Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Ganabhabani

Coordinates: 23°45′54″N 90°22′23″E / 23.7651°N 90.373°E / 23.7651; 90.373
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ganabhabani
গণভবন
Porta e Ganabhabanit
Informacion i përgjithshëm
TipiRezidencë
VendndodhjaSher-e-Bangla Nagar, Ramna, Dhaka
Shteti Bangladeshi
Koordinatat23°45′54″N 90°22′23″E / 23.7651°N 90.373°E / 23.7651; 90.373
PronarQeveria e Bangladeshit

The Ganabhaban (bengalisht: গণভবন, d.mth. Shtëpia e Popullit) është rezidenca zyrtare e kryeministrit të Bangladeshit, i vendosur në këndin verior të Asamblesë Kombëtare të Parlamentit në Sher-e-Bangla Nagar, Dhaka.[1] Pas pavarësisë, Sheikh Muxhibur Rahman punoi në Bangabhaban, që ndodhet në Shëtimoren Dilkusha.[2]

Pamje e brendshme e Ganabhabanit gjatë një takimi zyrtar në 2023

Kryeministrja Sheikh Hasina u vendos në Ganabhaban më 6 mars 2010, më shumë sesa një vit pasi ishte zgjedhur.[1] Hasina u zhvendos nga Sudha Sadani në Jamuna State Guest House në shkurt 2009 me këshillën e agjensive të inteligjencës dhe Forcës Speciale të Sigurisë.[3] Ajo po qëndronte te Shtëpia Shtetërore e Mysafirëve në Xhamuna, ndërsa Ganabhabani po rinovohej.[1] Ajo bujti dasmën e tre grave që kishin qenë viktima të zjarit të vitit 2010 në Dhaka në Nimtoli te Ganabhabani.[4] U. Pha Thann, ambasadori i Mjanmarit në Bangladesh, vizitoi kryeminstren Sheikh Hasina dhe diskutoi për Çështjen e Refugjatëve Rohingja në Bangladesh.[5]

Në tetor 2013, kryeminstrja Sheikh Hasina ftoi ish kryeminstren Khaleda Zia në Ganabhaban për të diskutuar për zgjedhjet kombëtare në 2014.[6]

Një zyrtar i Sigurisë Speciale dhe Batalionit të Mbrojtjes, që ruan Ganabhabanin, u godit aksidentalisht nga një koleg në shkurt 2018.[7]

Pamje e kompleksit të Parlamentit Kombëtar të Bangladeshit. ku Ganabhabani gjendet në këndin majtas lartë

Politikanët e Lidhjes Avami dhe trupat e lidhur kanë kalime të veÇanta për të hyrë te Ganabhabani. Në shtator 2019, kalimet e veÇanta të presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes Çhatra të Bangladeshit u pezulluan.[8]

Policia e Bangladeshit i ndaloi të prekurit e Zjarrit të vitit 2012 në fabrikën e rrobave në Dhaka që të hynin në Ganabhaban në nëntor 2020.[9]

Në prill 2022, Sohel Taxhi deklaroi planet për të marshuar drejt Ganabhabanit.[10]

Gjatë protestave anti-qeveritare të vitit 2024, pas dorëheqjes së Sheikh Hasinas më 5 gusht 2024, Ganabhabani sulmua dhe u plaÇkit nga protestuesit që grabitën shumë gjëra nga ndërtesa.[11] Disa protestues rrëmbyen kafshë të tilla si lepuj dhe peshq, ndërsa pati edhe të tillë që hëngrën edhe ushqime nga kuzhina e Ganabhabanit. Protestuesit grabitën edhe para, sari, xhevahire dhe mobilje.[12]

Shtëpia Shtetërore e të Ftuarve në Xhamuna, zëvendësuese e Ganabhabanit si rezidencë kryeministrore

Gjithësesi, më vonë atë ditë studentët u bashkuan dhe e ndaluan plaÇkitjen, duke bërë një vargan njerëzor dhe qenë të aftë të rikthenin rreth 80% të sendeve të plaÇkitura. Disa gjithashtu dolën dhe ia rikthyen disa nga kafshët dhe sendet e tjera ushtrisë, që po ruante Ganabhabanin në ditët vijuese.[13][14] Për shkak të dëmtimit të Ganabhabanit, Shtëpia Shtetërore e të Ftuarëve në Xhamuna u përgatit për tu përdorur si rezidenca zyrtare e qeverisë së përkohshme të Muhamad Junus.[15]

Ndryshe nga vendet e tjera, ajo nuk bujt zyrën e kryeminstrit, që gjendet në Texhgaon Thana të Dhakës dhe konsiderohet si një ministri e qeverisë dhe ndërmjet detyrave të tjera ofron mbështetje klerikale, sigurie dhe mbështetje të tjera për kryeministrin, menaxhon Çështjet e inteligjencës dhe OJQ-ve, si dhe organizon protokollin dhe ceremonitë.

Në Ganabhaban kryeministri shkëmben urimet e bajramit me vizitorët, duke përfshirë drejtuesit e partive, profesionistët, zyrtarët e rëndësishëm gjyqësor, civilë dhe ushtarakë, si dhe diplomatët. Çdo ditë bajrami porta e Ganabhabanit është e hapur për vizitorët që nga ora 9:00 e mëngjesit kur njerëzit nga të gjitha shtresat mbërrijnë pas lutjeve të tyre të bajramit dhe pritjes në radhë për të takuar kryeministrin.[16]

Ndodhet në këndin ver-perëndimor të Rrugës Mirpur dhe kryeqëzimin e Rrugës së Liqenit dhe është një ecje pesë minuta nga Xhatija Sangsad Bhabani. Zona është një nga vendet me sigurinë më të lartë në Dhaka. Si kryeminstria ashtu dhe Parlamenti i Bangladeshit janë afër Ganabhabanit.

Qeveria e caktoi Ganabhabanit për Sheikh Hasinan, kryeminstrja e atëhershme, nën aktin e sigurisë për anëtarët e familjes së Sheikh Muxhibur Rahmanit. Ligji u kalua nga parlamenti më 13 tetor 2009, për sigurinë shtetërore për anëtarët e afërt të familjes së Sheikh Muxhibur Rahmanit.

  1. ^ a b c "PM moves to Gono Bhaban". The Daily Star (në anglisht). 6 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2014. Marrë më 8 maj 2013.
  2. ^ Helal Uddin Ahmed (2012). "Bangabhaban". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 29 gusht 2024.
  3. ^ Hasan Jahid Tusher; M. Abul Kalam Azad (7 shkurt 2009). "PM's public programmes curtailed on security alert". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 7 nëntor 2022.
  4. ^ Hasan Jahid Tusher (10 qershor 2010). "Gano Bhaban hosts wedding of 3 victims". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 7 nëntor 2022.
  5. ^ "Rohingya issue discussed". The Daily Star (në anglisht). UNB. 16 nëntor 2010. Marrë më 7 nëntor 2022.
  6. ^ "Hasina invites Khaleda to Gono Bhaban Monday". The Daily Star (në anglisht). 26 tetor 2013. Marrë më 7 nëntor 2022.
  7. ^ "Gono Bhaban guard hurt in 'accidental firing'". The Daily Star (në anglisht). 19 shkurt 2018. Marrë më 7 nëntor 2022.
  8. ^ "Gono Bhaban Access: BCL president, gen secretary's special passes suspended". The Daily Star (në anglisht). 12 shtator 2019. Marrë më 7 nëntor 2022.
  9. ^ "Tazreen tragedy victims barred from reaching Gono Bhaban". The Daily Star (në anglisht). 25 nëntor 2020. Marrë më 7 nëntor 2022.
  10. ^ "Sohel Taxh to march to Gono Bhaban with 3-point demand". The Daily Star (në anglisht). 7 prill 2022. Marrë më 7 nëntor 2022.
  11. ^ "Euphoria in Bangladesh after PM Sheikh Hasina flees country". BBC News (në anglisht). 5 gusht 2024. Marrë më 5 gusht 2024.
  12. ^ "8L looted from Ganabhaban recovered". Dhaka Tribune (në anglisht). Marrë më 14 gusht 2024.
  13. ^ "Watch: Bangladesh Protesters Loot Hens, Sarees From Hasina's Residence, Feast On Biryani, Korma". News18 (në anglisht). 5 gusht 2024. Marrë më 6 gusht 2024.
  14. ^ "Hens, rabbits, fish, sarees ... what protesters took after storming Sheikh Hasina's house". Firstpost (në anglishte amerikane). 6 gusht 2024. Marrë më 6 gusht 2024.
  15. ^ "State Guest House Jamuna readied to serve as Dr Yunus's office, residence". Dhaka Tribune (në anglishte amerikane). 8 gusht 2024. Marrë më 8 gusht 2024.
  16. ^ "PM exchanges Eid greetings with people". The Daily Star (në anglisht). BSS. 23 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 8 maj 2013.