafṣ ʿUmer el-Suhrawerdīt (v.1234), Zbulimi i Poshtërsive Greke dhe Këshillimi me Udhëzimin e Besimit (Keshf el-feḍāʾiḥ el-jūnānijje we rashf el-neṣāʾiḥ el-īmānijje).
Reformat islame në pamje të parë konsoliduan trendin kah patrilinearja në Arabinë e shekullit të ... more Reformat islame në pamje të parë konsoliduan trendin kah patrilinearja në Arabinë e shekullit të gjashtë, dhe veçanërisht në Mekke, ku si rezultat i zgjerimit tregtar, tërë fabrika e rregullit të vjetër endacak po pësonte ndryshim. Krahas ndryshimit të brendshëm ekonomik, influencat e jashtme, padyshim, luajtën rol në transformimin e kulturës. Infiltrimi i influencave iraniane mes fiseve të Arabisë veriore, sëbashku me tregtinë Mekkase që lidhte Sirinë dhe perandorinë Bizantine nga veriu, dhe Jemenin dhe Etiopinë nga jugu, nënkuptonte rritjen e kontakteve dhe ekspozimin ndaj organizimeve sociale të gjinisë në këto shoqëri fqinje. Një formë e monoteizmit, karakteristikë e religjioneve mbizotëruese në këto zona të ngjitura, sikurse martesat patrilineare, ku burrat kontrollonin seksualitetin e grave, kishte nisur gjithashtu të fitonte hapësirë në një Arabi derimë tani politeiste, para se Muahmedi të niste predikimin e islamit. Mekanizmi i kontrollit, veçimi, dhe përjashtimi i grave nga çështje komunitare, të zhvilluara në mënyrë të përpunuar në këto shoqëri, gjithashtu, lipset të ketë qenë familjare për arabët, sidomos tregtarët.
Lloji i martesës që islami legjitimoi, si monotezimi i vet, ishte thellësisht kongruent me sistemet socio-kulturore prezente në terren gjatë Lindjes së Mesme. Brendapërbrenda Arabisë martesa partiarkale, patrilineare, poligjene, pa asnjë mënyrë, ishte ashpërsisht inovative. Më saktë, islami sanksionoi në mënyrë selektive zakone prezente në mesin e disa shoqërive farefisnore arabe, teksa ndalonte disa të tjera. Epërsia e dhënë ndaj atësisë dhe kushtëzimi tek mashkulli i të drejtave pronësore ndaj seksualitetit femëror dhe tematikave të tij bartnin një domethënie qendrore për institucionin që themeluan. Zakone të duhura, si poligamia, përfshiheshin, ndërsa zakonet konfliktuese apo kundërshtuese ndaloheshin. Përmes këtyre ndryshimeve, islami riformuloi themelisht lidhjen e seksualitetit dhe fuqisë mes burrave dhe grave. Rikonceptimi i martesës së nënkuptuar nga rregullat islame mund të konsiderohet, me të drejtë, si kritik ndaj ndryshimeve në pozitën e grave dhe ndaj kufizimeve ndrydhëse të imponuara mbi ta, duke ndjekur establishmentin e islamit.
Ky artikull skicon disa tema të spikatura në traditat e filozofisë dhe teologjisë arabe, duke vës... more Ky artikull skicon disa tema të spikatura në traditat e filozofisë dhe teologjisë arabe, duke vështruar në mënyrë të veçantë rastet ku filozofët e shekullit të nëntë dhe dhjetë iu përgjigjën drejtpërdrejt diskutimeve teologjike. Ai shënon se mendimtari aristotelik, el-Fārābī, bën një kontrast të fortë mes filozofisë (felsefe) dhe teologjisë (kelām), duke e identifikuar këtë të fundit si "dialektike", dhe për rrjedhojë, inferiore ndaj disiplinës "demonstrative" të filozofisë. Megjithatë, me ardhjen e Avisenës nga ana e felsefe-së dhe el-Eshʿarīut (v. 935) nga ana e kelām-it, filloi një rritje e zakonshme të shihje autorë që e kombinonin felsefe-në dhe kelām-in në një disiplinë hibride, të cilën, për shkak të mungesës së një shprehie më të duhur, mund ta quajmë gjithashtu ‘teologji filozofike’.
Argumenti tradicional i teologëve muslimanë, i cili qëllimtëson të verifikojë pretendimet e një p... more Argumenti tradicional i teologëve muslimanë, i cili qëllimtëson të verifikojë pretendimet e një profeti të vërtetë dhe ta dallojë atë nga profeti i rremë, bazohet në pranueshmërinë e mrekullive të performuara në histori dhe të vërtetuara nëpërmjet një zinxhiri të pakëputur transmetimi (tewātur). Argumenti i dytë që përfshin barazisht transmetimin nëpërmjet tewātur-it bazohet në karakterin virtuoz dhe të patëmetë, që themelon vërtetësinë (ṣidḳ) e profetit. Këto janë, për shembull, llojet e argumenteve (njëjës: ḥuxhexh) të përmendura nga muʿteziliti prej Bagdadi, el-Xhāḥiẓ (v. 255/869) në monografin e vet Ḥuxhexh el-nubuwwe. Për teologët e shkollës eshʿarite, kjo qasje ndaj verifikimit të profetësisë parashtron një problem. Sipas teologjisë klasike eshʿarite, e mira konsiston në gjithçka që Zoti ka urdhëruar dhe e keqja konsiston në gjithçka që ka ndaluar. Nëse Zoti zgjedh profetë, që të zbulojnë diturinë se çfarë është e saktë dhe çfarë është e gabuar, dhe rrjedhimisht, zbulojnë gjithashtu diturinë se si të jetojmë një jetë të virtytshme, si mund ta dinë ata, që profetët u drejtojnë thirrjen se kanë një karakter të virtytshëm, përpara se të njohin kriteret për virtytin?
Instituti i Studimeve Akademike Islame (ISAI), 2022
Dëshiroj të theksoj se vepra bart vlerë të veçantë në çrrënjosjen e militantizmit dhe fanatizmit ... more Dëshiroj të theksoj se vepra bart vlerë të veçantë në çrrënjosjen e militantizmit dhe fanatizmit doktrinal, sektar, apo medh’hebor, duke përcjellë frymën e tolerancës teologjike dhe mëshimit të përqasjes demonstrative lidhur me largimin e mëdyshjeve konceptuale, mendore, filozofike, dhe teologjike. Ajo lëvron me vetë-besim parimet e islamit, duke konturuar qashtërsisht këndvështrimin më të epërm epistemologjik në çështjen e kuptimësimit të tekstit të shenjtë hyjnor.
Librin mund ta gjeni tek Libraria Tirana Times dhe Libraria Miqtë e Librit në Tiranë. Gjithashtu, mund të më kontaktoni edhe në Inbox.
Në mesin e lëvruesve muslimane, qarkullon një raportim profetik me fjalët: "Gjësendi fillestar që... more Në mesin e lëvruesve muslimane, qarkullon një raportim profetik me fjalët: "Gjësendi fillestar që ka krijuar Allahu është intelekti". Ky intelekt, sigurisht, ka marrë kuptime të ndryshme në varësi të lëmisë ku është studiuar. Ajo çka spikat dukshëm nga kjo shprehje, konsiston në faktin që procesi arsyetues, logjikues, mendues, apo edhe gjykues kompaktësohet me termin intelekt (ʿaql). Ndërkaq, diskutimi se ç'është racionale apo joracionale ka ekzistuar gjithnjë si një pikë referimi për të saktësuar limitin epistemologjik dhe atë ontologjik të këtij intelekti, me anë të cilit vullneti hyjnor administron krejt veprimtarinë apo ecurinë jetësore të krijesave të tjera. El-Ghazālī (v. 1111), për shembull, kur shpjegon nivelin noetik të ekzistencës në veprën "Kriteri Ndarës mes Islamit due Ateizmit të Maskuar" (Fajṣal el-tefriqa bejne el-islām we el-zendeqa), i referohet intelektit në kontekstin e penës fillestare e cila ka shkruar krejt draftin e diturisë katërcipërore të Zotit, duke përcjellë një sërë funksionesh interpretuese të tij. Kësodore, në veprën "Ripërjetësimi i Disiplinave Fetare" (Iḥjāʾ ʿulūm el-dīn), ai e identifikon në mënyrë enigmatike penën me referencën Kur'anore të "tabletës së mirë-ruajtur" (el-lewḥ el-maḥfūẓ; shih Kur'an, 85:22). Nga ana tjetër, Ibn Sīnā (v. 1037), në veprën "Filozofia e Fronit" (el-Ḥikme el-ʿarshijje) e lexon referencën e lartpërmendur Kur'anore si dy qenie të ndryshme: qenia më e lartë e krijuar, dhe intelekti aktiv. Mandej, el-Ghazālī do t'i raportojë shkurtazi mësimet filozofike në veprën "Inkoherenca e Filozofëve" (Tehāfut el-felāsife), lidhur me tabletën e mirë-ruajtur, se ajo i referohet intelektit aktiv. Ajo çka rezulton nga këta dy mendimtarë, pra Ibn Sīnā dhe el-Ghazālī, është se tableta e mirë-ruajtur paraqitet si referencë edhe e krijimit fillestar, por edhe e intelektit aktiv. Logos-i i filozofëve neoplatonikë muslimanë, el-Fārābīt dhe Ibn Sīnës, arrin majat e nivelit arsyetues, aq sa shkrihet manifestueshëm me intelektin aktiv. Lipset kuptuar që procesi arsyetues i njeriut, sipas mësimeve Kur'anore, vepron i kufizuar në raport me njohjen e plotë të Zotit dhe me drejtpeshimin e saktë të pozicionit arsyetues lidhur me transcendentalizmin absolut të Qenies së Domosdoshme për shkak të Vetvetes.
Artikulli i Majid Fakhry (2021) synon të hedhë dritë mbi racionalitetin e filozofisë muslimane, duke ilustruar me shembuj se sa racionale është ajo në paralelizëm me integrimin gradual të filozofisë greke në mendësinë kulturore të muslimanëve, gjatë shekullit të nëntë e më tej. Punimi shpjegon se Ibn Rushd (v. 1198) lejoi metodën hermeneutike në interpretimin filozofik të tekstit të shenjtë - një praktikë e iniciuar kahera nga ana e el-Ghazālīt me atë që cilësohet si "Ligji i Interpretimit Figurativ" (Qānūn el-teʾwīl) - duke mos hezituar të citojë zhvillimet e tjera integruese të Retorikës, Poetikës, në studimet filozofike, si një trajtë inovative e krijimtarisë letrare të Ibn Ṭufejlit (v. 1185), për shembull, apo kategorizimin e ligjërimeve që parashtron Ibn Rushdi, kategorizim që ekspozohet pakëz ndryshe nga el-Ghazālī në veprën "Balanca e Drejtë" (el-Qisṭās el-musteqīm) si arsyetim silogjistik i sures el-Naḥl, ajeti 125.
Ruajtur në atë çka duket një dorëshkrim unik i Librarisë Bodleian, vepra el-Nefs we el-rūḥ we she... more Ruajtur në atë çka duket një dorëshkrim unik i Librarisë Bodleian, vepra el-Nefs we el-rūḥ we sherḥ quwāhumā (Vetja dhe Shpirti sëbashku me një Shpjegim të Shqisave të tyre) e Fakhr el-Dīn el-Rāzīt (v. 606/1210) është një libër i rrallë. Në krye, autori e përshkruan tekstin si pjesë të shkencave filozofike (përkundrejt atyre fetare) dhe sqaron se libri trajton ʿilm elakhlāq, pra etikën virtuoze aristotelike. Teksti ndahet në dy pjesë. E para shpjegon subjektet e psikologjisë filozofike, si natyra e shpirtit, shqisat e tij, dhe mbijetesa e tij pas vdekjes së trupit. Pjesa e dytë shpjegon se si shpirti mund të "trajtohet" apo "shërohet" nga vese apo tipare të caktuara negativisht karakterore. Në të dyja pjesët, libri përdor lirshëm citime nga Kur'ani, nga ḥadīth-et profetike, dhe nga thëniet e profetëve apo shenjtorëve të tjerë. Ky është krejt i ndryshëm nga çdo "libër mbi filozofinë" që Fakhr el-Dīn el-Rāzī shkroi. Artikulli shpjegon dallueshmërinë mes librave filozofikë dhe jo-filozofikë të Fakhr el-Dīn el-Rāzīt dhe se ç’kuptim ka që një libër t’i përkasë grupit të parë. Veprat e el-Rāzīt në fushat teoretike të filozofisë (logjika, shkencat natyrore, metafizika, dhe teologjia) nuk përdorin evidenca të derivuara nga shpallja hyjnore dhe vështirë t’i referohen ndonjëherë asaj. Ndërkaq, marrëdhënia mes shpalljes hyjnore dhe disiplinave praktike të filozofisë (mes tyre etika), dallon nga marrëdhënia mes filozofisë teoretike dhe shpalljes hyjnore. Dallimi shpie tek Avisena një braktisje pothuaj të plotë të disiplinave praktike. Tek autorët që pasojnë Avisenën në qasjen e tij Farabiane ndaj marrëdhënies mes filozofisë dhe shpalljes hyjnore, vërejmë vepra hibride si el-Nefs we el-rūḥ we sherḥ quwāhumā që ndjekin një axhendë filozofike, porse vënë në përdorim mjete dhe strategji që kopjojnë ose imitojnë shpalljen hyjnore.
The current text expresses my reflections on Frank Griffel's recently published book "The Formati... more The current text expresses my reflections on Frank Griffel's recently published book "The Formation of Post-Classical Philosophy in Islam." As mentioned in the text, many intellectual aspects of philosophy became gradually integrated into the theological discourse among Muslim thinkers. Fakhr al-Dīn al-Rāzī's contributions both in theology and philosophy (d. 1210) remark one of the most influential register of thought in the 6th/12th century.

Kriteri Ndares mes Islamit die Ateizmit te Maskuar, 2022
I briefly introduce the major themes of the book I translated into Albanian, "The Decisive Criter... more I briefly introduce the major themes of the book I translated into Albanian, "The Decisive Criterion Between Islam and Clandestine Apostasy." In mentioning post-communist Albania's political and religious landscape, I present a general view of religious thought throughout the last three decades among Muslims in Albanian society.
Ky është një përkthim i shkëputur nga libri "On the Boundaries of Theological Tolerance in Islam"... more Ky është një përkthim i shkëputur nga libri "On the Boundaries of Theological Tolerance in Islam" i Sherman A. Jackson, si parathënie e veprës përcaktuese të ortodoksisë teologjike Islame "Fajṣal et-Tefriḳa Bejne el-Islām we ez-Zendeḳa" (Kriteri Ndarës Midis Islamit dhe Ateizmit të Maskuar) të Ebū Ḥāmid el-Ghazālī. Mbase, derimë tani, është libri i parë më i kujdesshëm, më i matur dhe më sistematik i llojit të vet në historinë Islame. I shkrujatur gjatë pesë ose gjashtë viteve të fundit të jetës së el-Ghazālīt, ky libër tregon shqetësimet dhe frustrimet e një burri të shqetësuar thellë nga efektet e mëdha negative të intolerancës teologjike dhe qëndrimit teologjik ‘laissez-faire’, pra ‘le të bëhet ç’të bëhet’. Ndërkohë që nga njëra anë, intoleranca teologjike i sheshoi themelet e aftësisë së komunitetit Islam për të akomoduar diferencat bindëse teologjike, nga ana tjetër, qëndrimi teologjik ‘laissez-faire’ e çrregulloi tolerancën me indiferentizëm dhe e ekspozoi komunitetin Islam para intrigave të atyre që kundërshtimin ndaj fesë së Muhamedit e maskuan duke kombinuar deizmin racional me Islamin.
The Decisive Criterion Between Islam and Clandestine Apostasy, 2022
I briefly introduce the major themes of the book I translated into Albanian, "The Decisive Criter... more I briefly introduce the major themes of the book I translated into Albanian, "The Decisive Criterion Between Islam and Clandestine Apostasy." In mentioning post-communist Albania's political and religious landscape, I present a general view of religious thought throughout the last three decades among Muslims in Albanian society.
Uploads
Papers by Adnan Merja
Adnand Merja, Interpretimi i Krizës së el-Ghazālīt nëpërmjet veprës Balanca e Drejtë (el-Ḳisṭās el-musteḳīm), eds. Alment Muho & Aida Goga, Njerëzorja dhe Ardhmeritë e Saj (Conference Proceedings), Tiranë: FILARA, 2023, pp. 109-136.
Lloji i martesës që islami legjitimoi, si monotezimi i vet, ishte thellësisht kongruent me sistemet socio-kulturore prezente në terren gjatë Lindjes së Mesme. Brendapërbrenda Arabisë martesa partiarkale, patrilineare, poligjene, pa asnjë mënyrë, ishte ashpërsisht inovative. Më saktë, islami sanksionoi në mënyrë selektive zakone prezente në mesin e disa shoqërive farefisnore arabe, teksa ndalonte disa të tjera. Epërsia e dhënë ndaj atësisë dhe kushtëzimi tek mashkulli i të drejtave pronësore ndaj seksualitetit femëror dhe tematikave të tij bartnin një domethënie qendrore për institucionin që themeluan. Zakone të duhura, si poligamia, përfshiheshin, ndërsa zakonet konfliktuese apo kundërshtuese ndaloheshin. Përmes këtyre ndryshimeve, islami riformuloi themelisht lidhjen e seksualitetit dhe fuqisë mes burrave dhe grave. Rikonceptimi i martesës së nënkuptuar nga rregullat islame mund të konsiderohet, me të drejtë, si kritik ndaj ndryshimeve në pozitën e grave dhe ndaj kufizimeve ndrydhëse të imponuara mbi ta, duke ndjekur establishmentin e islamit.
Librin mund ta gjeni tek Libraria Tirana Times dhe Libraria Miqtë e Librit në Tiranë. Gjithashtu, mund të më kontaktoni edhe në Inbox.
Lipset kuptuar që procesi arsyetues i njeriut, sipas mësimeve Kur'anore, vepron i kufizuar në raport me njohjen e plotë të Zotit dhe me drejtpeshimin e saktë të pozicionit arsyetues lidhur me transcendentalizmin absolut të Qenies së Domosdoshme për shkak të Vetvetes.