David Luiz
David Luiz Moreira Marinho (lindur më 22 Prill 1987) është një futbollist profesionist brazilian i cili luan me klubin anglez Arsenal dhe kombëtaren braziliane. Pozicioni i tij natyral është qëndër-mbrojtes, por ai mund të luaj edhe si mesfushor mbrojtës.[3][4]
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | David Luiz Moreira Marinho[1] | ||
Datëlindja | 22 prill 1987 (37 vjeç) | ||
Vendlindja | Diadema, Brazil | ||
Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in)[2] | ||
Pozicioni | Mbrojtes | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Arsenal | ||
Numri | 23 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1999–2001 | São Paulo | ||
2001–2005 | Vitória | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2007 | Vitória | 26 | (1) |
2007 | → Benfica (Huazim) | 10 | (0) |
2007–2011 | Benfica | 72 | (4) |
2011–2014 | Chelsea | 62 | (6) |
2014–2016 | Paris Saint-Germain | 56 | (3) |
2016–2019 | Chelsea | 79 | (5) |
2019– | Arsenal | 12 | (2) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2007 | Brazil U20 | 2 | (0) |
2010– | Brazil | 56 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 12 maj 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22 shkurt 2018 |
Pasi filloi karrerën futbollistike te Vitória, Luiz u transferua te Benfica që në moshën 19 vjeçare. Atje ai luajti pesë sezone (tre të plotë). Ai u transferua në Janar 2011 te Çelsi, ku që sezonin e parë fitoi Ligën e Kampioneve dhe FA Cup. Në qershor 2014, Luiz u transferua te klubi francez Paris Saint-Germain për një shumë 50 milion £, një shumë rekord për një mbrojtës.[5][6][7]
David Luiz bëri debutimin e tij ndërkombëtar në vitin 2010 dhe që nga ajo kohë ka luajtur 56 ndeshje. Ai ishte pjesë e skuadrave braziliane që fituan Kupën e Konfederatave 2013 dhe që arritën në gjysmë-finalen e Kupës së Botës 2014.
Karriera me klube
RedaktoVitória
RedaktoLindur në Diadema, São Paulo nga prindërit Ladislao dhe Regina Marinho, David Luiz arriti te Esporte Clube Vitória që në moshën 14 vjeçare pasi u la i lirë nga São Paulo FC,[8] dhe filloi duke luajtur si mesfushor mbrojtës, por për pak sa nuk u largua nga klubi për shkak të performancave të dobta në atë pozicion.[9] Megjithatë, ai më vonë u përdor si qëndër mbrojtës duke u ambjentuar mirë.[10]
David Luiz bëri debutimin e tij me skuadrën në vitin 2006, duke shkëlqyer në barazimin 2–2 kundër Santa Cruz Futebol Clube për ndeshjen e vlefshme për Kupën Braziliane të atij sezoni.[10] Në situatën më të keqe të historisë së klubit, në divizionin e tretë, klubi arriti të ngjitej në nivelin e dytë pasi e mbylli ligën në vendin e dytë, me lojtarin që luajti në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit vendimtare të klubit,[11] duke shënuar golin e vetëm të tij më 3 shtator 2006 në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Clube Atlético do Porto.[12]
Benfica
RedaktoMë 30 Janar 2007, Luiz firmosi me klubin portugez Benfica për të zëvëndësuar veteranin Ricardo Rocha që u transferua te Tottenham Hotspur në formën e huazimit.[13] Ai bëri një debutim jo të mirë në Kupën UEFA kundër Paris Saint-Germain në Parc des Princes; ai e nisi ndeshjen si titullar në qëndër të mbrojtjes sëbashku me brazilian tjetër Anderson, duke zëvëndësuar Luisãon e dëmtuar. Benfica humbi ndeshjen me rezultatin 2–1, por arriti të kualifikohej në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 4–3.
Me 12 mars 2007, ai luajti ndeshjen e tij të parë në ligë kundër União de Leiria.[14] Në fund të sezonit, Luiz firmosi një kontratë pesë-vjeçare me klubin,[15] dhe në fund të sezonit, pas dhjetë paraqitje në ligë, ai u ble përfundimisht nga klubi për 1.5 milion €.[16] Para fillimit të sezonit të ri, ai shënoi golin e parë me klubin në turnamentin miqësor Torneio do Guadiana kundër Sporting Clube de Portugal. Për shkak të një dëmtimi, David Luiz arriti të zhvillonte vetëm tetë paraqitje në ligë, megjithatë, Benfica përfundoi e katërta.
