Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Opterushë është një vendbanim në komunën e Rahovecit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Apterushë. Fshati shtrihet rreth 6-7 km në juglindje të qytetit Rahovec, në rrugën Rahovec-Therandë. Është vendbanim i tipit të grumbulluar.

Opterushë
Apterushë
Fshat

Gjeografia

Redakto

Fshati ka 9km2 dhe gjendet në lartësia mbi detare 420 m.

Demografia

Redakto

Në vitin 1997 fshati kishte rreth 240 shtëpi me 2517 banorë shqiptarë, 10 shtëpi serbe me 68 banorë dhe 3 shtëpi rome me 20 banorë.

Sipas të dhënave të vitit 2005 fshati ka 3000 banorë dhe rreth 350 shtëpi.

Familjet më të mëdha:

Kabashi Mazreku Spahiu

Ekonomia

Redakto

Popullata e këtij vendbanimi, që nga lashtësia është marrë me kultivimin e rrushit që mendohet dhe vendi të ket marr topominin nga kjo bimë.

Kultura

Redakto

Në mes të këtij fshati dhe Zoqishtit ka egzistuar një kështjellë e vjetër që nga koha romake, e quajtur Kalaja e Dafës, Dafina e sotme. Aty ka qenë edhe mulliri i erës, po ashtu edhe sot ndodhet Kulla e Kahra Mahmut Pash Rrotullës në mes të fshatit: Për këtë monument supozohet se është shumë i vjetër.Ne mes te fshatit gjendet nje burim {uji} qe quhet Vrell,po ashtu hjendet Shkolla qe quhet Lidhja e Prizrenit aty afer gjendet dhe Xhamija si dhe Ambulanca dhe zyra e Vendit. Ka dhe klubin e futbollit qe quhet Kf Burimi.

Ne pjesen veri-lindore te fshatit gjendet nje siperfaqe të tokës qe sipas burimeve flitet se ka qen e banueshme nga Arrbanasit, bazuar me gjetjen e disa objekteve arkeologjike te vjetra, besohet qe vertet ka qen e banuar. Apelojm institucionet arkelogjike te republikës së Kosovës qe te shkojn ne teren dhe te bëjnë hulumtimet.

Edhe nje burim interesant: dikur ka egzistue, deri vonë, një rrugë e shtruar me gurë (kalldërrm) dhe per ket arsye arat qe gjinden perrethë thirrën " arat te rruga".

Historia

Redakto

Lufta e Kosovës

Redakto

Gjatë luftës së Kosovës fshati ka pësuar humbje të mëdha si me shkatrrimin e fshatit ashtu edhe në popullsi. Nga banorët e fshatit nga forcat paramilitare serbe janë vrarë 34 njerëz, janë zhdukur 6, ndërsa kanë rënë dëshmorë në luftë : Sylejman Bytyqi, Besim Kabashi, Jeton Kabashi, Shkëlzen Krasniqi[1]

Burimet

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto