Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Endometrioza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Endometrioza
Endometrioza siç shihet gjatë kirurgjisë laparoskopike
SpecialitetGjinekologjia Edit this on Wikidata
SimptomatDhimbje e legenit, infertilitet[1]
Fillimi30–40 vjeç[2][3]
KohëzgjatjaAfatgjatë[1]
Shkaktar(ë)I panjohur[1]
Faktor rrezikuesHistoria familjare[2]
Metoda diagnoztifikueseBazuar në simptoma, imazheria mjekësore, biopsi e indit[2]
ParandalimiPilula për kontrollin e lindjes të kombinuara, aktiviteti fizik, shmangia e alkoolit dhe e kafeinës[2]
TrajtimiNSAID-të, pilulat për kontrollin e lindjes në vazhdimësi, pajisje intrauterine me progestogjen, ndërhyrja kirurgjikale[2]
Shpeshtësia10% e femrave në moshë riprodhuese[4]
Vdekje~100 individë (në vitin 2015)[5]
Endometrioza
Endometriosis as seen during laparoscopic surgery
SpecialitetGjinekologjia Edit this on Wikidata
SimptomatPelvic pain, infertility[1]
Fillimi30–40 years old[2][3]
KohëzgjatjaLong term[1]
Shkaktar(ë)Unknown[1]
Faktor rrezikuesFamily history[2]
Metoda diagnoztifikueseBased on symptoms, medical imaging, tissue biopsy[2]
ParandalimiCombined birth control pills, exercise, avoiding alcohol and caffeine[2]
TrajtimiNSAIDs, continuous birth control pills, intrauterine device with progestogen, surgery[2]
Shpeshtësia10% reproductive age females[4]
Vdekje~100 (2015)[5]


Endometrioza është një gjendje në të cilën qeliza të ngjashme me qelizat në endometrium, një shtresë e indit që normalisht mbulon pjesën e brendshme të mitrës, rriten jashtë saj.[4] Kjo ndodh më shpesh në vezore, tubat fallopianë dhe indet rreth mitrës dhe vezoreve; megjithatë, në raste të rralla mund të shfaqet edhe në pjesë të tjera të trupit.[2] Simptomat kryesore janë dhimbja e legenit dhe infertiliteti.[1] Gati gjysma e individëve të prekur kanë dhimbje kronike të legenit, ndërsa në 70% të rasteve dhimbja shfaqet gjatë menstruacioneve.[1] Po ashtu, është e zakonshme edhedhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale.[1] Infertiliteti shfaqet në gjysmën e grave të prekura.[1] Simptomat më pak të zakonshme përfshijnë simptomat urinare ose ato që përfshijnë zorrët.[1] Rreth 25% e grave nuk kanë simptoma.[1] Endometrioza mund të ketë efekte sociale dhe psikologjike.[6]

Shkaku i endometriozës nuk është plotësisht i qartë.[1] Faktorët e rrezikut përfshijnë historinë familjare me këtë gjendje.[2] Zonat e endometriozës i nënshtrohen gjakderdhjes çdo muaj, duke çuar në inflamacion dhe në krijimin e shenjave.[1][2] Rritjet për shkak të endometriozës nuk konsiderohen kancer.[2] Diagnoza bazohet kryesisht në simptoma kombinuar me imazherinë mjekësore;[2] megjithatë, biopsia është metoda më e sigurt e diagnozës.[2] Shkaqe të tjera të simptomave të ngjashme përfshijnë sëmundjen inflamatore të legenit, sindromën e zorrës së irrituar, cistitin intersticial dhe fibromialgjinë.[1] Endometrioza shumëherë diagnostikohet gabim dhe grave u thuhet shpesh gabimisht se simptomat e tyre janë të parëndësishme ose normale.[6]

Të dhënat paraprake sugjerojnë se përdorimi i kontraceptivëve oral të kombinuar redukton rrezikun e endometriozës.[7][2] Aktiviteti fizik dhe shmangia e sasive të mëdha të alkoolit mund të jenë gjithashtu faktorë parandalues.[2] Nuk ka kurë për endometriozën, por një numër trajtimesh mund të përmirësojnë simptomat.[1] Kjo përfshin ilaçet kundër dhimbjeve, trajtimet hormonale ose kirurgjinë.[2] Ilaçi që rekomandohet për dhimbjen është zakonisht një ilaç anti-inflamator jo-steroid (NSAID), siç është naprokseni.[2] Marrja në vazhdimësi e përbërësit aktiv të pilulës së kontrollit të lindjes ose përdorimi i një pajisjeje intrauterine me progestogjen mund të jetë po ashtu e dobishme.[2] Agonisti i hormonit që çliron gonadotropinë (agonisti i GnRH) mund të përmirësojë aftësinë e femrave që nuk mund të mbeten shtatzënë.[2] Heqja kirurgjikale e endometriozës mund të përdoret për të trajtuar ata individë, simptomat e të cilëve nuk mund të menaxhohen me trajtime të tjera.[2]

