Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Kruma

qytet në Shqipëri, në Qarkun e Kukësit
(Përcjellë nga Krumë)
This is the stable version, checked on 1 prill 2022. 2 pending changes await review.

Kruma është një vendbanim dhe qender e komunës Krumërrethin e HasitShqipërisë.[1] Ka rreth 10 mijë banorë, ndodhet në veri-lindje të Shqipërisë dhe 10 km afër kufisë me Kosovën. Por Kruma është edhe kryeqendra e rrethit së Hasit. Ka një popullsi prej 8270 banore (gjithë Hasi ka një popullsi prej 22.000 banore), ne qender ka një shkolle te mesme te pergjithshme prej 750 nxënës dhe një konvikte prej rreth 125 nxënës dhe një shkolle 9 vjeçare prej 1400 nxënës.

Kruma
Popullsia
8,270
{{{postal_code_type}}}
8601-8602
Faqja zyrtareBashkia e Krumës

Vendbanime

Redakto


Historia

Redakto

Kruma është kryeqendër e rrethit Has ne Shqipërinë e veriut. Ceno bej Kryeziu ka qenë zv/prefekt dhe komandant i trupave kufitare, i emëruar nga Esad pashë Toptani. Shërbeu këtu deri më 1915, kur u arrestua nga austro-hungarezët[2].

Gjate pushtimit austo-hungarez në vitin 1914-1918 Kruma ka qenë qendër e madhe ku ka pasur ne juridiksionin e saj nga Zhuri e deri ne kufi me Gjakovën aty kane qenë te instaluara te gjitha institucionet vendore deri tek gjykatat. Nga viti 1921 deri ne shkurte te vitit 1925 ka qene qendra e Prefekturës së Kosovës ku ka pasur ne juridiksionin e saj Malsinë e Gjakovës dhe Lumën është ri shpallur qytet ne vitin 1972 shtrihen ne një lartësi prej 370-450 m mbi nivelin e derit. Shkolla e pare shqipe ne këtë zonë është hapur ne vitin 1921 me ndihmen e Bajram Currit.

Në 1924-ën ishte qyteti ku nisi dhe Lëvizja e qershorit nga Bajram Curri.

Popullata

Redakto
 
Xhamia Krume

Hasi si rreth përbehet nga 3 komuna dhe një bashki :

  1. Komuna Gjinaj
  2. Komuna Fajzë
  3. Komuna Golaj
  4. Bashkia Krumë

Ne qender te Hasit (Krume) janë te instaluar disa institucione qendrore qe janë ne vartësi te N/Perfektures Has

Hasi ka disa veçori karakteristike të cilat janë tipike në Has dhe e dallojnë hasianin dukeshëm nga Malësia e Gjakovës (Tropoja) dhe Luma, Malzi, Gora Tej Drini (Kukësi) dhe nga Puka, Gjakova, Prizreni, rrethe me te cilat dhe kufizohet me te dukeshme janë veshjet karakteristike te Hasit si ajo e e grave dhe veçanarisht Veshja e Vlahens e cila është karakteristike për Hasin e Gurit, po kështu dhe veshja e burrave ka veçoritë e saj ku dallohen nga krahinat me te cilat kufizohemi, një veçori është dialekti karakteristik qe ngjason shume atë letraren, kjo po te karahasohet me karahinen e Lumes por megjithatë e folura e Hasit anon me shume me te folurën e Tropojes por dhe me keta ne kemi veqorte tona. Hasi me gjithese i ndare ne tre rrethe ne Hasi i Gjakoves, Hasi i Prizerent, Hasi i Kukesit megjithatë asnje here nuk është "asimiluar" ne doke e zakone por ka ruajtur veçorinë e tije. Një problem i madh për hasin është se kjo zone nuk është e studiuar aq sa duhet për te mos thëne fare pasi kjo zone është e banuar qe ne kohet e ilirve dhe për këtë janë gjetur shume tuma ilire qe vertetoje këtë.

Gjeografia

Redakto

Kruma ndodhet rreth 430 m mbi nivelin e detit. Është një qytet i vogël në veriperëndim të malit Bjeshka e Krumes, nga i cili vjen një burim i madh uji nëntokësor i quajtur Vrella me ujë të pastër dhe të ftohtë që i shërben nevojave të popullatës së brendshme për ujë të freskët. Maja e Gjytezës, një mal ndodhet pak kilometra në jug të Krumës arrin një lartësi prej 1435 m mbi nivelin e detit. Ky është një qytet i këndshëm e i vogël që ndodhet në rrëzë Pashtrikut, ne veri-perëndim të malit e Bjeshka Krumës (Malin e Kruma), nga e cila vjen një burim të madh të ujit nëntokësor quajtur Vrella me ujë të pastër dhe të ftohtë, duke shërbyer popullatës vendore për nevojave për ujë të freskët. Nga ky burim në fund të malit, fillon lumi Kruma me ujërat të qarta dhe të freskëta, i cili shkon në drejtim të perëndimit, dhe, mbledhjen me degëve të tjera dhe duke u bërë më të madh, kthesa pak në të majtë si një hark dhe të bashkohet me Drinin, tani Liqeni Atificial i Fierzes. Në anën veri-lindje të qytetit ka malin e Gajrepit me lartësi 1400 mbi nivelin e detit ndërsa ne perëndim shtrihet rrafshnalta e hasit me toka pjellore ku ka një prodhimtari te bollshem ne pemtore, vreshta dhe futikulture ndërsa toka me pjellore është Plani i Krumës, Pllaja e Hasit është e rrethuar nga kodra te buta dhe te ulëta te cilat vazhdojnë deri ne brigjet e liqenit te Firzes.


Ekonomia

Redakto

Ekonomia ne qytetin e Krumës dhe ne rrethin e Hasit varet nga burimet nentoksore si mineralet te kromit qe gjenden ne cahan, vlahen, nikoliq dhe ne helshan për këto burime ka pasur edhe të huaj që janë interesuar qe te nxjerrin mineral nga zona e Hasit ekonomia e Krumës dhe e Hasit në përgjithësi varet dhe nga kultivimi bimësisë ne këtë zone kultivohet patatja, gruri, misri, fasulja etj. Industria nuk është shumë e zhvilluar në krahinë. Hasi ka industrinë nxjerrse me te zhvilluar dhe është i pasur me minerale te Kromit, bakrit dhe te Hekurnikelit (ky i fundit akoma nuk shfrytzohet), dhe konkretisht vendbanimet me te mëdha janë Vlahne, Perollaj, Golaj, Nikoliqi, Kruma, Cahani (Gajrepi) ne këtë industri janë te punësuar një kategori e madhe e punëtoreve te specializuar ne kete drejtim.

Pyjet e Hasit janë te dëmtuar shume pasi prje disa dekadash ne regjimin komuniste janë bere me dhjetar hektare shpylzime dhe janë kthyer ne toke buke pylli me i madhe është ai i Gadhanit e zonen e Cahanit zone e cila është shpallur dhe "zone e mbrojtur" kjo zone ka shuem resurse turistike qe shtrihet qe nga bjeshka e Krumës e deri ne maje te Pashtrikut.

Lidhje të jashtme

Redakto

Bashkia Krumë

Referime

Redakto
  1. ^ "FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË" (PDF). www.qbz.gov.al. 1 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 20 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Elsie R., A Biographical Dictionary of Albanian History, I. B. Tauris, fq. 260, ISBN 978-1-78076-431-3.