stihi
STIHI f.
- 1. libr. Dukuri e vrullshme dhe e papërmbajtur, që zhvillohet vetiu dhe që nuk mund të drejtohet sipas dëshirës. Stihitë e natyrës. Nuk e la në mëshirën e stihisë.
- 2. fig. libr. Vrull i brendshëm, forcë shpirtërore e papërmbajtur. Stihia e poetit.
- 3. mit. Figurë e përrallave popullore, e cila përfytyrohet zakonisht si një qenie me krahë, që nxjerr flakë nga goja ose si një gjarpër që ruan thesaret e fshehura nën dhe.
- 4. fig. Njeri ose diçka tjetër me përmasa tepër të mëdha e të parregullta.