Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Kifoza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kifoza

Kifoza apo gunga kurrizore konsiston në një zmadhim të konveksitetit të rruazave të shpinës. Mund të shkaktohet nga një bashkim i pjesshëm i rruazave kurrizore, shtypje ose shtrëngim vertebral dhe/ose mungesë të rruazave vertebrale.

Shkaktari i sëmundjes

Edhe mjekësia bashkëkohore thotë se shkaku i kësaj sëmundje, kryesisht, nuk është i njohur. Arsyeja kryesore mund të jetë këmba më e shkurtër tek personi me tifozë, e cila ndoshta edhe mund të jetë jo e dukshme, pothuajse nuk vërehet nga shikimi sipërfaqësor. Me kontroll të detajizuar mund të verifikohet se ajo vërtetë është më e shkurtër, ndoshta vetëm 1–1.5 cm ose edhe më tepër. Në shumicën e rasteve shkaktari i vërtetë i sëmundjes (këmba më e shkurtër) është se jo këmbë gjatë zhvillimit të fëmijës në barkun e nënës ka prekur në boshtin kurrizor të nënës madje duke i shkaktuar edhe asaj dhimbje në pjesën lumbale, zakonisht në unazën L 5. Ky deformitet zakonisht lajmërohet në periudhën e zhvillimit të fëmijës, kështu që mund vërehen ndryshimet e dukshme në boshtin kurrizor dhe në ecjen, qëndrimin e tij si dhe prishjen më të madhe e njërën nga këpucët e personit në njërën nga anët.

Pasqyra klinike

Devijimi i boshtit kurrizor ku mund të manifestohet edhe me gërmuqje ose edhe njëri nga krahët më të ulët si pasojë e këtij devijimi, i cili rrjedh qysh nga mosha fëmijërore. Ky qëndrim quhet edhe qëndrim kifozik. Ky lakim ndodh për shkak të pamundësisë së ligamenteve dhe aparatit muskulorë që nën kushtet e caktuara të e mbanë boshtin kurrizor në pozitë të duhur.

Diagnoza

Diagnoza vendoset me kontrollin e bushtit kurrizor dhe me incizimin rëntgenologjik. Kontrolli bëhet me pozitë të ulur dhe në pozitë të shtrirë. Incizimi bëhet në profile kryesisht duke qëndruar në këmbë.

Parandalimi

Sëmundja mund të parandalohet nëse bëni një kontroll të detajizuar të fëmijës suaj dhe të konstatoni këmbën më të shkurtër si dhe fillimi i dobët i devijimit të bushtit kurrizor, më së largu nga mosha 7 vjeçare.

Shërimi - trajtimi

Në bazë të metodave të kiropraktikës së mirëfilltë, tanimë edhe tek ne në Kosovë, kjo sëmundje mund të mënjanohet, madje edhe plotësisht të shërohet pa medikamente të dëmshme dhe operim të rrezikshëm e të kushtueshëm. Problemi kryesorë është që simptomat të vërehen me kohë e natyrisht pastaj të intervenohet në mënyrë të mirëfilltë. E thamë më herët se, kjo duhet bërë para moshës 7 vjeçe. Nëse vërehen këto probleme më herët, nuk mund të intervenohet, sepse para kësaj moshe eshtrat e fëmijës janë akoma të butë. Nëse kifoza nuk trajtohet dhe shërohet në këtë moshë, problemet me kurrizin bëhen gjithnjë e më të mëdha. Andaj, shërimi - trajtimi me metoda të kiropraktikës mjaftë i thjeshtë dhe i suksesshëm. Këmbën më të shkurtër duhet vendosur në vendin e vet, natyrisht pa operim, madje pa kurrfarë dhimbje! Devijimi do të eliminohet dhe do të pushojnë dhimbjet e kurrizit.