Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Paraja

objekt ose regjistrimi pranohet si pagesë

Para është çdo gjë ose regjistrim i verifikueshëm që përgjithësisht pranohet si pagesë për mallra dhe shërbime dhe shlyerje borxhesh, të tilla si taksat, në një vend ose kontekst të caktuar socio-ekonomik.[1][2][3] Funksionet kryesore që dallojnë paratë janë: mjeti i këmbimit, një njësi llogarie, ruajtja e vlerës dhe ndonjëherë, standardi i pagesës së shtyrë.

Kartëmonedha dhe monedha.

Paraja ishte historikisht një dukuri tregu emergjent që zotëronte vlerë të brendshme si mall; pothuajse të gjitha sistemet bashkëkohore të parasë bazohen në para të pambështetura fiat pa vlerë përdorimi. Rrjedhimisht, vlera e tij rrjedh nga konventa shoqërore, pasi është deklaruar nga një qeveri ose ent rregullator si mjet ligjor; pra, duhet pranuar si formë pagese brenda kufijve të vendit, për “të gjitha borxhet, publike dhe private”, në rastin e dollarit amerikan.

Oferta monetare e një vendi përfshin të gjitha monedhat në qarkullim (kartëmonedha dhe monedha të emetuara aktualisht) dhe, në varësi të përkufizimit të veçantë të përdorur, një ose më shumë lloje të parave bankare (balancat e mbajtura në llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimit dhe lloje të tjera bankash llogaritë). Paratë bankare, vlera e të cilave ekziston në librat e institucioneve financiare dhe mund të shndërrohen në kartëmonedha fizike ose të përdoren për pagesa pa para, përbëjnë pjesën më të madhe të parasë së gjerë në vendet e zhvilluara.

Funksioni dhe vetitë

Redakto

Në ekonominë moderne puna e dhënë paguhet me para në vend të të mirave materiale. Blerja e të mirave materiale si kursimet e tyre bëhen në vlerë të parasë. Së fundi gjatë çdo shkëmbimi, fitimi dhe humbjet llogariten me para. Këta shembuj tregojnë se paraja ka këto funksione në ekonomi:

  • vlerë e përgjithshme e këmbimit
  • vlerë kursimi
  • vlerë matëse

Vlerë e përgjithshme e këmbimit

Redakto
 
Disa monedha dhe kartmonedha.

Si nevojë e specializimit të vlerave këmbyese, paraja zëvendson metodën e këmbimit nayral, të mira materiale për të mira materiale (M<->M). Kështu me futjen e parasë në përdorim këmbimi zbërthet në dy akte. Në pjesën e parë bëhet këmbimi i mallit me paratë (M<->P), dhe në pjesën e dytë përdorja e parasë për këmbim me një mall të dëshiruar (P<->M). Për dallim nga këmbimi natyror, koha e aktit dhe vlerat e këmbimit me para, zbërthehen më tutje. Këmbimi i një shërbimi me para i lejon shitësit të vendosë se kur dhe me çfarë dëshiron ai të këmbejë shërbimin e tij. Kjo liri nuk është pa rreziqe: gjatë kohës që shitësi i shërbimit mban paratë mund të ndodhin ndryshime në qarkun ekonomik (proçeset ekonomike). ==

Vlerë kursimi

Redakto

Paraja mundëson përbrenda një qarku ekonomik, që të ardhurat e marrura nga ai qarkullim të kursehen për këmbim në një kohë të ardhshme. Kështu shoqëritë, siç janë bankat, kursimet i japin në forma të kredive për qëllime konsumuese (për shpenzues) dhe intensive (për përdorime produktive). Me këtë paraja bëhet mjet vlersimi në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhshmen. Si alternativë e rezervave të parave, këmbyesit mund të përdorin edhe letra me vlerë (aktiva financiare) ose mallra (ari). Mirëpo përparsia e parasë qëndron në likuiditetin e saj, përderisa letrat me vlerë (ari) duhet që së pari të shndërrohet në para për t'u këmbyer me mallra të tjera. Në përgjithësi, rezervat e të ardhurave në formë të letrave me vlerë sjellin fitime më të mëdha.

Vlerë matëse

Redakto

Me ndihmën e parasë bëhet i mundshëm vlerësimi i produkteve dhe shërbimeve të ndryshme. Me këtë edhe krahasimi i shpenzimeve për prodhim hyrja dhe fitimit nga ai prodhim dalja është i mundshëm. Kjo e bën paranë si njësi themelore matëse e çdo dege ekonomike. Në botën përendimore për termet ekonomike hyrja dhe dalja përdoret termi i anglishtes input gjegjesisht output

Për të kryer këto funksione, parasë i duhen disa veti kryesore ekonomike, si mangësia dhe vlerësimi i lartë. Mangësia mund të vijë nga shpenzimet e prodhimit sikurse te ari, argjëndi, etj., ose sikurse në sistemet administrative të shteteve. Vetitë e tjera pozitive të materialit të parasë janë: zbërthimi, transporti dhe homogjeniteti.

Perdorimi i parasë e thjeshtezon mjaft problemin, sepse secili mall e shpreh çmimin e tij në para, duke paksuar numrin e çmimeve në aq sa janë edhe mallra, dhe duke e reduktuar kështu edhe koston e transaksioneve.

Format e parasë

Redakto

Vlera e parasë

Redakto

Në teorinë mbi paranë, problemi kryesor është vlera dhe ndryshimi i vlerës së parasë. Vlera e parasë është identike me fuqinë blerëse të saj dhe llogaritet (p) si vlera reciproke e nivelit të çmimit (ç). Me ngritjen e nivelit të çmimit zvogëlohet vlera e parasë dhe anasjelltas.

p=(1/ç)

Shembull: Nëse brenda një periudhe të caktuar, niveli i çmimit nga indeksi 100 ngritet në 125, d.m.th me 25%, vlera (fuqia blerëse) e parasë bie 20%. Me një njësi të parasë pra, si rezultat i ngritjes së nivelit të çmimit mund të blejmë 20% mallra më pak se në fillim.

Ndryshimet e vleres së parasë quhen inflacion ose deflacion

Me fjalën inflacion nënkuptojmë, pavarsisht nga arsyet, rritjen e nivelit të çmimit, në të kundërtën me deflacion nënkuptojmë zbritjen e nivelit të çmimit.

Matja e ndryshimit të vlerës

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Mishkin, Frederic S. (2007). The Economics of Money, Banking, and Financial Markets (bot. Alternate). Boston: Addison Wesley. fq. 8. ISBN 978-0-321-42177-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ What Is Money? Arkivuar 2022-12-05 tek Wayback Machine By John N. Smithin. Retrieved July-17-09.
  3. ^ "money : The New Palgrave Dictionary of Economics". The New Palgrave Dictionary of Economics. Marrë më 18 dhjetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)