Ahqami
Appearance
(Përcjellë nga Ahkami)
Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
Ahqami, shumës ahqamet (arabisht: aḥkām أحكام "provisionët", pluraliteti nga ḥukm حُكْم) janë rregulla të posaçme kuranore apo sheriatike. Urdhërimet e Sheriatit i ndajnë urdhërimet në "5 vendime" (al-aḥkām al-khamsa): e detyrueshme (farz/vaxhib), e këshillueshme (mustehab/mandub), e lejueshme (mubah), e papëlqyeshme (mukrah) dhe e ndaluar (haram).
Pesë vendimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Urdhërimet sheriatike i ndajnë vendimet në pesë lloje:
- Farzi / vaxhibi - e detyrueshme. Konsiderohet farz namazi, haxhi, falja e xhenazes dhe t'i kthesh selamin atij që ta jep;
- Mustehab / mandub - e këshilluar. Konsiderohet mustehab sadakaja, të rruarit të qimeve të trupit dhe të dhënit selam;
- Mubah - neutrale, që nuk përfshin gjykimin e Zotit;
- Mekruh - të papëlqyeshme, të shkëshilluara. Të tilla konsiderohen divorci, fyerjet, të ngrënit hurdha para se të shkohet në xhami, përdorimit me tepri të ujit për abdes;
- Haram - të ndaluara. Të tilla konsiderohen zinaja, ribaja, konsumi i ushqimeve të ndaluara, etj;
Përbën gjynah ose krim të kryerit një veprim të ndaluar apo të mosbërit një veprim të detyruar.
Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Θρησκειολογικό Λεξικό: Λήμματα σελ. 482, academia.edu