Papers by Endri Prifti
Duke se, tashmë, Gjykata Kushtetuese ka krijuar një traditë të çuditshme, ku ka marrë përsipër të... more Duke se, tashmë, Gjykata Kushtetuese ka krijuar një traditë të çuditshme, ku ka marrë përsipër të përpunojë "jurisprudencën" e saj në një mënyrë të atillë që të përligjë rrëzimin e kërkesave të palëve, të cilat, pretendojnë se u cënohen interesat e tyre të ligjshme nga aktet e ndryshme normative. Bëhet "fjalë" për fjalinë « Sipas standardeve të saj jurisprudenciale, Gjykata mban në konsideratë prezumimin e pajtueshmërisë së aktit normativ me Kushtetutën, derisa palët t'i provojnë asaj të kundërtën. », e cila gjendet në paragrafin e 64 t të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese me №1, të datës 25 Janar 2024, e njohur ndryshe edhe si çështja për « ligjin e veçantë për studentët e mjekësisë ».
Ndonëse e kam të PAqartë se si, dhe se kush, e ka konceptuar këtë frazë «të çuditshme», ajo çka ë... more Ndonëse e kam të PAqartë se si, dhe se kush, e ka konceptuar këtë frazë «të çuditshme», ajo çka është tashmë e qartë përkitazi kësaj fraze, ka të bëjë me faktin se ajo është konceptuar si një artificë, e cila përmban një «nivel» shumë të madh PApërcaktueshmërie, PAqartësie, dhe subjektivizmi të theksuar për t'u përdorur aq herë sa gjykatësit kushtetues, nga njëra anë, NUK duan të pranojnë një ose disa argumente të ankuesve, si dhe, nga ana tjetër, këtë gjë duan t'a realizojnë PA dhënë kurrëfarë argumenti «të nivelit kushtetues» nga ana e tyre, se përse argumentet e ankuesit NUK qëndrojnë. Në qoftë se do të qe ndryshe, atëherë gjykatësit kushtetues do të kishin përpunuar ndonjë metodë sistematike, ku të saktësonin kritere cilësore, të qarta e të matshme përkitazi vlerësimit «të nivelit» të argumenteve të palës ankuese/kërkuese.
Këshilli i Ministrave by Endri Prifti
Duke marrë shkas prej Vendimit të Këshillit të Ministrave me №243, të datës 24 Mars 2020, i titul... more Duke marrë shkas prej Vendimit të Këshillit të Ministrave me №243, të datës 24 Mars 2020, i titulluar « Për Shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore », ku në §2 të këtij akti, sanksionohet se : « Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve. », është e domosdoshme të trajtohet, dhe analizohet, formalisht në detaje natyra jurdike, e një akti të Këshillit të Ministrave. Njëkohësisht, kjo nënkupton domosdoshmërinë që, përfundimisht, të analizohen dhe tregohen raportet e drejta ndërmjet Neneve 100 § 5, 101, 116 § 1, dhe 118, duke trajtuar situatën konkrete, të vendosjes, pjesërisht, ose tërësisht, në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ose të ndodhjes së një aksident teknollogjik. Dobia, në trajtimin e kësaj situate konkrete, ka të bëjë me raportet që ekzistojnë ndërmjet Neneve 17 § 1, 170 §§ 2 dhe 3, 174 § 1, 175 §§ 2 dhe 3, dhe 176, ndaj Nenit 101 të Kushtetutës. Njëkohësisht, Neni 101 duhet trajtuar edhe në këndvështrimin e marrëdhënieve që ekzistojnë me Nenin 7 dhe 124 § 1. E veçanta e kësaj situate është, pikërisht, me kufizimi, prej Këshillit të Ministrave, i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, që garanton Kushtetuta.
President by Endri Prifti
Qëllimi i kësaj analizë është :
(a) të vërtetojë se Dekreti i Presidentit mund të ankimohet në n... more Qëllimi i kësaj analizë është :
(a) të vërtetojë se Dekreti i Presidentit mund të ankimohet në një Gjykatë të juridiksionit të zakonshëm,
(b) të dëftejë se, në cilat rrethana, dhe kushte, realizohet, si dhe
(c) rastet kur Dekreti mund të ankimohet ekskluzivisht, drejtpërdrejt, në Gjykatën Kushtetuese.
