Budapesti
Budapesti | |
---|---|
Kryeqyteti i Hungarisë Magyarország fővárosa | |
Nofkat: Zemra e Evropës, Mbretëresha e Danubit, Perla e Danubit, Kryeqyteti i Lirisë, Kryeqyteti i Spave dhe Banjave Termale, Kryeqyteti i Festivaleve | |
Koordinatat: 47°29′33″N 19°03′05″E / 47.49250°N 19.05139°E | |
Shteti | Hungaria |
Rajoni | Hungaria Qendrore |
Bashkimi i Budës, Pestit dhe Óbuda | 17 nëntor 1873 |
Qeveria | |
• Lloji | Mayor – Council |
• Trupi | Bashkia metropolitane e Budapestit |
• Kryetari | Gergely Karácsony (Dialogu për Hungarinë) |
Sipërfaqja | |
• Kryeqytet | 525,2 km2 (202,8 sq mi) |
• Sipërfaqe urbane | 2.538 km2 (980 sq mi) |
• Metro | 7.626 km2 (2.944 sq mi) |
Lartësia mbidetare | Më e ulëta (Danubi) 96 m Më e larta (Kodra János) 527 m (315 deri 1.729 ft) |
Popullsia | |
• Kryeqytet | 1.752.286[1] |
• Dendësia | 3.388/km2 (8.770/sq mi) |
• Popullsia urbane | 2.997.958[5] |
• Metro | 3.011.598[4] |
Emri i banorëve | Budapester, budapesti (Hungarisht) |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 1011–1239 |
Prefiksi | 1 |
Kodi ISO 3166 | HU-BU |
Kodi NUTS | HU101 |
HDI (2018) | 0.901[9] – very high |
Faqja zyrtare | BudapestInfo Official Government Official |
Budapesti është kryeqyteti i Hungarisë. Si qyteti më i madh i Hungarisë, ai shërben si qendra kryesore politike, kulturore, tregtare, industriale dhe e transportit. Në 2009, Budapesti kishte 1.712.210 banorë, një rënie nga kulmi që u arrit në mesin i viteve 1980 prej 2.1 milion. Si zonë metropolitane Budapesti ka 3.271.110 banorë. Qyteti mbulon një sipërfaqe prej 525 kilometra katrorë brenda kufijve të tij. Budapesti u bë një qytet i vetëm që përfshin të dy brigjet e lumit Danub pas bashkimit më 17 nëntor 1873 të qyteteve Buda dhe Obuda të bregut të djathtë (perëndimor) të lumit Danub, me qytetin Pest që ndodhet në bregun e majtë (lindor) të lumit.
Aquincum, fillimisht një vendbanim Celtic, ishte paraardhësi i drejtpërdrejtë i Budapestit, duke u bërë kryeqytet i provincës romake të Panonias së Poshtme. Hungarezët arritën në këto territore në shekullin e 9-të. Vendbanimi i tyre i parë u e rrëmbye nga Mongolët në 1241-42. Qyteti i rithemeluar u bë një nga qendrat e kulturës së Rilindjes humaniste në shekullin e 15-të. Pas Betejës së Moháçit (Mohács) dhe gati 150 vjet të sundimit osman, zhvillimi i rajonit hyri në një fazë të re të prosperitetit në shekujt e 18 dhe 19, dhe Budapesti u bë një qytet global pas bashkimit në vitin 1873. Ai gjithashtu u bë kryeqytet i dytë i Austro-Hungarisë, një fuqi e madhe që u shpërbë në 1918. Budapesti ishte pika qendrore e Revolucionit hungarez të 1848, Republikës Sovjetike Hungareze të 1919-ës, Operacionit Panzerfaust më 1944, Betejës së Budapestit të vitit 1945, dhe Revolucionit Hungarez të 1956-ës.
Budapesti konsiderohet si një nga qytetet më të bukura në Evropë. Pjesa e përcaktuar nga UNESCO si Trashëgimi Botërore përfshin brigjet e Danubit, Lagjen Kalaja e Budës, Bulevardin Andrássy, Sheshin e Heronjve dhe hekurudhën nëntokësore Millenium, e dyta më e vjetër në botë. Të tjera përfshijnë një total prej 80 burime gjeotermale, sistemi i ujërave termike shpellore më i madh në botë, sinagoga e dytë më e madhe, dhe godina e Parlamentit e treta më e madhe.
Budapesti konsiderohet si një qendër e rëndësishme në Europën Qëndrore. Ai renditet i treti (nga 65 qytete) në Indeksin e Tregjeve të Mastercard (2008), dhe renditet si qyteti më i përshtatshëm për të jetuar i Europës Qendrore / Lindore në indeksin e cilësisë së jetës së EIU (Economist Intelligence Unit) për vitet 2009 dhe 2010. Budapesti është renditur gjithashtu si "vendin i shtatë më idilik i Europës për të jetuar" nga "Forbes". Ai tërheq rreth 20 milionë vizitorë në vit. Selia e Institutit Europian të Novacionit dhe Teknologjisë (EIIT) dhe zyra e parë e CIPA (China Investment Promotion Agency) ndodhen në Budapest.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Population by type of settlement – annually" (në hungarisht). Zyra Qendrore e Statistikave të Hungarisë. 12 prill 2016. Marrë më 12 prill 2016.
- ^ "The Municipality of Budapest (official)" (në anglisht). 11 shtator 2014. Marrë më 11 shtator 2014.
- ^ "Budapest". Encyclopædia Britannica (në anglisht). 11 shtator 2014. Marrë më 11 shtator 2014.
- ^ "Metropolitan Area Populations" (në anglisht). Eurostat. 21 tetor 2019. Marrë më 18 nëntor 2019.
- ^ "Functional Urban Areas – Population on 1 January by age groups and sex – 2019" (në anglisht). Eurostat. 2020. Marrë më 18 nëntor 2019.
- ^ "Best view in Budapest from the city's highest hilltop" (në anglisht). stay.com – Budapest. 11 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2010. Marrë më 11 shtator 2014.
- ^ "Gazetteer of Hungary, Hungarian Central Statistical Office, 2012" (PDF) (në hungarisht). Marrë më 2 tetor 2013.
- ^ "Budapest City Review" (në anglisht). Euromonitor International. dhjetor 2017. Marrë më 8 maj 2014.
- ^ "Sub-national HDI - Subnational HDI - Global Data Lab". globaldatalab.org (në anglisht).
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Hungarisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |