Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Biotopet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shembull i biotopit për bimën Allium narcissiflorum

Biotopet ( greq. bios - jetë dhe topos - vend) janë mjedise në të cilat jetojnë organizmat. Biotopet themelore janë: tokësore, ujore dhe ajrore (në atmosferë).

Me ndarje tjetër biotopi tokësor ndahet në sipërfaqësorë, nëntokësor (në Tokë) dhe i shpellave, kurse biotopi ujor ndahet në ujëra të ëmbla dhe detare.

Biotopi detar,varësisht nga thellësia , ndahet në : litoral (pranëbregdetar) deri në 200 m thellësi, batial - prej 200 dri 3000 m, dhe abisal - mbi 3000 m thellësi.

Në çdo biotop jetojnë organizmat përkatës, që u janë përshtatur kushteve jetësore në mjedisin përkatës dhe dallohen prej organizmave të biotopit tjetër.