Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Sistemi diellor

(Përcjellë nga Sistemi djellor)
This is the stable version, checked on 16 korrik 2024. Template changes await review.

Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët rrotullohen rreth Diellit. Sistemi diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm që mbahen në orbita nga forca e gravitetityllit tonë, Diellit. Sistemi diellor është i përbërë nga tete planetë (dhe 166 hënat e tyre), nga tre planetë xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre), brezi i asteroideve dhe miliarda trupa të vegjël. Këtu bëjnë pjesë trupat e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra mijëra asteroidë, një numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh kometash, meteoritësh, dhe pluhuri ndëryjor.

Pamje e sistemit diellor. (Nga e djathta në të majtë:) Dielli, Mërkuri, Venera, Toka dhe Hëna, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni.
Skeda:Planetet2007.jpg
Planetët e radhitur sipas afërsisë (largësisë) së tyre nga Dielli.
Sistemi diellor

Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani , Neptuni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht "hëna" sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe grimcash të tjera. Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emëruar sipas perëndive dhe perëndeshave të mitologjisë greko - romake

Zbulimi dhe eksplorimi

Redakto

Për një kohë të gjatë në histori, njerëzimi nuk e ka njohur ose kuptuar konceptin e Sistemit diellor. Shumica e njerëzve deri në mesjetën e vonë–Rilindje besonin se Toka ishte e palëvizshme në qendër të Gjithësisë dhe kategorikisht e ndryshme nga objektet hyjnore apo etere që lëviznin përmes qiellit. Edhe pse filozofi grek Aristarku i Samos kishte spekuluar në një riorganizim heliocentrik të kozmosit, Nikola Koperniku ishte i pari që zhvilloi një sistem heliocentrik matematikor parashikues.[1][2] Në shekullin e 17-të, Galileo Galilei, Johannes Kepler dhe Isak Njutoni zhvilluan një kuptim të fizikës që çuan në pranimin gradual të idesë se Toka lëviz rreth Diellit dhe se planetet qeverisen nga të njëjtat ligje fizike që qeverisin Tokën. Shpikja e teleskopit solli zbulimin e planeteve dhe hënave të tjera. Përmirësimet të teleskopeve dhe përdorimi i anijeve pa pilot kanë mundësuar hetimin e fenomeneve gjeologjike, të tilla si malet, krateret, fenomenet meteorologjike sezonale, si retë, stuhitë e pluhurit dhe kapelet e akullit në planetët e tjerë.

Ndërtimi i sistemit diellor

Redakto

Dielli është ylli në qëndër të sistemit diellor që prodhon dritë e nxehtësi (elmente të domosdoshme për jetën në tokë). Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit diellor (duke përfshirë planetet, asteroidet, meteoritet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit (revolucioni) dhe boshtit te vet (rrotacioni). Dielli përbën 99% të masës së sistemit diellor. Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmjet fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e krijuar nga Dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë, pra dielli është element i cili mundëson jetën dhe zhvillimin e saj normal në tokë.

Shenja astronomike e diellit është ☉.

Rreth 71% e masës së Diellit është hidrogjen, 27% është helium, dhe pjesa tjetër 2% përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e Diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është pothuajse në gjysmën e ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh proçesi kimik i shndërrimit të hidrogjenit në helium. Gati 5 milionë ton lëndë diellore kthehet në energji çdo sekondë brenda bërthamës së diellit, duke prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor. Pas rreth 5 miliard vjetësh Dielli do të shndërrohet në fillim në një gjigand të kuq dhe pastaj në një xhuxh të bardhë, duke krijuar një mjegullnajë planetare.

Planetët dhe Toka

Redakto

Planetët në Sistemin Diellor ndahen në dy kategori: planetë të ngurtë (Merkuri, Venera, Toka dhe Marsi) të cilët janë shkëmborë dhe planetët e gaztë (Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni) të cilët kanë përmasa më gjigande dhe kanë përbërje të gaztë.(psh helium, hidrogjen etj)

Planëtet tokësore ndodhen më afër Diellit dhe janë relativisht të vogla. Ato mbështillen nga një qendër e ngurtë "trualli" që u jep kuptim emërtimit të tyre. Janë mjaft të dendura dhe përmbajnë shumë pak hidrogjen dhe helium.

Satelitët natyrorë

Redakto

Satelitët natyrorë janë trupa që rrotullohen rreth planetëve. Deri në vitin 1970 njiheshin vetëm 32 satelitë, sot numri i tyre është mbi 60. Hëna është sateliti natyror i Tokës. Ajo nuk ka atmosferë dhe nuk ka aktivitet gjeologjik. Në diskun e hënës dallohen dy tipa sipërfaqesh: zonat e ndricuara "kontinentet" që janë zona me kratere të madhësive e thellësive të ndryshme dhe zonat e errta, "detet" që janë zona të sheshta. Faqja e fshehur e hënës është eksploruar me sonda hapësinore.

Dy satelitët e vetëm të Marsit quhen Fobosi dhe Deimosi. Janë shumë të vegjël kanë forma të parregullta, gjendën shumë afër Marsit, nuk kanë atmosferë dhe asnjë aktivitet gjeologjik, kanë ngjyrë shumë të errët.

Jupiteri ka 17 satelitë, ndër më të mëdhenjtë janë katër, Io, Europa, Ganimedi dhe Kalisto, zbuluar nga Galileu. Io është shumë aktiv nga pikëpamja gjeologjike, tetë vullkane janë ende në aktivitet. Europa përkundrazi, është një satelit shumë i lëmuar. Ganimedi është më i madhi nga satelitët e Jupiterit dhe ka një reliev mjaft të pasur, kurse Kalisto ka një sipërfaqe të mbushur me kratere.

Saturni ka 18 satelitë, ndër të cilët shquhen tre: Hiperioni, Zhapeti, Titani, Mimas, Rea, Enceladus dhe Dione. Ajli eshte bot.Hiperioni i vogël me formë shumë të crregullt turbullohet në lëvizjen e tij nga satelitët e tjerë dhe kryen lëvizje krejt kaotike. Është i vetmi satelit i sistemit diellor që mund t'ia kthejë të gjitha pamjet planetit të tij. Zhapeti shquhet për dy faqet e tij krejt të ndryshme, njëra sterrë e zëzë, kurse tjetra e bardhë si dëbora. Ngjyra e zezë e njërës faqe vjen nga goditjet që ka marrë nga copërat e satelitëve të tjerë të Saturnit. Titani është shumë i njohur për nga cilësitë e tij të përafërta me tokën: atmosferë të përbërë nga azoti, trysni atmosferike gati sa të Tokës, e cila përmban dhe molekula organike komplekse, gati për të dhënë forma jete, vetëm se temperatura është shumë e ulët -200 gradë C!

Urani ka 15 satelitë, ndër të cilët dallohet Titania, Oberon, Ariel, Umbriel dhe Miranda.

Ndër 8 satelitët e Neptunit dallohet Tritoni, Proteus dhe Nereid.

Modeli Heliocentrik

Është model astronomik , ku Toka dhe planetët e tjerë rrotulloheshin rreth diellit. Historikisht modeli heliocentric ka qenë në kundërshtim me modelin gjeocentrik, i cili e mendonte Tokën si qendër të sistemit tonë ku rrotulloheshin 7 planetë: Mërkuri, Venera,Marsi,Jupiteri,Saturni,Urani dhe Neptuni bashkë me Diellin dhe Hënën.

Largësia e Tokes nga Dielli llogaritet të jetë rreth 150.000.000km për shkak se gjatë verës Toka është më larg nga Dielli në një largësi prej 151.000.000km.Kjo pozit kur toka gjendet më larg nga Diëlli quhet PERIHEL.Gjatë dimrit Toka gjendet rreth 149.000.000km larg nga Dielli, kjo pozit e tokës quhet AFEL.Në Tokë dallojmë dy Ekuinokse: pranveror edhe vjeshtor.Dallojmë edhe dy Solistice, atë veror dhe dimëror.Rrezet e Diellit në Tokë arrijnë për 8 minuta e 18 sekonda duke marrë parasysh shpejtësinë e drites e cila përkufizohet si 300.000km/h. Largësia e Tokës nga Dielli bën që Toka të jetë i vetmi planet në sistemin tonë diellor në të cilin zhvillohet jeta

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ WC Rufus (1923). "The astronomical system of Copernicus". Popular Astronomy (në anglisht). Vëll. 31. fq. 510. Bibcode:1923PA.....31..510R.
  2. ^ Weinert, Friedel (2009). Copernicus, Darwin, & Freud: revolutions in the history and philosophy of science (në anglisht). Wiley-Blackwell. fq. 21. ISBN 978-1-4051-8183-9.

Lidhje të jashtme

Redakto
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Sistemi diellor.