Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Brruti

fshat në Kosovë
(Përcjellë nga Brrut)

Brrut është një vendbanim në komunën e Sharrit, Kosovë.

Brrut
Fshat
Xhamia e Brrutit-Madh
Xhamia e Brrutit-Madh

Gjeografia

Redakto

Brruti shtrihet në pjesën verirore të komunes së Sharrit [1], kufizohet me fshatrat Bellobrad, Buzez, Zgatar, Brodosanë, Plavë dhe me komunën e Prizrenit.

Sipërfaqja e teritorit është 8.4 km². Numri i banorëve është 1,164 (regjistrimi i popullësisë 2011) [2] Fshati supozohet se ka qenë i banuar që në kohra antike, ky supozim rrjedh nga gërmadhat arkeologjike [3], të cilat mbesin të hulumtohen edhe më tutje. Lartesia mbidetare e fshatit është mesatarisht 1100 m. Në fshat rrjedhin 3 lumenj, Zinova Tenova dhe Lumi i Blaqit. Rreth 30% e tokave të fshatit është punuese, 10 % djerrina dhe pjesa tjetër e mbetur djerrina dhe pyje.

Demografia

Redakto

Bujqësia dhe Blegëtoria

Redakto
 
Delet e Brrutit
 
Lopet e Brrutit

200 lopë

60 dele

sipëraqe të mëdha të tokës bujqësore (shumcia nuk punohet)

sipëraqe të mëdha të kullosave (shfrytëzohen)

Bafqet dhe arat e vogla (fasule dhe patate)

Frutat e egra (kaqa,monaferra, lajthia, dellinja, kumbullat, kerpurdhat)

Bletaria

100 koshere bletë - 5 familje , nxjerrin nga 200 – 250 kg në vit/familje

Pylltaria

Brruti ka sipërfaqe të mëdha me pyje (ah, dushku, pishe, bredh etj.) Pyjet janë private(hise) dhe publike

 
Pyjet e Brrutit

Tregëtia dhe Turizmi

Redakto

Fshati ka 6 biznese te vogla te punimit të dyerve dhe dritareve në të cilat punojnë rreth 15 veta.

Në fshat janë ka rreth 7 dyqane që tregtojnë gjera ushqimore si dhe 3 restorane e kafiteri

Fshati ka potenciale turistike si bukuritë natyrore dhe trashëgimia kulutore dhe historike, por turizmi nuk është i zhvilluar

Problemet janë të shumta në ekonomi , sidomos ne mungesen e perspektives në bujqësi dhe mungesën e subvencionimeve nga shteti, mungesa e perkujdesjes profesionale etj, kurse mungesa e infrastruktures dhe shakterrimi i trashëgimisë kultutore pengojnë zhvillimin e turizmit.

Popullësia dhe vendbanimi

Redakto

Brruti ka reth 1500 banor 52 % femra 48 % meshkuj

Shkalla e punësimit: 0.3 % femra 99.7 % meshkuj

Sektorët e punësimit: 30 % e popullësis aktive 15% sektori publikë 15% sektori privat

Mosha kur nderprehet shkollimi 18 vjeq te meshkujt 15 vjeq te femrat

Shkalla e migrimit 30%

Vendbanimi ndahet në dy pjesë: Brruti i Madh dhe Brruti i Vogël

Brruti ka rreth 150 shtëpi + objektet shoqëruese

2 xhami

shkollen të ‘Kodra Mushteknes’ dhe shkollen në fshat

tre bazene të ujit dhe rrjetin

dy trafostacione lokale të rrymes dhe rrjetin

rruga lokale Bellobrad – Brrut – Zgatar (e asfaltuar)

Ekonomia

Redakto

Ujësjellsi dhe kanalizimi

Redakto
 
Krojluzja - Burim uji i cili derdhet në basenin e Brrutit

Fshati ka tre bazene të ujit dhe rrjetin, dy nga bazenet janë në gjendje të mirë,

Problem mbetet sasia e ujit gjatë mujave të thatë(korrik, gusht dhe shtator) ku ka mungesë të ujit dhe redukimet janë mëdha. Bazeni fillestar dhe rrjeti janë të amortizuar. Sfid mbetet gjetja e burimeve të ujit pasi njeri nga bazenet është I papërdorur ndonjëherë për shkak të mungesës së ujit dhe riparimi apo rindertimi I rrjetit dhe kontrolli I cilësi së ujit

Kanalizimi i fshatit është gati i zgjidhur në terësi.

Problemi dhe sfida mbetet ndertimi i gropave septike në 50% të kanalizimeve, pasi gjysma tjetër ka grop septike

Transporti publik

Redakto

Në fshat vetem një pjesë e vogël e transportit kryhet përmes minibuseve për në Prizren dhe Dragash, ndryshe banorët duhet të udhëtojnë deri në Bellobrad.

Problem dhe sfidë mbetet sigurimi I transportit publikë permes minibuseve

Mjedisi

Redakto
 
Shpella e brrutit

Mbeturinat grumbullohen nga kompania komunale e mbledhjes së mbeturinave

Problem është cmimi i lartë i kompanisë për familje, derdhja e mbeturinave jashtë rrjetit dhe djegja e kufizuar e herë pas hershme e mbeturinave

Sfidë është përfshirja e tërësishme e banoreve në rrjetin e mbeturianve dhe pastrimi i vendeve ku më heret janë hudhur mbeturinat

Brruti ka potenciale të shumta mjedisore. Pyjet, kullosat, lumenjtë, shpella etj. paraqesin resurse natyrore të rëndësishme

Probleme mjedisore janë ndotja e ujit të pijshem nga ish deponit e mbeturinat dhe deponit e tanishme ilegale,

ndotja e ajrit qe shkaktohet nga zjarret e qellimshme të her pas hershme dhe gjatë festes së verzës,

derdhja e 50 % të kanalizimeve pa riciklim

Kultura

Redakto

Feja dhe Identiteti

Redakto
 
Xhamia e Brrutit-Vogël

Brruti ka disa vende arkeologjike me rëndësi për trashëgiminë kulturore ku përfshihen gërmadhat e një kështjelle dhe një kisheje ortodoxe shqiptare, varreza të vjetra, vendsupozime për vendbanime të vjetra etj. Brruti ka garën e kuajve, muzikë tradicionale dhe valle dhe disa festa pagane Verëza më 14 Mars, ku për këtë festë ndizet një zjarr dhe gatuhet ushqimi tradicional Flija, festa e të korrurave dhe Shën Gjerjgji, Jeremia Shën Kolli, Shiribudi etj. Përveç kësaj Brruti gjithashtu ka disa pajisje tradicionale (veku, shtiza, boshti, furka), për punimin e rrobave tradicionale edhe pse kjo nuk praktikohet më, ende ka njerëz që dijn ta bëjnë këtë gjë. Gjithashtu një banor posedon fara të një bime karakteristika e cila përdoret për të punuar rroba të ndryshme dhe për ngjyra vaji për pikturim. Një gjë tjetër e rëndësishme është fakti që fshatarët e Brrutit sikurse edhe fshatrat përreth, i kushtojn rëndësi të madhe martesës, fejesë dhe synetisë.

Problem mbetët ndikimi i kulturës perendimore (veshja, muzika etj) në rininë e fshatit, mungesa e vetëdijës për trashëgimi etj.

Arsimi dhe Shëndetësia

Redakto
 
Shkolla e re e Brrutit

Gati 100% e banorëve kanë të perfunduar shkollimin fillor, 25-30% shkollimin e mesem dhe rreth 10 % univerzitar (nr. I vogël I femrave)

Fshati nuk rreth 150 nxënës nga klasa e parë deri tek e nënta të cilët ndjekin mësimin në:

dy objektet e shkolles në fshat dhe

objektin qendror në Bellobrad

Pas përfundimit të shkolles fillore mësimi vazhdohet në shkollat e mesme në Dragash dhe Prizren. Studimi univerzitar deri tani është kryer kryesishtë në Prishtinë

Problem është mungesa e përkujdesjes teknike për objektet, nderprerja e shkollimit të femrave dhe diskriminimi I tyre karshi meshkujve, vështërsitë në transport për nxënësit e shkolave të mesme etj.

Sfida mbetet përkujdesja teknike dhe ndertimi I anekseve për rrtije të kualitetit të mësimit, rregullimi I oborreve të shkollave etj. Sidë gjithashtu mbetet edhe shkollimi I femrave në arsimin e mesem dhe universitar.

Fshati nuk ka ambulanc edhe pse ka numer te banorëve që i plotëson kushtet për ambulancë lokale dhe ka kapacitete profesionale.

Problemet shëndetsore janë të përaferta me ato komunale, ku sipas statistkave kumuna jone ka një numër të madhë që kërkojn sherbime shëndetsore Sfida mbetet ndertimi dhe funksionalizimi i ambulates.

Rinia dhe Sporti

Redakto

Fshati ka një stadium sporti por nuk ka shtëpi të kulturës, bibliotekë, qendër të komunitetit etj.

Referime

Redakto
  1. ^ "Komuna Dragash, "Dragash"". Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2013. Marrë më 13 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ {{https://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__Census%20population__Census%202011__3%20By%20Settlements__5%20Popullsia%20e%20komun%c3%abs%20s%c3%ab%20Dragashit%20sipas%20vendbanimit/census101.px/table/tableViewLayout1/?rxid=6c75a9aa-627c-48c6-ae74-9e1b95a9c47d] Arkivuar 19 prill 2021 tek Wayback Machine
  3. ^ https://www.academia.edu/14955188/Opoja_dhe_Gora_nd%C3%ABr_shekuj

Lidhje të jashtme

Redakto