Arsyetimi do të jetë sistematik, krejtësisht transparent e logjik, trajtimi i kësaj çështje do të kufizohet, rigorozisht, në trajtimin formal juridik, dhe aspak politik.
Në këtë analizë trajtohet problemi i ekzistencës së kompetencës së Presidentit të Republikës së S... more Në këtë analizë trajtohet problemi i ekzistencës së kompetencës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të refuzuar emërimin dhe/ose shkarkimin e një ministri, kur kjo gjë propozohet prej Kryeministrit.
Vetting by Endri Prifti
Në këtë artikull unë do të analizoj në qoftë se KPA dhe KPK plotësojnë kushtet, e vendosura në ju... more Në këtë artikull unë do të analizoj në qoftë se KPA dhe KPK plotësojnë kushtet, e vendosura në jurisprudencën e GJEDNJ-së, për të qënë realisht “gjykata” sipas Artikullit 6§1 të KËDNJ-së, e prandaj do të përdor disa prej pjesëve të saj, pra jo të gjitha.
Për këtë qëllim, unë do të analizoj pajtueshmërinë, ose jo, të dispozitës kushtetuese që kufizon ... more Për këtë qëllim, unë do të analizoj pajtueshmërinë, ose jo, të dispozitës kushtetuese që kufizon pjesërisht « barrën e provës », me KEDNJ. Arsyetimi im do të jetë sistematik.
Paraprakisht më duhet të pohoj se, kjo analizë ka për qëllim të vetëm, të dëftejë « problemet str... more Paraprakisht më duhet të pohoj se, kjo analizë ka për qëllim të vetëm, të dëftejë « problemet strukturore » që ka procesi i rivlerësimit kalimtar në raport me KEDNJ-në, në mënyrë të tillë, që këto të meta të ndreqen në kohë, dhe të kenë sa më pak pasoja negative, si (a) për reputacionin e subjekteve të rivlerësimit, (b) për kostot ndaj Buxhetit të Shtetit, ashtu edhe (c) për mbarëvajtjen, si dhe reputacionin, e të tërë procesit të rivlerësimit kalimtar, alias, Vetting. Në këtë analizë kam pasur për qëllim të vetëm të paraqes një " gërvishtje " të « problemeve strukturore ».
Të drejat dhe liritë themelore by Endri Prifti
Qysh në preambulën e saj, Kushtetuta jonë, shpreh zotimin e popullit për « ... vendosmërinë [e ti... more Qysh në preambulën e saj, Kushtetuta jonë, shpreh zotimin e popullit për « ... vendosmërinë [e tij] ... për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut », e për t’a konkretuzuar, i ka dedikuar një pjesë të veçantë që në krye të saj. Të drejtat e njeriut përbëjnë një pjesë kryesore mbi të cilat duhet të (a) konstituohet Republika, (b) ndërtohen ligjet e tjera, dhe (c) qeveriset vendi. Jo rrallë herë, vullneti i përfaqësuesve të popullit nuk është i njejtë me vullnetin e shprehur nga vetë populli nëpërmjet ligjit themeltar, pra ligjet jo rrallë herë janë në kontradiktë me Kushtetutën. Në këtë analizë, do të argumentoj anti-Kushtetutshmërinë e dy dispozitave të Ligjit me № 49/2012 « Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative », të amenduar. Motivi për këtë, ka të bëjë me cënimin e drejtpërdrejtë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, që garantohen në Kushtetutë, që janë (a) rrëzimin e padisë, megjithëse, është konstatuar cënim i procesit të rregullt ligjor, me natyrë administrative, (pika 4 e nenit 40) si dhe (b) për të drejtën (i) për gjykim publik, dhe (ii) për t’u dëgjuar, në Gjykatën Administrative të Apelit, dhe në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë. (pika 4 e nenit 3, pika 1 e nenit 49, dhe pika 1 e nenit 61)
Duke marrë shkas nga situata që gjendet së fundmi Gjykata Kushtetuese, dhe jo vetëm, çka është pa... more Duke marrë shkas nga situata që gjendet së fundmi Gjykata Kushtetuese, dhe jo vetëm, çka është pasojë e vënies në jetë të mekanizmit të Vetingut, që, nga ana tjetër, është rezultat i amendamenteve të dispozitave Kushtetuese e Ligjore, e gjeta me vend që të bëj një analizë për disa aspekte të këtyre amendamenteve, dhe jo vetëm, përkitazi Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se koha do të tregojë që këto amendamente kanë dobësi të atilla të cilat bëjnë që ingranazhet e Gjykatës Kushtetuese të mosfunksionojnë, ose të keqfunksionojnë, duke sjellë pasoja për rendin e brishtë demokratik, dhe për shtetin e së drejtës, në Shqipëri, duke mbajtur në konsideratë problematikat gjithëfarësh të sistemit gjyqësor. Pa i gjykuar, apo pa i paragjykuar, aspak qëllimet e hartuesve të Reformës, modestisht, besoj se, sikundër kam analizuar e argumentuar në vijim, çështjet apo problemet e trajtuara këtu jam përpjekur t'i ilustroj me disa zgjidhje, të cilat, potencialisht, edhe mund të jenë më të pranueshme, përshtatshme, dhe qëndrueshme, sesa ato të ofruara tashmë nga amendamentet e miratuara të Reformës në Drejtësi.
Për arsye të mos funksionimit/përdorimit të kontrollit Kushtetutes, Protokolli 12 i KEDNJ është i... more Për arsye të mos funksionimit/përdorimit të kontrollit Kushtetutes, Protokolli 12 i KEDNJ është i papajtueshëm me Nenin 18/3 të Kushtetutës së Shqipërisë. Nga ana tjetër, dispozita në fjalë është transformuar vetvetiu në anti-Kushtetuese, dhe sa herë që Shteti do të përdorë Nenin 18/3 të Kushtetutës, vetvetiu, do të kryejë kundravajtje Kushtetuese, e për pasojë, kjo dispozitë nuk duhet përdorur më. Ndoshta, ky është rasti i vetëm, i paprecedentë, në botë, ku një dispozitë kushtetuese hyn në konflikt me dispozitat e tjera, të vetë Kushtetutës, pas ratifikimit të një marrëveshjeje ndërkombëtare.
Kushtetuta dhe Projekt-Kushtetutat by Endri Prifti
Projekt-Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 1990
Drafti i Kushtetutes së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, të hartuar në vitet 1990-1... more Drafti i Kushtetutes së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, të hartuar në vitet 1990-1991.
Teksti i plotë i «Dispozitave Kryesore Kushtetuese», së bashku me amendamentet e saj.
Projekt-Kushtetuta e Shqipërisë, 1994
Versioni përfundimtar i Projekt-Kushtetutës së Shqipërisë, hartuar më 1994. Kuvendi Popullor vend... more Versioni përfundimtar i Projekt-Kushtetutës së Shqipërisë, hartuar më 1994. Kuvendi Popullor vendosi që të miratimi i saj të bëhej me Referendum Popullor më 6 Nëntor 1994. Kjo Projekt-Kushtetutë u refuzua me Referendum. Më 9 dhe 10 Tetor 1994, dy partitë politike, Partia Socialiste dhe Partia Social Demokrate, i'u drejtuan Gjykatës Kushtetutese për konstatimin si antikushtetues te Ligjit me № 7866, i datës 6 Tetor 1994, i emërtuar « Për Referendumet », si dhe Vendimit me № 262, i datës 10 Tetor 1994, të Kuvendit Popullor, për mbajtjen e referendumit për miratimin e Projekt-Kushtetutës. Si rrjedhojë e mosshqyrtimit në kohë të Kërkesës së dy partive politike, prej Gjykatës Kushtetuese, tri anëtarë të kësaj të fundit, Thimjo Kondi, Natasha Sheshi dhe Ylvi Myrtja, dhanë dorëheqjen e parakohshme. Më 16 Janar 1995, Komisioni i Venecias u shpreh se Projekt-Kushtetuta e vitit 1994 kishte të meta të qënësishme.
Raporti i Komisionit të Venecias CDL(1995)005e-rest
https://www.venice.coe.int/webforms/documents/?pdf=CDL(1995)005-e
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me № 3, i datës 23 Shkurt 1995
http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20GJK:3:23.02.1995
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (1998), 1998
Miratuar me ligjin № 8417, datë 21 Tetor 1998 të Kuvendit Popullor
Miratuar me referendum më 22 N... more Miratuar me ligjin № 8417, datë 21 Tetor 1998 të Kuvendit Popullor
Miratuar me referendum më 22 Nëntor 1998
Shpallur me dekretin № 2260, datë 28 Nëntor 1998 të Presidentit të Republikës
Botimi PA amendamente.

