Frano Gjini
Frano Gjini (Shkodër, 20 shkurt 1886 - 11 mars 1948) ka qenë prift dhe ipeshkëv shqiptar, i martirizuar nga regjimi komunist pas kryengritjes së Postribës. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]
Frano Gjini | |
Emri | Frano |
Mbiemri | Gjini |
Lindur më | 20 shkurt 1886 |
Lindur në | Shkodër, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 11 mars 1948 |
Vdiq në | Shkodër, Shqipëri |
Kombësia | Shqiptar |
Shtetësia | Shqiptare |
Profesioni | Ipeshkëv – Abat i Mirditës, në Orosh |
Jeta
RedaktoU lind në Shkodër, i biri i Pjetër dhe Drande Gjinit. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në Shkodër në Kolegjin Saverjan i etërve Jezuit ndërsa studimet e larta për Filozofi dhe Teologji i kreu në Romë, Itali, ku u shugurua meshtar. Më pas shërbeu si prift në Laç të Kurbinit, Vlorë, Durrës ku edhe u shugurua ipeshkev ndërsa më 1932 u emërua abat i Mirditës. Gjatë kësaj kohe Imzot Gjini përvetsoi disa gjuhë dhe predikonte fenë në këtë mjedisë në moton "Fe Atdhe". Më 1945 Selia e Shejtë e emëroi zëvendësdelegat apostolik në vend të delegatit apostolik Leone Nigris. Gjatë kësaj kohe ai mbronte interesat e komunitetit katolik shqiptar në Shqipëri e cila në këtë kohë qeverisej nga komunistët.
Për veprimtarin e tij Imzot Gjini u arrestua më 18 nëntor 1946 me akuzat a.) Agjent i Vatikanit dhe i Anglo-Amerianëve dhe b.) Bashkëpunëtor me një grup klerikësh Françeskanesh si At Mati Prennushi, At Çiprian Nika etj. që kishin ndermarre futjen ne kishen Françeskane e mëfsheh ”armë” me qëllim për të organizuar kryengritje ndaj rregjimit.
Imzot Gjini akuzat e ngritura nga regjimi nuk i pranoi dhe më 11 mars 1948 pas 16 muaj hetuesie ai u pushkatua.
Referime
Redakto- ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)