roman
ROMAN I m. let.
- Vepër letrare e gjatë, zakonisht në prozë, e cila pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh e dukurish nga jeta dhe karaktere, që shtjellohen në zhvillimin e tyre dhe në lidhjet e ndërlikuara me kohën e me jetën e shoqërisë; gjinia letrare që përfshin këto lloj veprash. Roman i gjatë (i shkurtër). Roman shoqëror (historik, epik, psikologjik). Roman kalorësiak (policor, fantastik). Roman në vargje. Autor romanësh. Heroi i romanit. Cikël romanësh. Shkruaj (botoj) një roman.
ROMAN II m. krahin.
- shih SHULËS,~I 1.
ROMAN mb. gjuh.
- Që e ka prejardhjen nga latinishtja popullore dhe që është vazhdimi i saj; neolatin. Gjuhët romane italishtja, spanjishtja, portugalishtja, frëngjishtja, rumanishtja etj.