Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                


Kilogrami është njësi matëse e masës që rrjedhë nga Sistemi SI, është njëmijë fishi i gramit dhe shkruhet me simbolin kg.

Në të gjithë botën punohet për të nxjerrur një përkufizim për kilogramin, i tillë që të rrjedhë nga një konsonante bazë e sistemit. Kjo iniciativë merë hovë edhe më të madh pas njohurive që 40 kopjet e prototipit nëndërkohë janë më të rënda për 50 mikrogram se prototipi. Shkaqet për rritjen së peshesë së kopjeve ende nuk janë gjetur. Pasi që kopjet janë të përpunuara nga i njëjti material sikurse prototipi supozohet se vetë prototipi ka humbur në peshë dhe se kopjet kanë ende të njëjtën peshë.

Orientimet më të njohura në iniciativën për ri-përkufizimin e kilogramit, janë:

  • Konstruktimi i një sfere nga një numër i caktuar i atomeve të Siliciumi patër. Një sferë e tillë është prodhuar dhe përdoret për krahasime në prodhim të nivelit nanometer. Në praktikë përdorimi i kësaj sfere në këtë nivel tregoj që ka si pasojë diferenca shumë të vogla. Kjo diferencë llogaritet të jetë si pasojë e matjeve jo korrekte gjatë vendosjes të izotopeve të siliciumit në sferë. Siliciumi në natyrë mundë të gjendet me tri izotope me masa të atomeve 28,29 dhe 30. Tani shikohet për prodhimin e sferës nga siliciumi me izotope të pastra Silicim-28, çka në praktik do të thotë një punë e rëndë diturie si dhe financiare.
  • Matja të bëhet me një Vat-peshore, gjatë të cilit proces do të bëhej krahasimi madhësisë mekanike me atë elektrike. Kjo ndodhë në dy hapa : Kalimi i rrymës në një bobinë do të shkaktonte krijimin e fushës magnetike, me një inezitet të caktuar 2) Lëvizja e bobinës në këtë fushë magnetike do të krijonte rrymën induktive. Po ashtu duhet matur shpejtësia dhe nxitimi i lëvizjes së bobinës dhe pesha që krijon pesha e trupit që duhet matur.
  • Matja e masës së një atomi me ndihmën e rrezatuesit të joneve dhe mbledhja e joneve në një masë (trup fizik). Duke matur intensitetin e rrymës së rrezatuesit të joneve dhe kohën mund të matet masa e atomit në njësinë kilogram.

Të gjitha këto ide e iniciativa janë në zhvillim e disa nga to edhe praktikohen, por ende nuk është vendosur se cila nga këto apo ide të reja do të zëvendësoj prototipin e tashëm të kilogramit.

Përkufizimi i tanishëm

Redakto

Që nga 1898 prototipi internacional i kilogramit në Paris është vlera krahasuese ndërkombëtare e kilogramit. Masa e prototipit është e përkufizuar si 1 kg. Ruhet në byron internacionale për masa dhe pesha (Bureau International des Poids et Mesures (BIPM) [1] (http://www.bipm.fr/)) në Sevres afër Parisit.

Prototipi është një cilindër i konstruktuar nga legura 90 % platin dhe 10 % iridium me lartësi dhe rreze prej 39 mm. Vendet nënshkruese të kësaj marrëveshje kanë kopje nga ky prototip. Komiteti internacional për masa dhe pesha vendos se kur duhet krahasuar kopjet me prototipin. Deri më tani këso lloj krahasime të prototipit me kopjet ka pasur më 1950 dhe së fundi më 1990. Shteti anëtarë i këtij komiteti mund të krahasoj kopjen e vet me prototipin në çdo kohë, këtë krahasim zakonisht shtete e bëjnë çdo 10 vite.

Përkufizimi i vjetër

Redakto

Përkufizimi i vjetër i kilogramit ishte masa e kubit (dm3) prej një decimetri të mbushur me ujë me dendësinë maksimale (në temperaturën 4 °C).

Kilogrami dhe Sistemi SI

Redakto
shiko Parashtesat e njësive në Sistemit SI

Përmasa krahasuese në natyrë

Redakto

Masat më të vogla se 1 µg

Redakto

< 1 · 10-9 kg

  • < 4 · 10-36 kg - Masa e një Neutroni
  • 9,11 · 10-31 kg - Masa e një Elektroni
  • 1,67 · 10-27 kg - Masa e një Protoni

1 µg deri 10 µg

Redakto

≡ 1 · 10-9 kg deri 1 · 10-8 kg

10 µg deri 100 µg

Redakto

≡ 1 · 10-8 kg deri 1 · 10-7 kg

  • 21 µg - plankmasa

100 µg deri 1 mg

Redakto

≡ 1 · 10-7 kg deri 1 · 10-6 kg

  • 100–1000 µg - sasia Nikotinit në një cigare

1 mg deri 10 mg

Redakto

≡ 1 · 10-6 kg deri 1 · 10-5 kg

  • ≈10 mg - Masa e një milingonje (bubërecit)

10 mg deri 100 mg

Redakto

≡ 1 · 10-5 kg deri 1 · 10-4 kg

  • (35–)70 mg - sasia vedekjepruese e Nikotinit për njeriun me peshë prej 70 kg

100 mg deri 1 g

Redakto

≡ 1 · 10-4 kg deri 1 · 10-3 kg

Masat mbi një gram

Redakto

1 g deri 10 g

Redakto

≡ 1 · 10-3 kg deri 1 · 10-2 kg

  • 2 g - gjitari më i vogël i njohu në natyrë
  • 2 g - shpendi më i vogël i njohu në natyrë

10 g deri 100 g

Redakto

≡ 1 · 10-2 kg deri 1 · 10-1 kg

  • 15–16 g - Masa e një CD-je pa kopertinë

100 g deri 1 kg

Redakto

≡ 1 · 10-1 kg deri 1 · 100 kg

  • 110 g - Pesha e insektit më të rëndë të njohur në natyrë.
  • 453,59237 g - funta

Masat mbi një kilogram

Redakto

1 kg deri 10 kg

Redakto

≡ 1 · 100 kg deri 1 · 101 kg

  • ca. 1300 g - Masa mesatare e trurit të njeriut të rritur.

10 kg deri 100 kg

Redakto

≡ 1 · 101 kg deri 1 · 102 kg

100 kg deri 1000 kg (1 t)

Redakto

≡ 1 · 102 kg deri 1 · 103 kg

  • ca. 250 kg - Luani i rritur
  • ca. 700 kg - Lopa
  • 907,18474 kg = 1 Tonelatë amerikane

Masat mbi një tonelatë

Redakto

1 t deri 10 t

Redakto

≡ 1 · 103 kg deri 1 · 104 kg

  • 1 t - Masa e 1 m3 (1000 Litra) Uji në temperaturë 20 °C
  • 1016,0469088 kg = 1 Tonelata britanike
  • 1095 kg - Masa e një Mercedesi A140
  • 3–7 t - Masa e një Elefantit të rritur

10 t deri 100 t

Redakto

≡ 1 · 104 kg deri 1 · 105 kg

  • 12 t - Elefanti më i madhë të njohur
  • 14 t - Kambana e kullës Big Ben në Londër
  • 78,7 t - Masa e një aeroplani të tipit Concorde

100 t deri 1000 t

Redakto

≡ 1 · 105 kg deri 1 · 106 kg

  • 181 t - aeroplani Jumbo-Jet (Boeing 747-400)
  • 185 t - pesha maksimale e lejueshme për startim e një aeroplani të tipit Concorde
  • 397 t - pesha maksimale e lejueshme për startim e një aeroplani të tipit Jumbo-Jet (Boeing 747-400)

Masat e nivelit planetar dhe më të mëdha

Redakto

Masat mbi 1000 t

Redakto

> 1 · 106 kg

  • 2900 t (≡ 2,9 · 106 kg) - Pesha startuese e Saturn V, raketës startuese të Apollos - misioni në hënë (2550 t nga kjo ishin lëndë djegëse)
  • 564.736 t (˜ 5,65 · 108 kg) - anija më e madhe e botës, Naftëmbajtsja Jahre Viking (e mbushur plot)
  • 1,5 · 1018 kg - pesha e atmosferës së Tokës
  • 3,3 · 1020 kg - sasia e ujit të të gjitha Oqeaneve
  • 7,35 · 1022 kg - Hëna
  • 5,98 · 1024 kg - Toka
  • 1,9 · 1027 kg - Jupiteri
  • 1,99 · 1030 kg - Dielli
  • 3,6 · 1041 kg - Udha e kulloshtes
  • ≈ 1053 kg - Gjithësia

Shiko dhe këtë

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto