Sugjerimet do të shfaqen pasi të kesh shkruar të dhënat e kërkimit. Përdor shigjetat lart e poshtë për t'i shqyrtuar. Shtyp "enter" për të zgjedhur. Nëse përzgjedhja është një frazë, kjo frazë do të dërgohet për kërkim. Nëse sugjerimi është një link, shfletuesi do të shkojë në atë faqe.
Pas shtimit të një mënyre për shlyerjen e pagesës, duhet pak kohë për t'u verifikuar. Ndërsa është duke u verifikuar, statusi i saj shfaqet si në pritje. Koha e verifikimit varet nga mënyra e shlyerjes së pagesës.
Pasi mënyra e shlyerjes së pagesës që ke shtuar të jetë gati, mund t'i ndash shlyerjet e pagesave sipas pronës, përqindjes ose të dyja, duke përdorur rregullat e kanalizimit të pagesave.
Nëse PayPal shfaqet si alternativë pagese për vendin që ke zgjedhur, do të mund ta lidhësh llogarinë ekzistuese të PayPal si mënyrë për shlyerjen e pagesës.
Nëse Payoneer shfaqet si alternativë pagimi për vendin që ke zgjedhur, do të mund ta lidhësh kartën tënde ekzistuese të Payoneer si mënyrë për shlyerjen e pagesës.
Banka e Airbnb do të kujdeset për përpunimin e transfertave bankare ndërkombëtare. Vendos informacionin bankar lokal te preferencat e shlyerjes së pagesës.