Më 11 janar 2009, David Luiz shënoi golin e tij të parë zyrtar me klubin, duke shënuar golin e vetëm në suksesin kundër rivalëve të Sporting de Braga. Ai gjate shumicës së sezonit luajti si mbrojtës i majtë, në vend të lojtarit të kombëtares portugeze Jorge Ribeiro.
Ndërkohë, gjatë sezonit 2009–10, kur trajneri i ri i Jorge Jesus mbërriti në klub, Luiz u bë zëvëndës-kapiten dhe simboli i skuadrës. Ai ishte i pranishëm në çdo ndeshje të sezonit, duke luajtur 49 ndeshje zyrtare (tre gola në 4,206 minuta) në atë sezon, me Benficën fitoi titullin e parë të ligës pas pesë vitesh. Në gjysmë-finalen e parë të Taça da Liga, në një fitore 4–1 jashtë fushe kundër Sporting Clube de Portugal, David Luiz shënoi golin e parë në minutën e tetë, në fund, Benfica u shpall fituese e kupës duke mundur Porton në finale me rezultatin 3–0. David Luiz u shpall "Lojtari i Vitit i Ligës Portugeze" në atë sezon, duke marrë 38% të votave, kurse ndjekësi ishte shoku i tij i skuadrës Ángel Di María, i cili mori vetëm 8%.[16]
Më 30 shtator 2009, Benfica shiti 25% të të drejtave ekonomike të lojtarit te pala e tretë Benfica Stars Fund, si një përgatitje për një transferim të mundshëm të lojtarit në ardhmen. Ai u vlerësua 18 milion €;[17] kontrata e tij gjithashtu u rinovua në Tetor, me një klauzolë lirimi 50 milion €.[18]
Chelsea
RedaktoMë 31 janar 2011, David Luiz kompletoi lëvizjen te gjigandi anglez Çelsi për shifrën 25 milion €, duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare e gjysëm; si pjesë e marrëveshjes, mesfushoriNemanja Matić kaloi te Benfica në formë huazimi deri në fund të sezonit pas përfundimit të huazimit të tij te Vitesse në Hollandë.[19][20] Ai bëri debutimin e tij zyrtar në Premier Ligë më 6 shkurt, duke zëvëndësuar portugezin José Bosingwa në humbjen 1–0 në shtëpi kundër Liverpoolit.[21] Tetë ditë më vonë, ai luajti ndeshjen e parë si titullar me Çelsin në barazimin pa gola kundër Fulhamit në Craven Cottage. Ai u bë menjëherë i pëlqyeri i tifozëve të klubit, duke u nderuar me çmimin Barclays Lojtari i Ndeshjes për performancën e tij, pavarësisht se shkaktoi një penallti në minutën e 93të, që u prit nga Petr Čech.[22]
Më 1 mars 2011, David Luiz shënoi golin e tij të parë me Çelsin kundër Manchester United në Stamfort Bridge, duke ndihmuar "Blutë" të kthenin rezultatin dhe të fitonin 2–1.[23] Më 20 mars, ai shënoi me kokë golin e dytë me Blutë duke kontribuar në fitoren 2–0 kundër Manchester City, duke u nderuar sërisht me çmimin e lojtarit të ndeshjes, dhe me çmimin e Lojtarit të Muajit për muajin mars.[24][25]
David Luiz humbi tre ndeshjet e para të sezonit 2011–12 për shkak të një dëmtimi në gju.[26] Ai u rikthye në ekip më 13 shtator 2011 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Bayer Leverkusen, duke shënuar gol me një gjuajtje nga 15 metra për të prishur ekujlibrat në fitoren 2–0 në Stamfort Bridge.[27] Në ndeshjen e tij të dytë, ai shënoi me penallti në fitoren 4–3 nga gjuajtjet e penalltive kundër Fulham në raundin e tretë të Kupës së Ligës; koha e rregullt dhe shtesa përfunduan në barazim pa gola.[28]
Më 5 shkurt 2012, në një ndeshje kundër Manchester United, David Luiz shënoi golin e tretë të ekipit të tij në një barazim 3–3, edhe pse "Blutë" ishin në avantazh të trefishtë; gjuajtja e tij me kokë në momentin e golit erdhi falë një krosimi nga Juan Mata u devijua nga Rio Ferdinand, duke përfunduar në rrjetë.[29] Po në atë muaj, ai shënoi një gol spektakolar me një gjuajtje që u ndal në trekëndësh në fitoren 3–0 në shtëpi ndaj Bolton Wanderers.[30]
Me 14 mars 2012, Çelsi u përball kundër Napolit në raundin e 16-tave të Ligës së Kampioneve; pas humbjes 1–3 në Stadio San Paolo në ndeshjen e parë, Luiz bëri një paraqitje mbreslënëse në ndeshjen e kthimit, ku Çelsi fitoi me rezultatin 4–1 pas kohës shtesë. Ai u zgjodh nga UEFA si lojtari i Ndeshjes;[31] Luiz u zgjodh lojtari i ndeshjes edhe në çerek-finalen e parë kundër ish skuadrës së tij Benfica (fitore 1–0 jashtë fushe). Megjithatë, pasi la fushën në gjysëm-finalen e Kupës FA kundër Tottenham Hotspur për shkak të një dëmtimi muskular, klubi njoftoi se mbrojtësi do të humbiste dy ndeshjet gjysëm-finale të Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës dhe finalen e Kupës FA. Pavarësisht se mungoi në këto ndeshje të rëndësishme, Luiz u rikthye në kohë për finalen e Ligës së Kampioneve; për shkak të pezullimit të kapitenit John Terry, ai luajti si titullar për 120 minuta. Çelsi fitoi trofeun për herë të parë pasi mposhti Bayern Munich nga gjuajtjet e penalltive.[32]
Më 22 shtator 2012, Luiz firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me Çelsin.[33] Ai e filloi sezoni e ri si një titullar në qëndër të mbrojtjes, ku partner kishte Gary Cahill ose Terry; ai shënoi golin e parë të sezonit me goditje dënimi në fitoren 4–0 jashtë fushe kundër Nordsjælland e vlefshme për ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve 2012–13.[34] Në edicionin e atij viti të FIFA Kupës së Botës për Klube, Çelsi humbi në finale kundër brazilianve të Corinthians; Luiz u zgjodh lojtari i dytë më i mirë i turnamentit, duke marrë Topin e Argjendë për performancat e tij, ku një ndeshje e luajti si mesfushor mbrojtës. Ai luajti sërisht në atë pozicion në fitoren rekord 8–0 kundër Aston Villës në javën e ardhshme, duke shënuar një nga golat me goditje dënimi dhe në fund u zgjodh lojtari i ndeshjes.[35][36]
Drejtë përfundimit të sezonit, Luiz hyri në një formë golashënuesi, fillimisht duke shënuar më 17 prill në fitoren 3–0 kundër rivalëve londinez Fulham, dhe më pas në të dyja ndeshjet gjysëm-finale të Ligës së Evropës kundër zviceranëve të Basel; i pari erdhi në minutën e fundit me një goditje dënimi e cila kaloi murin mbrojtës dhe përfundoi në rrjetë nga krahu i portierit për të siguruar një fitore dramatike 2–1 jashtë fushe, duke i dhënë Çelsit një avantazh komod për ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge.[37]
Luiz u kritikua gjerësisht për një incident të diskutueshëm në fitoren e Çelsit 1–0 kundër Manchester United në Old Trafford më 5 maj. Pas një dueli me mbrojtësin kundërshtar Refael, Luiz mori një të shtyrë dhe përfundoi jashtë vizave të fushës. Megjithatë, ai u pa nga tifozët duke qeshur gjatë kohës që ishte i shtrirë në tokë.[38][39][40] Luiz e mbrojti veten e tij, duke thënë se ai qeshi me tifozët e Manchester United të cilët e kishin ofenduar atë.[41]
Paris Saint-Germain
RedaktoMë 13 qershor 2014, Luiz u transferua te klubi francez Paris Saint-Germain për një shumë 50 milion £, një shumë rekord për një mbrojtës.[5][6][7]
Më 11 mars 2015, ai shënoi në rikthimin e tij në Stamford Bridge për ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve me PSG-në që barazoi 2–2 kundër ish klubit të tij Çelsi për t'a eleminuar klubin anglez me rregullin golit jashtë fushe.[42] Ai kërkoi falje për festimin e golit, duke thënë se nuk i përmbajti dot emocionet e momententit.[43]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoLuiz ishte pjesë e Brazilit U20 në Kupën e Botës nën-20 në vitin 2007. Paraqitjet e tij të mira me Benficen tërhoqën vëmëndjen e trajnerit Mano Menezes, i cili e thirri dhe bëri që ai të debutonte kundër Shba-së më 10 gusht 2010. Brazili fitoi me rezultatin 2-0 me gola të Neymar dhe Alexandre Pato. Kjo ishte ndeshja e parë e Menezes i cili kishte zëvëndësuar të shkarkuarin Dunga.[16]
David Luiz ishte prezent në çdo skuadër gjatë drejtimit të Menezes dhe u thirr për Copa Américan e vitit 2011, por nuk bëri asnjë paraqitje në turnament për shkak të një dëmtimi.[26] Në një ndeshje miqesore kundër Meksikës në tetor të atij viti, David Luiz shënoi një autogol por Seleção fitoi në fund me rezultatin 2–1.
Më 7 shtator 2012, David Luiz u bë kapiten i Brazilit për herë të parë në ndeshjen kundër Afrikës së Jugut në São Paulo.[44]
Luiz u thirr nga trajneri Luiz Filipe Scolari për të luajtur me Brazilin në Kupën e Konfederatave 2013 që u zhvillua në vendlindjen e tij. Sëbashku në formacion me Thiago Silvën, ai luajti si titullar në të gjitha ndeshjet e kombëtares. Në finale, ku Brazili fitoi me rezultatin 3–0 kundër Spanjës, David Luiz u bë hero duke evituar një gol në vijën fatale pas një goditje nga Pedro.[45][46]
Më 2 qershor 2014, David Luiz ishte në listën e lojtarëve që u thirrën për të luajtur në Kupën e Botës 2014.[47] Ai shënoi golin e parë me kombëtaren në barazimin 1–1 kundër Kilit në ndeshjen e raundit të 16-tave. Ai gjithashtu shënoi edhe penalltinë e tij në gjuajtjet e penalltive duke ndihmuar Brazilin të shkojë në çerek-finale,[48], ku shënoi golin e fitores në suksesin 2–1 kundër Kolumbisë.[49] Për shkak të mungesës së Thiago Silvës për shkak pezullimi, Luiz ishte kapiten i skuadrës në humbjen poshtëruese 7–1 kundër Gjermanisë në gjysëm-finale.[50]
Jeta personale
RedaktoDavid Luiz ka thënë se ai është një i Krishter i devotshëm dhe se shëmbull i tij është Kaká.[16] Ai thotë: "Besimi im më jep besimin se unë mund të shkoj jashtë dhe të përmirësohem si lojtar. Ajo më jep forcë dhe frymëzim". Ai më pas shtoi: "Çdo gjë në jete i takon Perëndinë Qëllimi ynë ka qenë tashmë plotësisht jashtë."[51]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
RedaktoSkuadra | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Kontinenti1 | Tjetër Turnamente2 |
Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Vitória | 2006 | 26 | 1 | 2 | 0 | — | — | 25 | 1 | 53 | 2 | ||
2007 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | — | 2 | 0 | 2 | 0 | |||
Gjithsej | 26 | 1 | 2 | 0 | — | — | 27 | 1 | 55 | 2 | |||
Benfica | 2006–07 | 10 | 0 | 0 | 0 | — | 4 | 0 | — | 14 | 0 | ||
2007–08 | 8 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 4 | 0 | — | 14 | 0 | ||
2008–09 | 19 | 2 | 2 | 0 | 4 | 0 | 2 | 1 | — | 27 | 3 | ||
2009–10 | 29 | 2 | 2 | 0 | 5 | 1 | 13 | 0 | — | 49 | 3 | ||
2010–11 | 16 | 0 | 3 | 0 | 2 | 0 | 6 | 0 | 1 | 0 | 28 | 0 | |
Gjithsej | 82 | 4 | 9 | 0 | 11 | 1 | 29 | 1 | 1 | 0 | 132 | 6 | |
Chelsea | 2010–11 | 12 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 12 | 2 |
2011–12 | 20 | 2 | 6 | 0 | 3 | 0 | 11 | 1 | 0 | 0 | 40 | 3 | |
2012–13 | 30 | 2 | 6 | 0 | 4 | 1 | 14 | 4 | 3 | 0 | 57 | 7 | |
2013–14 | 19 | 0 | 3 | 0 | 3 | 0 | 9 | 0 | 0 | 0 | 34 | 0 | |
Gjithsej | 81 | 6 | 15 | 0 | 10 | 1 | 34 | 5 | 3 | 0 | 143 | 12 | |
Paris Saint-Germain | 2014–15 | 14 | 1 | 2 | 0 | 1 | 0 | 6 | 1 | 0 | 0 | 23 | 2 |
Gjithsej | 14 | 1 | 2 | 0 | 1 | 0 | 6 | 1 | 0 | 0 | 23 | 2 | |
Gjithsej karriera | 204 | 12 | 28 | 0 | 22 | 2 | 69 | 7 | 31 | 1 | 353 | 22 |
1Përfshirë kompedicione kontinentale si UEFA Liga e Kampioneve, Kupa UEFA / Liga e Europës dhe UEFA Super Kupa.
2Përfshirë turnamente të tjera si FA Community Shield, FIFA Kupa e Botës për Klube, Supertaça Cândido de Oliveira dhe Campeonato Baiano.
Kombetarja
RedaktoRedaktuar më 23 tetor 2014 [54]
Kombëtarja braziliane | ||
---|---|---|
Viti | Ndsh | Gola |
2010 | 4 | 0 |
2011 | 6 | 0 |
2012 | 7 | 0 |
2013 | 16 | 0 |
2014 | 14 | 3 |
Gjithsej | 47 | 3 |
Golat me kombëtaren
Redakto- Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren braziliane:
Nr. | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 28 qershor 2014 | Estádio Mineirão, Belo Horizonte, Brazil | Kili | 1–0 | 1–1 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
2. | 4 korrik 2014 | Estádio Castelão, Fortaleza, Brazil | Kolumbia | 2–0 | 2–1 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
3. | 18 nëntor 2014 | Ernst-Happel-Stadion, Vjenë, Austri | Austria | 1–0 | 2–1 | Ndeshje Miqësore |
Trofe
RedaktoKlube
Redakto- Campeonato Baiano (1): 2005
- Primeira Liga (1): 2009–10
- Taça da Liga (3): 2008–09, 2009–10, 2010–11
- FA Cup (1): 2011–12
- UEFA Liga e Kampioneve (1): 2011–12
- UEFA Liga e Evropës (1): 2012–13
Kombëtarja
RedaktoPersonale
Redakto- Primeira Liga Player of the Year: 2009–10
- Premier League Player of the Month: Mars 2011
- PFA Lojtari i muajit nga fansat: Mars 2011
- FIFA Kupa Botërore e Klubeve: Topi i Argjendë 2012
Referime
Redakto- ^ "Barclays Premier League Squad Numbers 2013/14" (në anglisht). Premier League. 16 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2013. Marrë më 17 gusht 2013.
- ^ "Profili i Lojtarit: David Luiz" (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2013. Marrë më 18 shkurt 2013.
- ^ Mark Fleming; Ian Herbert (24 janar 2011). "Chelsea set to capture £21m David Luiz" [Çelsi gati të kapi David Luiz për 21 milion £] (në anglisht). The Independent. Marrë më 5 prill 2011.
- ^ "'Crazy mistakes' won't affect David Luiz as he eyes a return to form for Chelsea" ['Gabimet e çmëndura' nuk do të ndikojnë te David Luiz, ai sheh një rikthim te forma për Çelsin] (në anglisht). Goal.com. 26 nëntor 2011. Marrë më 25 nëntor 2019.
- ^ a b Sheen, Tom (13 qershor 2014). "David Luiz: PSG defender signed five-year deal after £50m move from Chelsea" [David Luiz: Mbrojtësi i PSG-së firmos një marrëveshje pesë-vjeçare pas kalimit 50 milion £ nga Çelsi] (në anglisht). The Independent. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2014. Marrë më 13 qershor 2014.
- ^ a b "Transfer news: Paris Saint-Germain confirm £50million purchase of Chelsea's David Luiz" [Lajme transferimi: Paris Saint-Germain konfirmon blerjen 50 milion £ të David Luiz të Çelsit] (në anglisht). Sky Sports. 13 qershor 2014. Marrë më 13 qershor 2014.
- ^ a b "PSG sign Chelsea defender Luiz on a five-year deal" [PSG firmos me mbrojtësin e Çelsit Luiz në një marrëveshje pesë-vjeçare] (në anglisht). ESPN FC. 13 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 25 nëntor 2019.
- ^ "David Luiz é o representante de Diadema na Seleção Brasileira" [David Luiz përfaqson Diademën në kombëtaren braziliane] (në portugalisht). Tvabcd. 24 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2011. Marrë më 19 janar 2011.
- ^ ""Pensei em dispensar David Luiz", revela coordenador da base do Vitória. Veja!" ["Mendova që të lija David Luiz-in që të ikte", zbulon kordinatori i të rinjëve të Vitória-s. Shiko!] (në portugalisht). Esporte Interativo. 14 dhjetor 2012. Marrë më 24 dhjetor 2012.
- ^ a b "Zagueiro convocado por Mano é avaliado em R$ 114,5 milhões" (në portugalisht). Gterra. 27 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 24 qershor 2014.
- ^ "Campeonato Brasileiro Série C – 2006" (në portugalisht). Campeoes do Futebol. Marrë më 3 shkurt 2015.
- ^ "Vitória" (në portugalisht). Futebol 80. Marrë më 11 mars 2011.
- ^ "Benfica replace Ricardo Rocha" [Benfica zëvëndëson Ricardo Rochan] (në anglisht). UEFA. 1 shkurt 2007. Marrë më 25 nëntor 2019.
- ^ "Tactical Formation" (në anglisht). Football-Lineups. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2007. Marrë më 14 mars 2007.
- ^ David Luiz banking on Benfica; UEFA, 30 maj 2007
- ^ a b c d Fernando Duarte (1 shkurt 2011). "David Luiz embraces Chelsea but will never abandon Brazil" [David Luiz përqafon Çelsin por nuk do ta braktisi kurrë Brazilin] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 4 prill 2013.
- ^ "Comunicado" [Lajmërim] (PDF) (në portugalisht). CMVM. 30 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 shkurt 2021. Marrë më 20 dhjetor 2010.
- ^ "Comunicado" [Lajmërim] (PDF) (në portugalisht). CMVM. 15 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 tetor 2020. Marrë më 30 janar 2011.
- ^ "Chelsea sign David Luiz from Benfica for £21.3m" [Çelsi blen David Luiz nga Benfica për 21.3 milion £] (në anglisht). BBC Sport. 1 shkurt 2011. Marrë më 1 shkurt 2011.
- ^ "Chelsea sign Benfica defender David Luiz" [Çelsi blen mbrojtësin e Benficës David Luiz] (në anglisht). Reuters. 1 shkurt 2011. Marrë më 1 shkurt 2011.
- ^ Phil McNulty (6 shkurt 2011). "Chelsea 0–1 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 14 shkurt 2011.
- ^ Mark Ashenden (14 shkurt 2011). "Fulham 0–0 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 14 shkurt 2011.
- ^ Phil McNulty (1 mars 2011). "Chelsea 2–1 Man Utd" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 2 mars 2011.
- ^ Alistair Magowan (20 mars 2011). "Chelsea 2–0 Man City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 22 mars 2011.
- ^ "March awards for Chelsea pair" [Çmimet e marsit për dyshen e Çelsit]. chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. 1 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2014. Marrë më 24 qershor 2014.
- ^ a b "Chelsea boost as Petr Cech and David Luiz return for Sunderland" [Çelsi shtyn, Petr Cech dhe David Luiz rikthehen për Sunderlandin] (në anglisht). This Is London. 8 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2013. Marrë më 9 shtator 2011.
- ^ "Blues see off battling Leverkusen" [Blutë mposhtin Leverkusenin luftues] (në anglisht). Daily Express. Marrë më 13 shtator 2011.
- ^ "Chelsea 0–0 Fulham" (në anglisht). BBC Sport. 21 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2011. Marrë më 9 nëntor 2011.
- ^ Daniel Taylor (5 shkurt 2012). "Manchester United earn point at Chelsea after thrilling comeback" [Manchester United fiton një pikë në Çelsi pas përmbysjes emocionuese] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 24 nëntor 2019.
- ^ Ben Rumsby (25 shkurt 2012). "Chelsea end winless run against Bolton" [Çelsi i jep fund rekordit pa fitore kundër Boltonit] (në anglisht). The Independent. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2014. Marrë më 24 nëntor 2019.
- ^ Trevor Haylett (14 mars 2012). "Ivanović completes rousing Chelsea comeback" [Ivanović kompleton përmbysjen e Çelsit] (në anglisht). UEFA. Marrë më 21 mars 2012.[lidhje e vdekur]
- ^ Andrew Haslam (19 maj 2012). "Shoot-out win ends Chelsea's long wait for glory" [Fitorja me penallti i jep fund pritjes së gjatë të Çelsit për lavdi] (në anglisht). UEFA. Marrë më 19 maj 2012.
- ^ "NEW DEAL FOR DAVID LUIZ" [Marrëveshje e re për David Luiz]. chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. 22 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2012. Marrë më 6 shkurt 2013.
- ^ Trevor Haylett (2 tetor 2012). "Nordsjælland wings clipped by clinical Chelsea" [Krahët e Nordsjælland prihen nga Çelsi klinik] (në anglisht). UEFA. Marrë më 24 tetor 2012.
- ^ "Rampant Blues crush Villa" [Blutë e shfrenuar shkatërrojnë Villën] (në anglisht). MSN. 23 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 24 qershor 2014.
- ^ Phil Lythell (23 dhjetor 2012). "Luiz reinvented as Chelsea destroy Villa" [Luiz i rishpikur, Çelsi shkatërron Villën] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 24 qershor 2014.
- ^ "MATCH REPORT: BASEL 1 CHELSEA 2" [Raporti i ndeshjes: Basel 1 Chelsea 2]. chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. 25 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2013. Marrë më 24 qershor 2014.
- ^ Luckhurst, Simon. "David Luíz 'Smiled At Sideshow Bob' Gibe, Not Rafael Da Silva Red Card" (në anglisht). The Huffington Post. Marrë më 1 qershor 2013.
- ^ McDonnell, David. "Con artist: Fergie slams Chelsea's smiling victim David Luiz for 'getting Rafael sent off'" (në anglisht). The Mirror. Marrë më 1 qershor 2013.
- ^ Blackburn, Martin. "Swan fake" (në anglisht). The Sun (Mbetëria e Bashkuar). Marrë më 1 qershor 2013.
- ^ Jeremy Wilson. "Chelsea's David Luiz: I was smiling at jeering Manchester United fans, not Rafael's red card" (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 14 korrik 2013.
- ^ "Thiago Silva eliminon Chelsea-n pas 120 minutave, Bayern-i 'tërmet' 7 ballësh Shakhtar-it". Top-Channel.tv. 12 mars 2015. Marrë më 24 nëntor 2019.
- ^ "Luiz u kërkon falje tifozëve të Chelseat". Botasot.info. 12 mars 2015. Marrë më 24 nëntor 2019.
- ^ "David Luiz será o capitão da Seleção Brasileira contra a África do Sul" (në portugalisht). Goal.com. 7 shtator 2012. Marrë më 6 shkurt 2013.
- ^ "Chelsea star David Luiz makes miraculous clearance to help Brazil lift Confederations Cup – video" (në anglisht). Metro. 1 korrik 2013. Marrë më 4 korrik 2013.
- ^ Jeton Stamolla (1 korrik 2013). "Brazili mund barbarisht Spanjën". Panorama Sport. Marrë më 24 nëntor 2019.
- ^ "Brazil World Cup 2014 squad" [Skuadra e Brazilit për Kupën e Botës 2014] (në anglisht). The Daily Telegraph. 2 qershor 2014. Marrë më 29 qershor 2014.
- ^ "Brazili mbijeton pas lotarisë së penalltive". Panorama Sport. 28 qershor 2014. Marrë më 28 qershor 2014.
- ^ "Brazili Marshon drejt gjysmëfinales falë… mbrojtjes". Panorama Sport. 4 korrik 2014. Marrë më 5 korrik 2014.
- ^ "Gjermania në "qiellin e shtatë", ç'poshtërim për Brazilin!". Panorama Sport. 9 korrik 2014. Marrë më 9 korrik 2014.
- ^ Pete Jenson (21 tetor 2011). "Luiz's Christian faith behind Chelsea's hands-on attitude" (në anglisht). The Independent. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2013. Marrë më 4 prill 2013.
- ^ "David Luiz" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 26 nëntor 2014.
- ^ "David Luiz Player Profile" [David Luiz Profili i Lojtarit] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 26 nëntor 2014.
- ^ "David Luiz - National Football Team" (në anglisht). National Football Team. Marrë më 23 tetor 2014.
Lidhje të jashtme
Redakto- Chelsea official profile
- Stats and profile at Zerozero
- Stats at ForaDeJogo Arkivuar 14 shtator 2013 tek Wayback Machine
- PortuGOAL profile Arkivuar 22 prill 2016 tek Wayback Machine
- Transfermarkt profile