Islami në Shqipëri
Islami në Shqipëri është feja më e përhapur në vend, ku sipas censusit të vitit 2011, 56-70 % e popullsisë së Shqipërisë u deklaruan myslimanë. Shumica e myslimanëve të Shqipërisë janë synitë, ndërsa ekziston edhe një pakicë bektashiane.[1]
Gjatë sundimit osman në Shqipëri pas vitit 1389, shumica e shqiptarëve u konvertuan në myslimanë. Megjithatë, dekadat e ateizmit shtetëror, i cili përfundoi në vitin 1991 sjelli një rënie të praktikimit të të gjitha feve.
Historia
RedaktoPeriudha paraosmane dhe osmane
RedaktoGjatë shekujve 9 dhe 10 filloi përhapja e Islamit në trojet shqipetare dhe ballkanike ne përgjithesi kjo përhapje ishte nepermjet tregetarëve mysliman arab te cilet madje edhe ndërtuan xhami të vogla ose mesxhide me pas Islami u përhap me ardhjen e myslimaneve qe sherbenin si mercenar të mbretërve anzhuin dhe norman në ketë kohë pati edhe sdhe mysliman te njohur qe e vizituan Shqipërine si gjeografi i njohur mysliman Idrisi etj me pas në shekullin e 13 e të 14 nepermjet disa thirresve predikuesve te Islamit por megjithatë myslimanët vazhdonin te ishin minoritët fetar. Ndersa sundimit Osmane të Shqipërisë (1385 deri me 1912), shumica e shqiptarëve konvertua në Islam. Fillimisht osmanët u ftuan nga vetë princerit shqiptar si Karl Topia i cilli kërkoi ndihmen e tij për ta marrëserisht Durrësin nga rivali i tij Balsha II me pas osmanët arriten një fitore te madhe në Betejën e Kosovës me 1389 kunder Aleances Ballkanike me pas osmanët vazhduan zgjerimin e tyre por u ndalen me humbjen në Betejën e Ankarasë me 1402 por u riforcuan me ribashkimin e Perandorise me 1913 me pas Perandoria Osmane u përball me kryengritjet e princerve të Shqiperise si Gjon Kastrioti dhe Gjergj Arianiti ndërkohe qe pati edhe princer qe e pranuan Islamin si per shembull Jakup Shpata, pasardhës i Gjin Bua Shpatës. Ndërkohe nga viti 1443 e deri me 1480 Perandoria Osmane u përball me rezistencën e Skënderbeut dhe Lekë Dukagjinit me pas vazhdoi sundimi Osman. Në ketë kohë te Shqiptarët u rrit pranimi i fesë Islame sidomos neper qytete. Perandoria Osmane nuk detyronte njerezit me dhune te pranonin islamin por është shembull i tolerancës. Gjatë kësaj kohë pati edhe zhvillim të Arkitektures Orientale si ndertimi nepër qytete i hanëve, hamame, rrugëve me kalldrëm e tjerë. Ndërkohë ne ndërtimin e xhamive shumicën i ndërtuan vetë shqiptarët mysliman madje u shfaq stili i xhamive qe i perngjanin kullave shqipetare me qati te e jo me kupole kemi. Për shembull Xhamine e Ethem Beut gjithashtu nën sundimin Osman. Shqipetarët kishin shume privilegje ata ishin kryeminstra, vezir, pashallare e vali apo qeveritar në shtetin Osman. Madje rektori i parë i universitetit te Stambollit ishte një shqiptar Hasan Tahsini. Ndërkohe në periudhen Osmane në Shqiperi u përhapen mejtepet dhe medresete, shkolla islame ku nuk mësohej vetëm feja por edhe shkencat ekzakte e shumë lloje te tjera te diturive. Në shekullin e 18 shqiptarët kaluan masivisht ne Islam dhe vazhduan te jetonin paqesisht me popujt e tjere në Perandorinë Osmane.
Gjatë kesaj kohe filloi edhe Rilindja Kombëtare Shqipetare 1845 deri me 1912 por prej gjysmes së dytë te shekullit 19 filluan trazirat në Ballkan. Kjo u ndikua edhe nga reformat e Tanzimatit por megjithatë trazirat vazhduan. Kështu qe u formua shteti i pavarur grek, serb, bullgar dhe ai rumun ndërkohe qe perandoria Austro-Hungareze pushtoi Bosnjen kështu në vitin 1878. Shqiptarët ishin i vetmi popull Ballkanik nën udheheqjen Osmane dhe në bazë të ketyre rrethanave me 10 qershor 1878 u mbaj kuvendi i Lidhjes se Prizrenit i cili u mbajt në Xhamine Bajraklie të Prizrenit. Në Lidhjen e Prizerenit morren pjesë shumë figura fetare Islame. Qëndrimet fillestare të lidhjes, në krye të komitetit qendror të së cilës ishte Iljaz pashë Çoku, u parashtruan në Kararname. Në këtë dokument prijësit shqiptarë theksonin synimin e tyre që të ruanin dhe mbanin integritetin e territoreve të Perandorisë Osmane në Ballkan në mbështetje të Portës. Megjithatë qëndrimet dhe projekti i Lidhjes përvijoi ndryshe duke përshfaqur rrymat e brendshme. Me pas me 1899 u mbajt Lidhja e Pejës ndersa me 1908 deri me 1912 kryengritjet qe quan ne shkeputjen e Shqipërisë nga sundimi 500 vjeqar Osman sëbashku. Me këto kryengritje u mbajt edhe kongresi i Manastirit ku u vendos qe alfabeti i gjuhes shqipe te ishte me shkronja latine e jo me shkronja Arabe (Elifbaja shqip).[2]
Pavarësia
RedaktoShqipëria fitoi pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane në vitin 1912. Mbas vitit 1912 myslimanët në trojet shqiptare do ta kishin të veshtire ndarjen nga sundimi Osman. Pas parimet Rilindjes Kombëtare dhe mungesa e përgjithshme e bindjeve fetare. Gjatë shekullit të 20-të regjimet demokratik, monarkik dhe (më vonë) regjimi komuniste kanë ndjekur kombin dhe kulturën kombëtare. Për shkak të kësaj politike, si të gjitha besimet e tjera në vend, Islami ka pësuar ndryshime radikale.
Situata aktuale
RedaktoSipas regjistrimit të 2011, 58.79% e Shqipërisë aderon Islamit, duke e bërë feja më e madhe në vend. Shumica e myslimanëve shqiptarë janë Sunit me një minoritet të konsiderueshëm bektashi. Krishterimi praktikohet nga 16,99% të popullsisë, duke e bërë feja e dytë më e madhe në vend. Popullatës së mbetur është ose jofetare apo i takon grupeve të tjera fetare[3]. Gjatë sundimit osman të Shqipërisë, shumica e shqiptarëve të konvertuan në të përkatësisë myslimane (sunitë dhe bektashinj). Megjithatë, dhjetëvjeçarësh ateizmi shtetëror i cili përfundoi në vitin 1991 solli rënien në praktikë fetare në të gjitha traditat fetare [4].
Përbërja e saktë e traditave fetare në Shqipëri është e paqartë. Një studim i kohëve të fundit demografike kryer nga Pew Research Center vlerësuar se përqindja e myslimanëve në Shqipëri është 79.9%[5]. Megjithatë, sipas një sondazhi të kohëve të fundit të Gallupit (Gallup Poll), përqindja e përkatësisë fetare të Islamit është vetëm 43% mysliman, ende 19% ortodoksë, 15% katolikë dhe 23% ateistë apo jo-religjiozë[6]. Në regjistrimin e vitit 2011, deklarohet se përkatësia fetare e popullsisë ishte: 56,70% myslimanë, 10,03% katolikë , 6,75% ortodoksë, 0,14% ungjilltarë , 0,07% krishterë të tjerë, 5.49% besimtarë pa emërtimi, 2.50% ateistë, 2,09% bektashinjë, 13.79% padeklaruar[7].
Mospërputhja në metodologjinë e anketimit në sondazhin 2011
RedaktoPërqindja Ortodokse raportuar mund të jetë më e ulët se vlera faktike, për shkak se personeli regjistrimi dështoi të kontaktojë me një numër të madh të popullit në jug i cili është tradicionalisht një fortesë Ortodokse. Pati akuza të tjera serioze lidhur me sjelljen e punëtorëve të regjistrimit që mund të kenë ndikuar në 2011 rezultatet e regjistrimit. Ka pasur disa raste të raportuara, ku punëtorët mbushur pyetësorin në lidhje me fenë të pjesëmarrësit duke përdorur lapsa të cilat nuk u lejuan.[8][9][10][11][12]
Galeria
Redakto-
Në xhaminë e Et'hem Beut
-
Xhamia e Plumbit në Berat (1553)
-
Xhamia e Muradies në Vlorë (1542)
-
Xhamia e Kubelies në Kavajë (1735/2002)
Shiko dhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT, Ines Nurja gjatë prezantimit të rezultateve kryesore të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011." (in sq). [Speech of the Director General of the Institute of Statistics, Ines Nurja, during the presentation of the results of the Main Census of Population and Housing 2011.]. Press release. 2011. Archived from the original on 26 mars 2017. https://web.archive.org/web/20170326091156/http://www.instat.gov.al/media/177358/njoftim_per_media_-_fjala_e_drejtorit_te_instat_ines_nurja_per_rezultatet_finale_te_census_2011.pdf. Retrieved 26 qershor 2013.
- ^ John Hutchinson, Anthony D. Smith, "Nationalism: Critical Concepts in Political Science"
- ^ Miller, Tracy, red. (2009), Mapping the Global Muslim Population: A Report on the Size and Distribution of the World’s Muslim Population (PDF), Pew Research Center, arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 gusht 2010, marrë më 2009-10-08
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 mars 2017. Marrë më 28 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Miller, Tracy, red. (2009), Mapping the Global Muslim Population: A Report on the Size and Distribution of the World’s Muslim Population (PDF), Pew Research Center, arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 gusht 2010, marrë më 2009-10-08
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Https://worldview.gallup.com / Default.aspx
- ^ http://www.instat.gov.al/media/177354/main_results__population_and_housing_census_2011.pdf Arkivuar 14 nëntor 2014 tek Wayback Machine Albanian census 2011
- ^ http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=248098&ref=ml
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2015. Marrë më 7 shkurt 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2017. Marrë më 7 shkurt 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 7 shkurt 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 7 shkurt 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)