Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Patriarkana e Ohrit ose Kryepeshkopata e Ohrit ishte formë organizimi e kishës ortodokse me një patriark në krye, e cila e kishte qendrën në Ohër.

Patrikana e Ohrit në vitin 1000

Patriarkana kishte nën varësinë e saj gjashtë peshkopata, midis tyre edhe ato të Pellagonisë-Manastirit, Korçë-Elbasanit, Beratit dhe Durrësit. Nën juridiksionin e saj bënte pjesë edhe Voskopoja. Patriarkana e Ohrit ishte në konflikt me Patriarkanën e Stambollit. Shkaku i konfliktit ishin kontradiktat midis klerit vendas të Maqedonisë, Shqipërisë e Bullgarisë me klerin grek të Fanarit, i cili kishte fituar prej sulltanëve privilegjin për të shfrytëzuar popullsinë vendase. Patrikana e Ohrit u mbyll nga Porta e Lartë në vitin 1767.