Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Isa bin Merjem (në gjuhën arabe: عيسى بن مريم; shqip: Isa i biri i Merjemës) është një profetIslam dhe një nga pesë të dërguarit më të mëdhenj të Allahut së bashku me Noah (Nuhu), Abrahamin (Ibrahimi), Moisiun (Musai) dhe Muhamedin. Isa bin Merjemi përmëndet me emër në Kuran njëzetepesë herë ndërsa Muhamedi s.a.v.s katër herë[1][2]. Në Kuran, Isai si çdo profet tjetër cilësohet si qënie e vdekshme dhe konsiderohet si lajmëtar i fjalës së Allahut. Myslimanët besojnë se Isa apo Jezusi është Mesia që do të kthehet (ardhjen e dytë) dhe do të mundë Antikrishtin (ed-Dexhal).

Isa ibn Merjem ose Jezusi në Testamentin e ri është profet i Zotit i cili u dërgua pas Jahja dhe Zekeria. Isa njihet ndryshe me emrin Mesi. Këtë ai e mori për shkak të udhëtimeve të shumta. Ai nuk kishte shtëpi dhe vend të tijin. Gjithashtu, thuhet se u quajt Mesi, për shkak se kur lindi, nëna e tij e leu me vaj. Allahu e përmend historinë e Isait dhe nënë së tij në Kur'an: "Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen, kur u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje, duke e fshehur veten nga ata.

Myslimanët besojnë se Jezusi ishte njeri i krijuar mrekullisht pa baba, njëlloj si Ademi që ishte një njeri pa nënë dhe baba apo Hava që u krijua nga brinja e Ademit. Kur'ani e hedh poshtë Trinitetin dhe pretendimin se Jezusi është Biri i Allahut. Sipas besimit islamik Isa a.s ishte i lajmëtar i fjalës së Allahut që do të udhëzonet bijtë e Israelit.[3] Sipas kuranit besimi tek Isa a.s dhe profetet e zotit është i detyrueshëm për çdo mysliman.

Historia

Redakto

Ajo jetonte në lindje të Jerusalemit, larg syve të njerëzve. Ajo nuk lejonte askënd ta vizitojë dhe nuk vizitonte askënd. Të afërmit ia dërgonin ushqimin pranë derës dhe ajo e merrte më pas, ashtu siç merrte furnizim edhe nga vetë Zoti. Vetëm Zekeria a.s kishte të drejtë ta vizitojë. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, asaj i shfaqet Xhibrili në dhomën ku ishte izoluar dhe adhuronte Zotin. Merjemja vazhdoi e mbyllur në faltoren e saj, larg syve të njerëzve, derisa filloi të ndjejë se ka ardhur koha të lindë. Atëherë ajo doli nga faltorja dhe eci një distancë të konsiderueshme, derisa mbërriti në Betlehem. Pak para se të mbërrijë në Betlehem, asaj i fillojnë dhimbjen e lindjes. Ajo qëndron dhe mbështetet tek një trung i tharë palme aty pranë. Thotë Zoti në Kuran duke përshkruar këtë moment:"Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një palme." – Merjemeje ishte shumë e frikësuar për këtë që po i ndodhte. Pastaj ajo e shkundi pemën dhe hëngri disa humra (arabe) të freskëta, pasi hëngri ajo u qetësua. Thuhet se Merjemja kishte një vëlla me emrin Harun. Pasi lindi ajo u kthye me foshnjën e saj në krahë. "Dhe u kthye te populli i vet, duke mbajtur fëmijën. Ata i thanë: “O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme! O motra e Harunit!” (Merjem 19:27-28). Njerëzit i kuptuan shenjat e saj, por nuk kuptonin si mund të flasin me një foshnje të porsalindur. Atëherë ndodh mrekullia tjetër, ku Isai a.s i porsalindur flet. Të gjithë njerëzit filluan të dëgjojnë gojëhapur. Kur lindi Isai, ai tha: Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem. Ai më ka porositur që të falem e të jap zeqat sa të jem gjallë dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm. Le të jetë paqja e shpëtimi mbi mua, në ditën që kam lindur, në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!” (Merjem 19:30-33)

