Sugjerimet do të shfaqen pasi të kesh shkruar të dhënat e kërkimit. Përdor shigjetat lart e poshtë për t'i shqyrtuar. Shtyp "enter" për të zgjedhur. Nëse përzgjedhja është një frazë, kjo frazë do të dërgohet për kërkim. Nëse sugjerimi është një link, shfletuesi do të shkojë në atë faqe.
Ne do të bëjmë më të mirën për të të lidhur me një fotograf të disponueshëm në zonën tënde. Kur fotografi të pranojë, do të të dërgojmë me email të dhënat e tij.
Pastro, rregullo dhe organizo ambientin në mënyrë të tillë që të lësh përshtypjen më të mirë tek vizitorët e mundshëm. Fotografi yt mund të rekomandojë disa rregullime të vogla.
Njoftoje fotografin të paktën 24 orë përpara për të riprogramuar apo për të anuluar sesionin fotografik. Sesioni fotografik nuk rimbursohet nëse ka filluar.
Fotografi yt do të jetë vendas, i kualifikuar dhe do të ketë përvojë me fotografimin e interiereve. Ata do të sigurohen që fotografitë ta përfaqësojnë hapësirën tënde me saktësi.
Gjej informacione se si t'i shkarkosh fotografitë e tua profesionale. Ki parasysh se ato janë vetëm për përdorimin tënd personal dhe nuk mund të përdoren në një faqe tjetër pasurish të paluajtshme ose qiradhënieje.