Peshkimi
Peshkimi në peshkatari është çdo veprimtari për gjuajtjen e peshkut dhe organizmave tjerë ujor duke përdorur mjete dhe pajisje të ndryshme.[1]
Për peshkim nevojiten në rastin më të thjeshtë filispanja, grepi dhe ushqimi i grepit, kurse në përgjithësi sot përdoren në më të shumtën e rasteve kallami i peshkimit, rrotulla e filispanjës si dhe fija e grepit, që është një fije e hollë e shkurtër me pesha të vogla prej plumbi, ose shkurt plumbçi, që vendoset midis filispanjës dhe grepit. Si gjymtyrë lidhëse midis fijes kryesore dhe paragrepit zakonisht vendosen edhe ganxha të vogla peshkimi.
Metodat e peshkimit
RedaktoKa shume lloje peshkimi disa nga të cilat janë:
Peshkimi
Redakto- Peshkimi me pupël
- Peshkimi me miza
- Peshkimi i krapit
- Peshkimi në det
- Peshkimi në det të hapur
- Peshkimi natën
- Peshkim me tërheqje
- Peshkim me përdredhje
- Peshkim pa rrotull
- Peshkim në ngrica
Mjete peshkimi
Redakto- Grepi
- Pesha plumbi
- Mbajtës kallami
Kallamat e peshkimit
RedaktoArtikulli kryesor: Shiko Kallami i peshkimit
Veshjet
Redakto- Jelek peshkatari
- Pantallona peshkatari
- Çizme peshkatari (prej gome)
Ligji i peshkimit
RedaktoMe qëllim të mbrojtjes së llojeve të veqanta dhe vazhdueshmërin e llojeve ekzistuese janë nxjerrur ligje të ndryshme në shtete të ndryshme. Po për këtë qëllim janë bërë edhe marrëveshje ndërkombëtare. Si do që të jetë për peshkim në Kosovë dhe Shqipëri duhet pasu të drejtën në bazë të cilit personi fizik apo juridik mund të merret me menaxhim të regjioneve apo zonave të peshkimit. Kjo bëhet pas paraqitjes së kërkesës oganeve përkatëse të cilat varrsisht nga qëllimi ekonomik apo sportiv-kreativ lëshojnë licencën e peshkimit e cila mund të lëshohet si[1]:
- Licencë për akuakultur - është e drejta për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës;
- Licencë për peshkim ekonomik - është e drejta për peshkim ekonomik në regjionet e peshkimit;
- Leje për peshkim sanues - është e drejta që fiton shfrytëzuesi i të drejtues së menaxhimit për sanimin e gjendjes në ujërat e peshkimit;
- Leje për peshkim shkencor-hulumtues - e drejta e peshkimit për qëllime shkencore - hulumtuese; dhe
- Leje - është e drejta për peshkim sportiv-rekreativ
Peshkimi dhe ekonomia
RedaktoPeskimi me qëllime ekonomike thirret Peshkim ekonomik dhe është peshkimi me qëllim të përfitimit ekonomik dhe dallohet nga Peshkimi sportiv-rekreativ që është peshkimi me grepa për rekreacion dhe sport. Për këtë qëllim bëhet edhe Peshkëzim që nënkuptonë hedhjen e planifikuar të peshqve në ujërat e peshkimit në bazë të planit vjetor për menaxhim;. Peshkëzimi bëhet për t´u gjuajtur nga Peshkatarët ose Hurdha e peshqve.[1]
Shiko edhe
RedaktoBurimi i të dhënave
Redakto- ^ a b c LIGJI PËR PESHKATARI DHE AKUAKULTURË Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine