Dërgoji gjithmonë mesazh pritësit për të diskutuar fillimisht rreth zgjidhjes. Me shumë gjasë, pritësi do mund të të ndihmojë ta zgjidhësh problemin. Nëse pritësi nuk mund të të ndihmojë ose nëse dëshiron të kërkosh rimbursim, jemi këtu për të të ndihmuar.
Ja si të përgatitesh:
Edhe pse duam gjithmonë që pritësit dhe vizitorët t'i zgjidhin gjërat direkt me njëri-tjetrin nëse munden, e dimë që nuk është gjithmonë e mundur. Nëse del një problem që nuk mund ta zgjidhësh me pritësin (ose pritësi refuzon apo nuk i përgjigjet kërkesës sate për rimbursim), na njofto dhe dikush nga ekipi ynë do të ndërhyjë për të ndihmuar.
Nëse konstatojmë se problemi mbulohet nga AirCover, do të të japim rimbursim të plotë ose të pjesshëm, ose në varësi të rrethanave, do të të gjejmë një vendqëndrim të ngjashëm ose më të mirë.
Mos harro se ke 72 orë kohë për të na raportuar çdo problem nga momenti i zbulimit.
Për probleme që mund të përbëjnë rrezik të menjëhershëm për shëndetin, si tartabiqe, myk apo alergjenë të tjerë, kontakto me shërbimet lokale të urgjencës nëse nevojitet. Nëse të duhet ndihmë me rezervimin, mund t'i dërgosh një kërkesë Airbnb dhe do të përcaktojmë zgjidhjen e duhur sipas Rregullores për riprenotimet dhe rimbursimet.