Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Johan Volfgang von Gëte

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Infobox shkrimtar Johann Wolfgang Goethe (shqip: Johan Volfgang Gëte) lindi më 28 gusht 1749Frankfurt am Main dhe vdiq më 22 mars 1832WeimarGjermanisë. Në vitin 1782 atij ju dha titulli noblesk "Johann Wolfgang von Goethe". Gëte ishte jo vetëm një penë e zjarrtë e poemës gjermane, por dhe një dramaturg e publicist i disa veprave letrare me tematikë shkencore. Pas vitit 1776 Gëte mori përsiper edhe detyra politike dhe organizative në oborin e Weimarit.

Krijimtaria letrare e Gëtes përmban një numër të konsiderueshëm me poema, poezi, drama, tregime e novela. Perveç tyre ai ka publikuar dhe një numër të shumtë dorëshkrimesh autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore. Një rëndësi të konsiderueshme për letërsinë kanë dhe korespondencat apo shkëmbimet e letrave, gjë të cilën ai e bënte me shumë pasion. Ne krijimtaritë fillestare letrare spikasin idetë e tij demokratikeiluminizmit.

Vlerat e tij si shkrimtar i talentuar u thelluan tek romani i shumëlexuar "Stuhi e vrull", për shkrimin e të cilit Goethe dha kontributin kryesor. Kurse si talent i romantizmit ai u bë gjerësisht i njohur në mbarë Evropën në vitin 1774 me romanin "Vuajtjet e djaloshit Verter". Më vonë Gëte ndryshoi stilin e shkrimeve të tij duke ju referuar idealeve të antikes. Pas viteve 1790 së bashku me Friedrich Schiller ata u bënë përfaqsuesit më të denjë të epokës klasike të Weimarit. Gëte njihet edhe sot si një nga figurat më të shquara të letërsisë gjermane dhe asaj botërore.

Biografia

Johann Wolfgang von Goethe fëmijërinë e tij e kaloi në shtëpinë "Goethe-Haus", e cila ndodhet në rrugën "Großer Hirschgraben" në Frankfurt. Johann Wolfgang ishte njeri i gjithëanshëm, shumë i edukuar e me kulturë të lartë, por edhe i ashpër dhe këmbëngulës, gjë e cila shfaqej jo rallë në mosmarrveshjet që lindnin ndonjeherë brenda familjes.

Shtëpia e Gëtes në Frankfurt
Babai, Johann Caspar Goethe
Mamaja, Catharina Elisabeth Goethe
Johann Wolfgang Goethe (Kartolinë nga një pikturë)
Monumenti Goethe-Schiller (1857)
E dashura, Frederike Brion von Elsas
Charlotte von Stein, e dashura e oborit Weimar
Charlote Buff, figura e romanit "Vuajtjet e djaloshit Werter"
Mentori i Gëtes nga Strasburgu

(1749 - 1765) Frankfurt. Vitet rinore

Babai i tij, Johann Caspar Goethe (* 1710; † 1782), trashëgimtar i një pasurie të madhe, ishte jurist i dipllomuar që nuk e ushtroi ndonjëherë profesionin e tij. Gjatë udhëtimeve të bëra në Francë dhe Itali ai mblodhi njohuri të gjithëanshme. Si pjestar i Këshillit Mbretëror Perandorak ai ishte një nga qytetarët më të nderuar mes banorëve të Frankfurtit. Më vitin 1748 ai u martua me zonjushën 17-vjeçare Catharina Elisabeth Textor. Pas lindjes së fëmijës së tyre të parë Johann Wolfgang pasuan edhe pesë të tjerë, nga të cilët fatkeqsisht vetëm motra e tij një vit më e re Cornelia Schlosser mundi të mbijetojë moshën e fëmijërisë. Marrëdhëniet mes dy fëmijëve ishin të lidhura shumë ngushtë dhe dalloheshin nga fryma e vetëbesimit te njëri-tjetri. Pasuria e babait i mundësoi atyre një jetë më të lehtë e pa vështirësi financiare.

Edhe nëna e tij, Catharina Elisabeth Goethe (* 1731; † 1808) vinte nga një familie e pasur dhe e nderuar e Frankfurtit, babai i së cilës me profesion jurist mbante postin më të lartë në organet e drejtësisë së qytetit. Që në moshë të re ajo dallohej për dëshirën dhe pasionin për jetën e bukur, duke mos ju ndrojtur edhe kontakteve me persona të shquar më të vjetër nga mosha, siç ishte dhe rasti i njohjes dhe martesës me 38-vjeçarin Johann Caspar Goethe.

Prindërit e dy fëmijëve i krijuan atyre të gjitha mundësitë për të kryer një shkollim profesional sa më të avancuar. Johann Wolfgang Goethe vizitoi në vitin 1756 një shkollë publike dy-vjeçare. Më pas babai i tij së bashku me një mësues shtëpie, ashtu siç ishte e zakonshme në atë kohë për familjet e pasura, morrën përsipër edukimin dhe shkollimin privat të tij dhe motrës Cornelia. Shkollimi i tyre u përqendrua kryesisht në fushën e gjuhësisë, ku përveç gjermanishtes mësimdhënia kryej edhe në gjuhët e huaja si frengjisht, anglisht, italisht, latinisht e greqisht. Krahas tyre një vend të rëndësishëm i kushtohej mësimit të lëndëve të shkencave të natyrës, edukimit fetar dhe vizatimit. Johann Wolfgang mësoi të luante veglën muzikore të violinçelës, ai mësoi edhe se si kërcehej nëpër ballo. Kënaqësi i sillte edhe sporti i kalorësimit dhe dyluftimit me shpata.

Gëte pati që në fëmijëri mundësinë të njihet nga afër me letërsinë. Në moshën katër-vjeçare nëna e tij përpara se të flinte i lexonte tekste të marra jo vetëm nga libra për fëmijë, por si besimtare e kishës luteriko-protestante që ishte edhe nga bibla.

Në moshën 11-vjeçare u apasionua pas teatrit. Ndërkohë që Frankfurti në atë kohë ndodhej prej më se shtatë vjet nën pushtimin francez, ai vizitonte rregullisht shfaqjet teatrale.

Në fundin e vitit 1753 gjyshja i dhuron Gëtes për Festën e Krishtlindjeve një teatër kukllash. I apasionuar pas kësaj ai e mësoi pjesën teatrale në një kohë shumë të shkurtër përmendësh. Ai ndjente një kënaqësi të veçantë kur e shfaqte këtë pjese teatrale para shokëve të tij bashkëmoshatarë. Sipas thënieve të vogëlushit Gëte, shenjat e para tipike dalluese të fantazisë së tij letrare dëshmohen në talentin që vetë ai kishte, për të sajuar përralla të mrekullueshme, pas dëgjimit të së cilave shokët e tij mbeteshin me gojë hapur.

Në shtëpinë e Gëtes ishte krijuar kushtet dhe mundësia që të lexohej shumë, kjo falë bibliotekës së babait të tij, e cila numëronte rreth dymijë libra e vëllime të tematikave të shumta. Kështu midis të tjerave Gëte qysh në moshë të vogël u njoh me përmbajtjen e librit popullor të Dr. Faust.

Në periudhën e luftës shtatë vjeçare që zgjati nga 1759 deri në 1761 në shtëpine e Gëtes ishte strehuar një oficer francez. Është pikërisht njohja me këtë oficer e më pas edhe me trupën e aktorëve që kishin bashkëudhëtuar me të, që bën të mundur përballjen fillestare të Gëtes me literaturën franceze të dramës.

Studimet dhe krijimet e para poetike

(1765 – 1768) Leipzig

Në moshën 16 vjeçe Gëte nisi studimet e drejtësisë në Leipzig, qytet ky që përkundrejt Frankfurtit të atëhershëm konservativ dallohej për botën më të hapur dhe më elegante të kulturës njerëzore. Përkrah studimeve universitare të juridikut, ai vizitoi me zell e pasion të dukshëm edhe ligjëratat e mbajtura mbi poezinë nga të shumënjohurit Johann Christof Gottsched dhe Christian Fuerchtegott Gellert, prej të cilave ai nuk mendohet të ketë mbetur mjaft i kënaqur. Tre vitet studimore në Leipzig ishin nga njëra anë pak emocionale për poetin e ardhshëm, mirëpo nga ana tjetër ato ishin frymëzuese, pasi ai u njoh me bakërpunuesin Adam Friedrich Oeser, miqësia me të cilin i dha mundësinë të merrte orë vizatimi te teoriku i artit klasik Johann Joachim Winkelmann.

Gjatë kohës së tij në Leipzig ai njeh edhe dashurinë e tij të madhe zonjushën Käthchen Schönkopf, një marrëdhënie kjo e pak a shumë e shkurtër me vajzën e një pronari restoranti ku Gëte shkonte për të ngrënë drekën. Pikërisht në këtë përjetim emocional bazohet dhe subjekti i dramës së tij të parë "Die Laune des Verliebten" ("Tekat e të dashuruarit"), (it.: "Il capriccio dell'innamorato"]).

(1768 – 1771) Frankfurt dhe Straßburg

Në vitin 1768 Gëte e pushton një krizë e rëndë psikollogjiko-fizike, që e nxiti të kthehej në Frankfurt për të pushuar në shtëpinë e tij. Gjatë kësaj periudhe nga mjeku i tij Johann Friedrich Metz iu zgjua dëshira për të bërë zbulime të natyrës.

Gjatë Festave të Pashkëve në vitin 1770 Gëte për të dytën herë ndryshon vendbanimin e tij për ti vazhduar studimet në Strasburg. Ky qytet ishte për të një fillim krejtësisht i ri. Ai këtu krahas studimeve të juridikut ndoqi edhe ato të mjekësisë dhe të shkencave natyrore. Ai në Strasburg u njoh me njerëz shumë të rëndësishëm për zhvillimin e tij të mëtejshëm. Po ashtu qyteti i la mbresa të thella për arkitekturën gotike që kishte filluar t'i rrënjosej në shpirt.

Takimi i tij më i rëndësishëm ishte ai me letrarin Jochan Gottfried Herder. Ai e njoftoi Gëten me mendimet filozofike antiracionale të filozofit Johann Georg Hamann, ishte i fascinuar nga Shekspiri si dhe Ossiani dhe ia zgjoi kureshtjen për estetikën e poezisë popullore. Në Strasburg u njoh me mjekun dhe shkrimtarin Johann Heinrich Jung-Stilling si dhe me dramaturgun Jakob Michael Reinhold Lenz.

Pos këmbimit intelektual për Gëten, gjatë kohës që kaloi në Strasburg, ishte edhe dashuria që kishte për Frederike Brion, nga Sasenheim. Nga kjo kohë poezitë më të njohura të tija janë Abschied (Lamtumirë), Mailied (Këngë Maji) dhe Heidenroslein. Mirëpo idilin e këtij vendi pra Sasenheim nuk e bëri që dhe të lidhet për atë vend, atë e bëri që edhe më tej të vazhdonte të mblidhte njohuri të reja dhe të gjente një punë me përgjegjësi. Më 4 Gusht 1771 Gëte përfundoi studimet me një licencë për të drejtat si dhe pastaj u kthye në Frankfurt. Kontakti me Frederike Brion vazhdoi me letra.

Koha Stuhi e Vrull

(1771 - 1775) Frankfurt, Wetzler

Në vendlindjen e tij Gëte u bë avokat ku dhe punoi rreth katër vitesh. Mirëpo edhe tutje u angazhua intensivisht rreth letërsisë, kështu që gjatë vitit 1771 shkroi fjalimin programatike mbi ditën e Shekspirit. Në vitin 1972 Gëte shkoi si praktikant në Wetzler për t'i zgjeruar njohurit e tija lidhur me juridikun. Këtu u shoqërua me sekretarin diplomatik Johann Christian Kestner dhe bashkëshorten e tij Charlotte Buff. Simpatia e tij për Lotten dita ditës zgjoheshte dhe kaloi deri në pasion, kështu që sërish kah shtatori u kthye në Frankfurt, me qëllimin që situata e tyre të mos eskalonte më tej. Kjo përvojë e një dashurie e paqenë ishte dhe si substrakt për veprën e tij të dytë më të madhe të Gëtes, pra të romanit Vuajtjet e djaloshit Verter, e që në shtyp doli në vitin 1774. Me këtë roman dhe me dramën Goetz von Berlichten, e cila, po në të njejtin vit doli në botim përmbledhja e dytë dhe 24-vjeçari Gëte i solli që të korrte një sukses të madh.

Pas një viti Gëte u fejua me Lili Schönemann, vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçe e një tregtarit nga Frankfurti. Përkundër asaj që lidhja e tyre dukeshte të ishte e lumtur, Gëte kishte frikën të jetë ngushtë i lidhur me jetën qytetare 'pra në lumturi familjare'. Pas një udhëtimi me Grafen StolberZvicër u shkurorëzua nga bashkëshortja e tij, si pasojë për t`iu përgjigjur ftesës së Hercogit Karl August von Sachsen Wiemer Eisenach.

(1775 – 1786) Weimar, Faza I

Më 7 nëntor 1775 Gëte sërish u kthye në Weimer, ku ai – me ndërprerje të gjatë, nga udhëtimi i tij italian – mbeti për tërë jetën e tij aty. Hercogu Karl August ishte tetëmbëdhjetë vjeçar dhe sapo kishte marrë regjimin përsipër; Rezidenca e tij Weimer ishte një strofull prej rreth 6.000 banorë. Hercogu i ri nuk ishte ndonjë monarkist; Ai kishte interesimin më shumë për ushtrinë dhe për gjueti se sa për letërsinë. Por megjithatë Karl August dhe Gëte u bënë miq shumë të afërt.

Në vitin 1776 për nder të Gëtes në Weimer erdhi dhe mentori i tij nga Strazburgu Johann Gottfried Herder. Në qershor po të këtij viti Gëte hyri formalisht në këshillin legjionar në Weimer, në shtator 1778 u zgjodh këshilltar i qytetit (25 vite më vonë u zgjodh vërtet këshilltar, ekscellent dhe ministër). Ai që në fillim e pat marrë me seriozitet qeverisjen, e që më së paku pritet nga një poet i ri.

Takimi me Charlotte von Stein ishte një nga sprovat më të rëndësishme për zhvillimin e personalitetit të Gëtes. Të dhënat poetike janë në dramën Iphigenie auf Tauris, shkruar në shkurt dhe mars të vitit 1779 – gjegjësisht ishte e vetmja vepër madhore e krijuar gjatë kohës fillestare në Weimer. Më pas, si ndër veprat e tjera të rëndësishme me radhë vijnë drama Die Geschwister si dhe Hymne Harzreise të shkruar në dimër. Po ashtu edhe vjershat si An den Mond dhe Wanderes Nachtlied gjithashtu i takojnë kësaj kohe. Njëherit edhe studimet shkencor natyrore të Gëtes morën një formë serioze dhe në vitin 1784 zbuloi ashtin ndërmjetësor të filqisë së njeriut.

Por shpesh e zinin krizat shpirtërore, ndoshta ngase Gëte e ndjente, se si forcat e tija po kalonin ndërmjet punës dhe jetës sipërfaqësore. Po ashtu edhe mos prezenca e kontaktit me zonjën nga Stein e bënte që qëndrimi i tij të jetë i padurueshëm në oborr. Kështu që e luti Hercogun t`i jepte një pushim për një kohë të pacaktuar dhe shkoi, pa ia besuar Charlottes asnjë fjalë lidhur me planet e tija, më 3 shtator 1786 tinëzisht nisi udhëtimin e tij të gjatë për në Itali.

(1786 - 1788) Itali

Në Itali, ku dhe ai vet shprehet se – për herë të parë dhe vetëm një herë në gjithë jetën e tij është ndjerë vërtet sikur të ishte në shtëpi, para se gjithash e fascinonte Antika; Kurse arti dhe arkitektura e renesancës dhe e barokut nuk i bënte aq përshtypje. Si antike e ndjente edhe të dashurën romake të tij, e që më vonë e shkruan në elegjinë Römischen Elegien, ku e këndon si 'Faustina' – takimi me të e përshkruan si një barazim erotik në jetën e tij, asaj kohe ka qenë diku fund viteve të tridhjetat. Në 'Faustina' romake, Gëte gjeti për herë të parë në lidhjen e tij një harmoni shpirtërore dhe mendore. Një harmoni e cila më vonë ishte dhe si një rrugë për estetikën e re të tij klasike.

Gëte në Itali vizatonte shumë si dhe kujdesej intensivisht për piktorët gjerman që jetonin atje, ndër tyre ishin Johann Heinrich Wilhelm Tischbein dhe me shumë të njohurën e asaj kohe Angelika Kauffmann. Por studimet shkencor natyrore si dhe letërsinë nuk i anashkaloi

Në Palermo mendonte të kishte zbuluar një bimë shumë të vjetër, dhe në ndërkohë shkruante një përmbledhje të re të Iphigenie in Jamben, përfundoi me Egmont dhe punonte në Tasso, ku dhe i shprehi në mënyrë artistike përjetimet e tija me Charloten von Stein.

(1788 - 1794) Weimar, Faza II

Pas gjysmë viti, të vitit 1788, Gëte kthehej në Weimer. Miqtë e vjetër, dhe Z-nja Stein e pritën ftohtë Gëten. Por megjithatë, ai sërish dashurohet: në Christiane Vulpius, një vajzë 23 vjeçe prej një familje mesatare. Dhe më pas ajo do të bëhej bashkëshortja e tij, pa e bërë Gëte kurorëzimin legal mes vete. »Jam i martuar, por jo përmes mënyrës ceremoniale«, kështu komentonte ai. Pas kthimit të tij si nënpunës shtetëror, Gëte sërish u mor me gjërat artistike si dhe shkencorë. Ai në vitin 1790 shkroi shkrimin Metamorfoza e bimëve, dhe intensivisht merrej me studimet mbi eshtrat. Revolucionin Francez, Gëte e shikonte shumë më ndryshe krahas Wieland, Klopstock, Herder ose Schiller-i, ai që në fillim e shihte me plot skepticizëm situatën.

Krijimtaria letrare

Poezi, këngë dhe balada

  • Geistesgruß (Poezi"Përshëndetje Shpirtit"), 1774 Burg Lahneck
  • In allen guten Stunden (Në të gjitha orët e mira), 1775
  • Der Erlkönig (Baladë "Mbreti ERL"), 1782
  • Xenien (Poezi , së bashku me Friedrich Schiller), 1796
  • Die erste Walpurgisnacht (Baladë, nga Felix Mendelssohn Bartholdy në formë të kantateve për soli, kor dhe orkestër), 1799
  • Vom Sänger hat man viel erzählt (Poezi kushtuar një këngëtarit"Për këngëtar tregojn shumë"), 1815
  • Wenn die Liebste zum Erwidern (Poezi kushtuar heshtjes), 1816
  • West-östlicher Divan (Poezi"Divani lindor-perëndimor), 1819

Drama

  • Die Laune des Verliebten, shkruar më 1768, u shtyp më 1806
  • Die Mitschuldigen , u shkrua më 1769, u shtyp më 1787
  • Götz von Berlichingen mit der eisernen Hand , 1773
  • Prometheus (Poezi), 1774
  • Neueröffnetes moralisch-politisches puppenspiel, 1774
  • Ein Fastnachtsspiel von Pater Brey, 1774
  • Jahrmarktsfest zu Plundersweilern, 1774
  • Götter, Helden und Wieland, 1774
  • Clavigo , 1774
  • Egmont, u shkrua më 1775, në shtyp 1788
  • Erwin und Elmire, 1775
  • Stella, 1776
  • Der Triumph der Empfindsamkeit , 1777
  • Iphigenie auf Tauris, formë proze më 1779, u shtyp më 1787
  • Torquato Tasso, prej 1780, u shtyp më 1790
  • Faust. Një fragment, 1790
  • Der Groß-Cophta , 1792
  • Der Bürgergeneral , 1793
  • Faust. Një tragjedi ( përputhet me pjesën e parë të Faustit), prej 1797, u shtyp nën këtë titull më vitin 1808
  • Mahomet, përkthimi dhe përpunimi i tragjedisë nga Volteri më vitin 1802.
  • Die natürliche Tochter, 1804
  • Pandora (Festspiel), u shkroi më 1807/08, u shtyp më 1817
  • Faust II. (Pjesa e dytë e Faustit), 1833

Romane dhe Novela

  • Die Leiden des jungen Werthers (Roman-letre), 1774, Botimi i dytë 1787
  • Wilhelm Meisters theatralische Sendung (Roman), prej 1776, u shtyp më 1911
  • Unterhaltungen deutscher Ausgewanderten (Kuadër rrëfimi), 1795
  • Wilhelm Meisters Lehrjahre, 1795/96 (Tekst)
  • Novelle, prej 1797
  • Wilhelm Meisters Wanderjahre (Roman), prej 1807, u shtyp më 1821, ribotim më 1829 (Tekst)
  • Die Wahlverwandtschaften, 1809 (Tekst)

Përkthime

  • Das Leben des Benvenuto Cellini (Përkthim), 1797
  • Mahomet, Përkthim dhe përpunim të tragjedisë nga Volteri, 1802

Përkthime në shqip

  • Vuajtjet e djaloshit Verter, (Die Leiden des jungen Werthers) Onufri, 2004
  • Fausti, INFOBOTUES
  • Kënga e udhëtarit në shtërngatë, (The Song of Walker on the Storm), Johan V. Gëte, TOENA

Shënime dhe aforizma

  • Maximen und Reflexionen, 1833

Shkrime estetike

Shkrime shkencore

  • Über den Zwischenkiefer der Menschen und der Tiere, 1786
  • Beiträge zur Optik (2 Vëllime), 1791/92
  • Zur Farbenlehre , 1810

Fjalime

  • Einleitung zu den Trauerreden (freimaurerische Trauerrede zum Ableben des Meisters vom Stuhl Ridel), 1821
  • Rede zum brüderlichen Andenken Wielands (freimaurerische Trauerrede), von Goethe vorgetragen am 18. Februar 1830
  • Dem würdigen Bruderfeste: „Fünfzig Jahre sind vorüber“ (poetischer Dank für eine Ehrenurkunde seines fünfzigjährigen Maurerjubiläums), 1830

Proza autobiografike

  • Aus meinem Leben. Dichtung und Wahrheit (4 Vëllime), 1811–33
  • Italienische Reise, 1816/17
  • Kampagne in Frankreich (Raport), 1822

Të tjera

  • Römische Elegien, 1788–90
  • Venezianische Epigramme, 1790
  • Die guten Weiber, 1817

Lidhje të jashtme

Referencat