Karl Landsteiner
Appearance
Karl Landsteiner ka lindur më 14 qershor 1868 në Baden të Austrisë dhe vdiq më 26 qershor 1943 (75 vjeç) në Nju Jork. Në vitin 1901 ai zbuloi se ka lloje të ndryshme gjaku, A, B, AB dhe 0 dhe se njerëzit me grup të njëjtë gjaku mund të kryenin transfuzion. Transfuzioni i parë i suksesshëm i gjakut u bë në vitin 1907, si rezultat i punës së tij. Në vitin 1930 ai mori çmimin “Nobel” për zbulimin e bërë si dhe për arritjet në fusha të tjera. Ai ka punuar për më shumë se një dekadë duke studiuar imunitetin dhe antitrupat, në bashkëpunim me mjekun Erwin Popper. Bashkë me të, Landsteiner ka meritë edhe me hedhjen e bazave te zbulimit të virusit të poliomielitit.