Endometrioza prek rreth 10% të femrave në moshë riprodhuese.[4] Sipas një vlerësimi, 10.8 milionë njerëz janë prekur globalisht që prej vitit 2015.[8] Burime të tjera përllogarisin se rreth 6-10% e grave janë të prekura.[1] Endometrioza është më e zakonshme te femrat në të tridhjetat dhe të dyzetat; megjithatë, ajo mund të nis te vajzat që në moshën tetëvjeçare.[2][3] Endometrioza nuk shkakton një numër të lartë vdekjesh.[9] Endometrioza u përcaktua për herë të parë si një gjendje e veçantë në vitet 1920.[10] Më përpara, endometrioza dhe adenomioza konsideroheshin së bashku.[10] Është e paqartë se kush ishte i pari që e karakterizoi këtë sëmundje.[10]

  1. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q Bulletti C, Coccia ME, Battistoni S, Borini A (gusht 2010). "Endometriosis and infertility". Journal of Assisted Reproduction and Genetics (në anglisht). 27 (8): 441–7. doi:10.1007/s10815-010-9436-1. PMC 2941592. PMID 20574791.
  2. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x "Endometriosis". womenshealth.gov (në anglisht). 13 shkurt 2017. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2017. Marrë më 20 maj 2017.
  3. ^ a b c McGrath, Patrick J.; Stevens, Bonnie J.; Walker, Suellen M.; Zempsky, William T. (2013). Oxford Textbook of Paediatric Pain (në anglisht). OUP Oxford. fq. 300. ISBN 9780199642656. Arkivuar nga origjinali më 2017-09-10.
  4. ^ a b c d WHO Classification of Tumours Editorial Board, red. (2020). "2. Endometriosis and related conditions". Female genital tumours: WHO Classification of Tumours (në anglisht). Vëll. 4 (bot. 5th). Lyon (France): International Agency for Research on Cancer. fq. 170–173. ISBN 978-92-832-4504-9. Arkivuar nga origjinali më 2022-06-17. Marrë më 2022-06-24.
  5. ^ a b Wang H, Naghavi M, Allen C (tetor 2016). "Global, regional, and national life expectancy, all-cause mortality, and cause-specific mortality for 249 causes of death, 1980-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet (në anglisht). 388 (10053): 1459–1544. doi:10.1016/S0140-6736(16)31012-1. PMC 5388903. PMID 27733281.{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  6. ^ a b Culley L, Law C, Hudson N, Denny E, Mitchell H, Baumgarten M, Raine-Fenning N (1 nëntor 2013). "The social and psychological impact of endometriosis on women's lives: a critical narrative review". Human Reproduction Update (në anglisht). 19 (6): 625–39. doi:10.1093/humupd/dmt027. PMID 23884896.
  7. ^ Vercellini P, Eskenazi B, Consonni D, Somigliana E, Parazzini F, Abbiati A, Fedele L (1 mars 2011). "Oral contraceptives and risk of endometriosis: a systematic review and meta-analysis". Human Reproduction Update (në anglisht). 17 (2): 159–70. doi:10.1093/humupd/dmq042. PMID 20833638.
  8. ^ Vos, Theo; Allen, Christine; Arora, Megha; Barber, Ryan M.; Bhutta, Zulfiqar A.; Brown, Alexandria; Carter, Austin; Casey, Daniel C.; Charlson, Fiona J.; Chen, Alan Z.; Coggeshall, Megan; Cornaby, Leslie; Dandona, Lalit; Dicker, Daniel J.; Dilegge, Tina (tetor 2016). "Global, regional, and national incidence, prevalence, and years lived with disability for 310 diseases and injuries, 1990-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet (në anglisht). 388 (10053): 1545–1602. doi:10.1016/S0140-6736(16)31678-6. PMC 5055577. PMID 27733282. {{cite journal}}: |display-authors=29 i pavlefshëm (Ndihmë!)
  9. ^ GBD 2013 Mortality and Causes of Death Collaborators (janar 2015). "Global, regional, and national age-sex specific all-cause and cause-specific mortality for 240 causes of death, 1990-2013: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2013". Lancet (në anglisht). 385 (9963): 117–71. doi:10.1016/S0140-6736(14)61682-2. PMC 4340604. PMID 25530442.
  10. ^ a b c Brosens I (2012). Endometriosis: Science and Practice (në anglisht). John Wiley & Sons. fq. 3. ISBN 9781444398496. Arkivuar nga origjinali më 2021-02-27. Marrë më 2020-08-04.