Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

The Walt Disney Company

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mickey Mouse)
The Walt Disney Company
Njohur më parë si
  • Disney Brothers Studio
    (1923–1926)
  • Walt Disney Studio
    (1926–1929)
  • Walt Disney Productions
    (1929–1986)
LlojiPublike
ISIN[https://iw.toolforge.org/isin/?language=en&isin=US2546871060 US2546871060]
Industria
PredecessorLaugh-O-Gram Studio
Themeluar në16 tetor 1923; 101 vite më parë (1923-10-16)
Themeluesit
Zyrat qendroreWalt Disney Studios, ,
Shtetet e Bashkuara
Zona e shërbimit
Ndërkombëtarisht
Njerëzit kyç
FitimetIncrease US$88,898 miliardë (FY23)
Increase US$12,863 miliardë (FY23)
Decrease US$2,354 miliardë (FY23)
Total assetsIncrease US$205,579 miliardë (FY23)
Total equityIncrease US$103,957 miliardë (FY23)
Numri i punëtorëve
225,000 (FY23)
Divisions
Faqja e internetitthewaltdisneycompany.com
Footnotes / references
Financialet që prej 30 shtator  2023 (2023 -09-30).
References:[1][2][3]

The Walt Disney Company (Kompania Walt Disney), më e njohur si Disney (sqt. DIZ-ni), është një kompani ndërkombëtare mediale dhe konglomerat argëtimi me seli kryesore në kompleksin e Walt Disney Studios në Burbenk, Kaliforni. Disney u themelua më 16 tetor 1923 nga vëllezërit Walt Disney dhe Roy O. Disney nën emrin Disney Brothers Studio; ai veproi edhe nën emrat Walt Disney Studio dhe Walt Disney Productions para se ta merrte emrin The Walt Disney Company më 1986. Në vitin 1928, Disney u ngulit si udhëheqës i industrisë së animacionit me filmin e shkurtër Steamboat Willie. Filmi përdori zërin e sinkronizuar për t'u bërë i pari film me zë në post-produksion, dhe e popullarizoi Miushin Mickey,[4] që u bë maskota dhe ikona korporative e kompanisë.

Pasi u bë sukses madhor deri në vitet 1940, Disney u zhdërvjell nëpër filma të gjallë, televizion, dhe parqe dëfrimi në vitet 1950. Megjithatë, pas vdekjes së Walt Disneyt në 1966, përfitimet e kompanisë, sidomos në dikasterin e animacionit, filluan së rëni. Në 1984, aksionarët e Disneyt e votuan Michael Eisnerin si shef ekzekutiv, që e riktheu kompaninë nga rënia me një kombinim të zgjerimit ndërkombëtar të parqeve dëfryese si dhe periudhës së Ringjalljes Disney në animacionin e viteve 1990. Në 2005, nën kryeshefin e ri Bob Iger, kompania filloi duke u zgjeruar në një konglomerat të madh argëtimi me blerjen e Marvel Studios, Lucasfilm, dhe 20th Century Studios. Në 2020, Bob Chapek u bë kreu i Disneyt pasi hyri në pension Iger. Mirëpo, Chapek u përjashtua nga kompania në 2022 dhe Iger u rivendos si kryeshef.[5]

Kompania njihet për sektorin e vet filmik Walt Disney Studios, që përfshin mes të tjerash Walt Disney Pictures, Walt Disney Animation Studios, Pixar, Marvel Studios, Lucasfilm, 20th Century Studios, 20th Century Animation, dhe Searchlight Pictures. Njësi tjera të Disneyt përfshijnë sektore në televizion, transmetim televiziv, transmetim online me dëshirë, rezortet me parqe dëfryese, produkte konsumatore, botime, dhe veprimtari ndërkombëtare. Përmes këtyre sektoreve, Disney zotëron dhe operon rrjetin televiziv ABC, rrjete kabllore televizive si Disney Channel, ESPN, Freeform, FX, dhe National Geographic; sektore në botime, mallra, muzikë, dhe teatër; shërbime transmetuese online për konsumatorë individë si Disney+, Star+, ESPN+, Hulu, dhe Hotstar; dhe Disney Experiences, që përfshijnë parqe të shumta të dëfrimit, hotele rezorti, dhe linja lundruese anë e mbanë botës.

Disney është një ndër kompanitë më të mëdhaja dhe më të njohura në botë, dhe është në vendin 53 në listën Fortune 500 të vitit 2022 të kompanive më të mëdhaja sipas të hyrave. Në 2023, kompania renditi e 87-ta në listën Forbes Global 2000.[6] Që prej themelimit, kompania ka fituar 135 Çmime Oskar, 26 prej të cilave u dhuruan Walt Disney si individ. Kompania është thënë që ka prodhuar ca prej filmave më të mirë të të gjitha kohërave, si dhe ka transformuar në thelb industrinë e parqeve të dëfrimit. Kompania, publike që prej 1940, tregton në Bursën e Nju Jorkut (NYSE) me simbolin DIS dhe ka qenë një komponent i Dow Jones Industrial Average që prej 1991. Në gusht 2020, rreth dy të tretat e aksioneve ishin në pronësi të institucioneve të mëdha financiare. Kompania festoi 100 vjetorin e saj më 16 tetor 2023.

  1. ^ "Walt Disney". Fortune. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2022. Marrë më 30 korrik 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "The Walt Disney Company Form 10-K". U.S. Securities and Exchange Commission. 21 nëntor 2023. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Gibson, Kate (24 qershor 2022). "Disney among slew of U.S. companies promising to cover abortion travel costs". CBS News. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2022. Marrë më 29 korrik 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Davis, Elizabeth (25 qershor 2019). "Historically yours: Mickey Mouse is born". Jefferson City News Tribune. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2022. Marrë më 26 prill 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Disney Shocker! Bob Iger Back As CEO, Bob Chapek Out". Deadline. 20 nëntor 2022. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2023. Marrë më 15 gusht 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "The Global 2000 2023". Forbes (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2024-01-29. Marrë më 2024-02-07.