Ndryshuar me ligjin № 9675, datë 13 Janar 2007
Ndryshuar me ligjin № 9904, datë 21 Prill 2008
Ndryshuar me ligjin № 88/2012, datë 18 Shtator 2012
Ndryshuar me ligjin № 137/2015, datë 17 Dhjetor 2015
Ndryshuar me ligjin № 76/2016, datë 22 Korrik 2016
Ligje by Endri Prifti
Teksti i plotë i ligjit «Për Ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Nje... more Teksti i plotë i ligjit «Për Ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore».
Teksti i plotë i ligjit «Për Referendumet», së bashku me amendamentet e tij.
Teksti i plotë i ligjit «Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Paktin Ndërkombëtar për të Dr... more Teksti i plotë i ligjit «Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike».
Teksti i plotë i ligjit «Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Paktin Ndërkombëtar për të Dr... more Teksti i plotë i ligjit «Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore».
Uploads
Papers by Endri Prifti
Këshilli i Ministrave by Endri Prifti
President by Endri Prifti
(a) të vërtetojë se Dekreti i Presidentit mund të ankimohet në një Gjykatë të juridiksionit të zakonshëm,
(b) të dëftejë se, në cilat rrethana, dhe kushte, realizohet, si dhe
(c) rastet kur Dekreti mund të ankimohet ekskluzivisht, drejtpërdrejt, në Gjykatën Kushtetuese.
Arsyetimi do të jetë sistematik, krejtësisht transparent e logjik, trajtimi i kësaj çështje do të kufizohet, rigorozisht, në trajtimin formal juridik, dhe aspak politik.
Vetting by Endri Prifti
Të drejat dhe liritë themelore by Endri Prifti
Kushtetuta dhe Projekt-Kushtetutat by Endri Prifti
Raporti i Komisionit të Venecias CDL(1995)005e-rest
https://www.venice.coe.int/webforms/documents/?pdf=CDL(1995)005-e
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me № 3, i datës 23 Shkurt 1995
http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20GJK:3:23.02.1995
Miratuar me referendum më 22 Nëntor 1998
Shpallur me dekretin № 2260, datë 28 Nëntor 1998 të Presidentit të Republikës
Botimi PA amendamente.
Miratuar me referendum më 22 Nëntor 1998
Shpallur me dekretin № 2260, datë 28 Nëntor 1998 të Presidentit të Republikës
Ndryshuar me ligjin № 9675, datë 13 Janar 2007
Ndryshuar me ligjin № 9904, datë 21 Prill 2008
Ndryshuar me ligjin № 88/2012, datë 18 Shtator 2012
Ndryshuar me ligjin № 137/2015, datë 17 Dhjetor 2015
Ndryshuar me ligjin № 76/2016, datë 22 Korrik 2016
Ligje by Endri Prifti
(a) të vërtetojë se Dekreti i Presidentit mund të ankimohet në një Gjykatë të juridiksionit të zakonshëm,
(b) të dëftejë se, në cilat rrethana, dhe kushte, realizohet, si dhe
(c) rastet kur Dekreti mund të ankimohet ekskluzivisht, drejtpërdrejt, në Gjykatën Kushtetuese.
Arsyetimi do të jetë sistematik, krejtësisht transparent e logjik, trajtimi i kësaj çështje do të kufizohet, rigorozisht, në trajtimin formal juridik, dhe aspak politik.
Raporti i Komisionit të Venecias CDL(1995)005e-rest
https://www.venice.coe.int/webforms/documents/?pdf=CDL(1995)005-e
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me № 3, i datës 23 Shkurt 1995
http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20GJK:3:23.02.1995
Miratuar me referendum më 22 Nëntor 1998
Shpallur me dekretin № 2260, datë 28 Nëntor 1998 të Presidentit të Republikës
Botimi PA amendamente.
Miratuar me referendum më 22 Nëntor 1998
Shpallur me dekretin № 2260, datë 28 Nëntor 1998 të Presidentit të Republikës
Ndryshuar me ligjin № 9675, datë 13 Janar 2007
Ndryshuar me ligjin № 9904, datë 21 Prill 2008
Ndryshuar me ligjin № 88/2012, datë 18 Shtator 2012
Ndryshuar me ligjin № 137/2015, datë 17 Dhjetor 2015
Ndryshuar me ligjin № 76/2016, datë 22 Korrik 2016
Amenduar me Ligjin № 99/2016, i emërtuar « Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” »
« Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë »