Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Edukata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Edukimi)

Edukata (si term rrjedh nga gjuha latine: educatio - edukatë, rritje; anglisht: parenting; gjermanisht: erziehung)[1] si nocion dhe proces, është veprimtari e organizuar që merr pjesë në zhvillimin e cilësive pozitive të njeriut, duke i harmonizuar marrëdhëniet shoqërore dhe individuale.[2]

Në fjalorin elektronik të gjuhës shqipe edukata përkufizohet kështu:

1. Tërësia e vetive a e cilësive shpirtërore, mendore e fizike, e shprehive kulturore etj. (botëkuptimi, vetitë morale, tiparet e karakterit e të vullnetit, zakonet, shijet etj.), që fiton njeriu nën ndikimin sistematik të shkollës, të familjes e të shoqërisë dhe duke mësuar e punuar; formimi i përgjithshëm e i veçantë i njeriut. Edukatë e shëndoshë. Edukatë morale (politike, ushtarake). Edukatë familjare. Edukatë shkollore. Edukatë estetike (muzikore, shëndetësore). U japim fëmijëve edukatën e punës.

2. Sjellje e njerëzishme. Njeri me (pa) edukatë. Ka edukatë (të mirë). I mungonte edukata. I është bërë edukatë.

  • Edukatë fizike lëndë mësimore që bëhet në shkollë për t'i formuar nxënësit e studentët nga ana fizike, për t'i bërë të aftë për punë dhe për mbrojtje. Edukatë moralo - politike lëndë mësimore që zhvillohet në shkollën tetëvjeçare për ta formuar nxënësin nga ana morale e politike.[3]

Fjalorin e pedagogjisë edukata përkufizohet si, "një nga kategoritë kryesore të pedagogjisë; veprimtari e vetëdijshme dhe e organizuar, përmes së cilës shoqëria dhe vetë i edukuari ndikojnë për zhvillimin e forcave fizike dhe shpirtërore të individit, për ta formuar atë në mënyrë të gjithanshme."[4]

Koncepti edukatë është kategori primare e teorisë pedagogjike, e cila përfshin në vete edhe konceptet arsim dhe mësim

 Commons: Edukimi – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  1. ^ Si term ekuivalent në gjuhën angleze është marrë fjala Parenting, (Shih), gjersa për termin në gjuhën shqipe Arsim është marrë fjala angleze Education, (Shih).
  2. ^ Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 267
  3. ^ Fjalori i gjuhës së sotme shqipe
  4. ^ Shefik Osmani:Fjalor i pedagogjisë, "8 Nëntori", Tiranë, 1983, fq. 164 OCLC 254579414