Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Popullsia e Skocisë më 2001 ishte 5,062,011. Sipas parashikimeve më 2006 kjo shumë ështërritu në 5,116,900.[1] Kjo do ta rendiste Skocinë në vendin e 112të për nga popullsia, po të ishte shtet i pavarur. Megjithëse Edinburgu është Kryeqytet i Skocisë, ai nuk është qyteti më i madh. Me një popullatë prej më se 600,000 ky vend i takon Glasgouit. Realisht, Greater Glasgou, me një popullatë të përgjithshme prej rreth 1.1 million, pra një të pestën e tërë Skocisë.[2][3]

Rritja dhe Ulja e popullsisë së Skocisë

Rrypi qendror është pjesa ku ndodhen qytetet më të mëdha. Glasgou është në perëndim derisa tri qytetet e tjera të mëdha Edinburgu, Aberdeni dhe Dundee shtrihen në pjesën lindore. Zonat e larta janë pak të banuara, megjithëse qyteti Inverness ka provuar rritje të vazhdueshme në vitet e fundit. Kryesisht vetëm ishujt më të mëdhenj dhe të arritshëm popullohen me njerëz dhe më pak se 90% janë momentalisht të banuara. Zonat malore të jugut janë kryesisht rurale nga natyra dhe dominohen nga agrikultura dhe pylltaria.[4][5] Për shkak të vështirësive në gjetjen e shtëpive në Glasgou dhe Edinburg, pesë qyteza të reja janë krijuar mes viteve 1947 dhe 1966. Ato janë East Kilbride, Glenrothes, Livingston, Cumbernauld, dhe Irvine.[6]

Për shkak të imigrimit qysh nga Lufta e Dytë Botërore, Glasgou, Edinburgu dhe Dundee kanë komunitete të vogla Aziatike.[7] Qysh prej Rritjes sëfundit të Bashkimit Europian, ka pasur një numër të madh të njerëzve Europa Qendore dhe Lindore që janë shpërngulur për në Skoci, gjithshtu është parashikuar se mes 40,000 dhe 50,000 Polakë tani jetojnë në Skoci.[8] Prej vitit 2001 janë më se 16,310 Kinezë etnik që banojnë në Skoci.[9]

Skocia ka tri gjuhë zyrtare: Anglishten, Skocishtja dhe Galishtje. Thuajse të gjithë skocezët flasin Anglishten standarte Skoceze, dhe më 1996 Zyra e regjistrimit të popullsisë në Skoci parashikoi se 30% e popullsisë janë folës të rrjedhshëm të Skocishtes.[10] Galishtja flitet kryesisht në Ishujt Perëndimorë, ku shumica e njerëzve ende e flasin, sidoqoftë, kombëtarisht përdorimi i saj është konfirmuar në vetëm 1% të popullsisë.[11]

Grupet Etnike

Redakto

Grupet etnike në Skoci janë:

  • Të Bardhë - 97.99%
  • Aziatikë Jugorë - 1.09%
  • Zezakë - 0.16%
  • Të Përzier - 0.25%
  • Kinezë - 0.32%
  • Të Tjerë - 0.19%.

Shih dhe këtë

Redakto

Burime të dhënash

Redakto
  1. ^ "Scotland's mid year population estimates" (në anglisht). General Register Office for Scotland. 2007-04-26. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2008. Marrë më 2007-04-26.
  2. ^ "Great Britain and Northern Ireland: Scotland. All settlements (urban areas) in Scotland of more than 20,000 inhabitants." citypopulation.de. Retrieved 26 September 2007.
  3. ^ "Did You Know?—Scotland's Cities" rampantscotland.com Retrieved 26 September 2007.
  4. ^ Clapperton, C.M. (ed) (1983) Scotland: A New Study. London. David & Charles.
  5. ^ Miller, J. (2004) Inverness. Edinburgh. Birlinn. ISBN 978-1-84158-296-2
  6. ^ "New Towns" BBC Scotland. Retrieved 24 July 2007.
  7. ^ "Scotland speaks Urdu" (2004)Urdustan.net. Retrieved 26 September 2007.
  8. ^ The Pole Position (6 August, 2005). Glasgow. Sunday Herald newspaper.
  9. ^ Statistics Analysis of Ethnicity in the 2001 Census - Summary Report Scottish Government. Retrieved 27 September 2007.
  10. ^ "Scotland's Census 2001, Part 1: Census User Needs and Legislation" (në anglisht). General Register Office for Scotland. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2007. Marrë më 2007-09-26.
  11. ^ Dr. Kenneth MacKinnon. "A Century on the Census—Gaelic in Twentieth Century Focus". University of Glasgow. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2007. Marrë më 2007-09-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)