Isa mes Benu israelëve

Redakto

Isai u rrit në Betlehem dhe që i ri shquhej për dije dhe urtësi. Për herë të parë, ai foli kur ishte i porsalindur, pastaj do të heshtë. Vetëm pasi të mbushë moshën e përshtatshme, ai do të fillojë të flasë sërish. Me kalimin e viteve, Benu Israilët filluan ta shohin me dyshim Isain. Shumë prej tyre filluan të përhapin fjalë se shkatërrimi i Benu Israilëve do të vijë pikërisht nga duart e këtij djaloshi. Nëna e tij, e ndërgjegjshme për marifetet e popullit të saj, e mbronte siç mbron një nënë fëmijën e saj. Shpesh herë, ajo e nxirrte jashtë qytetit për ta mbajtur sa më larg njerëzve. Për siguri të jetës së birit të saj, ajo e la Betlehemin dhe u vendos në Jeruzalem, mbi një kodër ku kishte ujë dhe fruta për ushqim. Thotë Zoti në Kuran:"Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij mrekulli për njerëzimin dhe i strehuam rrëzë një kodre të qetë me burime uji." (Muminun 23:50)

Profetësia

Redakto

Isai nuk u obligua me misionin e pejgamberit veçse pasi mbushi tridhjetë vitet. Në këtë moshë, Zoti i lartësuar i shpalli Ungjillin dhe e zgjodhi profet. Atëherë ai filloi t'i ftojë njerëzit në adhurimin e një Zoti të vetëm. Të gjithë interpretuesit e Kuranit janë të mendimit se Isait a.s iu shpall Ungjilli vetëm pasi kishte mbushur të tridhjetat. Bashkë me Ungjillin, Isait iu dhanë dhe disa mrekulli, si fakte se ishte i dërguari i Zotit tek Benu Israilët. Isai ishte i aftë që një statujë zogu prej balte t'i jepte jetë me lejen dhe vullnetin e Zotit. Po ashtu, ai mund t'i kthente shikimin një personi që kishte lindur i verbër. Ai shëronte lebrosët me një të prekur, sikur të mos kishin qenë të sëmurë. Veç këtyre mrekullive, Isai dinte se çfarë kishte gatuar secili në shtëpinë e tij dhe çfarë ushqimesh kishin magazinuar. Mrekullia më e madhe që posedonte Isai, ishte ngjallja e të vdekurve. Gjatë jetës së tij, ai ngjalli katër të vdekur. Numri i nxënësve dhe dishepujve të Isait që e besuan ndërkohë që gjithë njerëzit e përgënjeshtruan, ishte dymbëdhjetë. Më vonë, siç ceket dhe në ajet, Zoti e bëri të triumfojë fenë e krishterë mbi atë hebraike. Kurse disa interpretues të Kuranit thonë:"Pas Isait, njerëzit u ndanë në tre grupe. Një grup thanë se Mesia ishte vetë Zoti. Një grup thanë se ai ishte biri i Zotit dhe grupi i tretë besuan se ishte profet dhe i dërguar i Zotit. Tek grupi i tretë hynin monoteistët e krishterë dhe atyre iu bashkëngjit umeti i Muhamed Mustafasë. Ngadhënjimi që ceket në fund të ajetit të mësipërm është ngadhënjimi i umetit të Muhammedit"

Ngritja e Isait

Redakto

Murgjët hebrenj u frikësuan se mos feja e tyre do të shuhet. Kështu, ata thurën një komplot kundër Isait a.s, vajtën tek mbreti romak i asaj zone dhe filluan t'i flasin mbi Isain a.s. Ata i thanë se Isai a.s pretendon se është mbreti i çifutëve dhe se synon fronin e tij mbretëror. I frikësuar nga humbja e pushtetit, mbreti urdhëroi ushtarët ta gjenin Isain a.s ku të ishte dhe ta kryqëzonin. Asokohe ishte traditë që kushdo që dënohej me vdekje, mbërthehej me gozhda mbi një kryq dhe lihej të vdesë. Gozhdët i viheshin në dy duart, në kraharor dhe në dy këmbët. I dënuari vdiste brenda dy ditësh nga dita e kryqëzimit. Kur deshi Zoti ta ngrejë Isain në qiell, ai qëndroi mes dishepujve të tij në shtëpi, numri i të cilëve ishte dymbëdhjetë. Ai hyri mes tyre me flokët që i kullonin ujë dhe u tha:"Është njëri prej jush, që do të më përgënjeshtrojë dymbëdhjetë herë, pasi ka besuar." Pas pak u tha:"Cili prej jush pranon të marrë imazhin tim dhe të vritet në vendin tim? Ai që do e bëjë këtë, do të jetë përbri meje (në xhenet)." Në çast brofën më i riu ndër dishepujt, por Isai e uli dhe nuk e pranoi për shkak të moshës. Isai u drejtohet sërish dishepujve me fjalët:"Kush prej jush pranon të flijohet në vendin tim?" Të gjithë heshtën, përveç djaloshit të ri i cili tha:"Unë." Isai i tha:"Ti do të jesh atëherë." dhe në çast djaloshit iu dha pamja e Isait. Isai u ngrit në qiell nëpërmjet baxhës së tavanit, ndërkohë që dishepujt e ndiqnin me sy. Kur erdhën ushtarët e mbretit, morën djaloshin që kishte pamjen e Isait, e vranë dhe pastaj e kryqëzuan. Thotë Abdullah ibnu Abasi:"Të krishterët u ndanë në tre grupe: Njëri grup tha:"Mes nesh ishte vetë Zoti, i cili qëndroi sa deshi dhe u ngjit në qiell. – këta njihen si Jakobinjtë – Grupi i dytë thanë:"Mes nesh ishte biri i Zotit, i cili qëndroi sa deshi dhe u ngjit në qiell – Këta janë Nestorianët, të cilët përfaqësojnë shumicën e të krishterëve – Grupi i tretë thanë:"Mes nesh ishte robi i Zotit dhe i dërguari i Tij. Ai qëndroi sa deshi dhe pastaj Zoti e ngriti në qiell. – Këta janë myslimanët."

Ardhja e Isait

Redakto

Në ditën e Kijametit, Isai do të vijë në kohën e Mehdiut dhe Dexhallit. Ai do të zbresë tek minarja e bardhë e xhamisë në Damask. Ai do të thyejë kryqin, do të vrasë derrin, anulon taksat, shfuqizon të gjithë fetë përveç islamit. Në kohën e tij, Isa a.s do vrasë dhe Dexhallin. Toka do të përfshihet nga drejtësia, saqë devetë do të kullosin me luanët, lopët me tigrat dhe delet me ujqërit, kurse fëmijët do të luajnë me gjarpërinjtë pa e dëmtuar njëri-tjetrin. Ai do të qëndrojë në tokë për 7vite, pastaj do të vdesë." Siç thamë, Isai a.s nuk ka vdekur, por jeton i gjallë në qiell. Ai do të vdesë pas zbritjes në kohën e Dexhallit. Do të jenë myslimanët ata që do i falin xhenazen dhe do e varrosin në qytetin e Medinës. Pas vdekje së Mehdiut, Isai do të bëhet udhëheqës.i myslimanëve, tekstetët islame aludojnë edhe ardhjen e Jexhuxhëve dhe Megjugjëve. Pasi Isai i lutet Zotit, Zoti i përgjigjet duke i shkatërruar ata popuj me shigjeta që do të leshohen prej qiellit ne drejtimin e tyre.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Jezisu në Islam – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Redakto
  1. ^ "Jesus, Son of Mary" in Oxford Islamic Studies Online
  2. ^ "Jesus in the Quran". islam101.com. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2013. Marrë më 2011-07-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ The Oxford Dictionary of Islam, p.158