Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Gjeografia e Beninit


B U R K I N A
F A S O
N I G E R I
N I G E R I A
T O G O
G A N A
Oqeani Atlantik
redaktoni hartën


Benini ndodhet në Afrikën perëndimore në mes të Nigerisë e Togosë dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik , gjegjësisht në gjirin që e mbanë emrin e këtij vendi. Zalli fryen nga brendia e vendit arrin gjerë në buzëdet dhe lumenj të pambrojtur nga natyra.

Sipërfaqja e përgjithshme e Beninit është 112,620 km2 (katër herë më e madhe se sipërfaqja e Republikës së Shqipërisë), 2,000 km2 janë ujore. Benini shtrihet rreth koordinatave gjeografike 9 30 V, 2 15 L.

Benini ka një vijë bregdetare prej 121 km, ndërsa kufi tokësorë 1,989 km të gjatë që e ndanë atë nga : Burkina Faso 306 km, Nigeri 266 km, Nigeria 773 km dhe Toga 644 km

Klima në Benin është ekuatoriale, e nxehtë, me lagështi në jug dhe gjysmë shkretinore në veri.

Relievi i Beninit përshkruhet nga një rrafshë i ulët që kalonë valë-valë në rrafshnalta dhe disa bjeshkë e male të ulëta.. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 658 metrave në pikën e quajtur "maja Sokbaro" (ang.:Mont Sokbaro), në lindje të pjesës qendre të vendit, në kufi me Togon.

Si pasurit natyrore të Beninit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë: Rezerva jetëshkurtra të naftës bregdetare, Guri gëlqerorë, Mermeri dhe Pyjet (druri). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 18.08% e sipërfaqes së vendit.