Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Polandball

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Figurinë përfaqësuese e Polandball.
Një grup personazhesh të Polandballit.

Polandball, e njohur gjithashtu si countryball, është një figurinë e krijuar nga përdorues anonimë të internetit në formë topi që shpreh një mimikë të caktuar duke përfaqësuar kështu sjelljen e një shteti. Figurina u përdor për herë të parë në faqen Krautchan.net në vitin 2009. Këto figurina shumë shpejt u përhapën në faqet komike të internetit, ku shtetet e përfaqësuara nga personazhe sferike ndërveprojnë e dialogojnë me njëri-tjetrin, shpesh në një anglishte klokiale duke bërë shaka me stereotipet kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky stil komik njihet si Polandball (megjithëse topi me karakterin polak mund të mos jetë fare prezent) ose në mënyre më përaqësuese si contryball (top-shteti).

Polandball i ka rrënjët në 'luftën-kibernetike' të gushtit 2009 mes përdoruesve polakë të Internetit dhe pjesës tjetër të përdoruesve në drawball.com. Kjo faqe ofron një kanavacë virtuale dhe i lejon përdoruesit e internetit të vizatojnë çfarë të dëshirojnë, madje edhe mbi vizatimet e të tjerëve. Mes përdoruesve polakë u ngrit ideja që të vizatohej një flamur polak në formë topi, dhe me qindra polakë bashkëpunuan që të vizatohej topi bardhë e kuq me fjalën "POLSKA" në mes. Pas koordinimit nga 4chan, ky top u mbulua nga një svastikë gjigande.[1][2]

Krautchan.net është një forum gjerman ku postohen foto, direktoria /INT/ (Internacionale) e të cilit vizitohet shpesh nga përdorues interneti që flasin anglisht. Fillesa e figurinave Poladnball i atribuohet përdoruesit Falco i cili në shtator 2009 krijoi këtë figurinë me anë të MS Paint. Wojak, edhe ky përdorues polak e përdori figurinën në rrethana dialoguese. Më pas edhe rusët filluan të vizatojnë figurina polandball-i. [1][3][4]

Shëmbull nga karikaturat komike Polandball, shaqen Estonia dhe vendet nordike.

Premisatat për popullaritet të Polandball-it, u rritën pas rënies së avionit në Smolensk ku mbeti i vrarë presidenti polak Lech Kaczyński. Kjo figurinë përfaqëson Poloninë dhe historinë e saj, marrëdhëniet me shtetet e tjera, stereotipet,[3][5] fokusimi mbi megalomaninë dhe komplekset kombëtre polake.[2] Ndërveprimi mes top-shteteve shprehet me anë zhargonit të jetës së përditshme, reminishencë kjo nga figurinat Lolcat.

Disa nga karikaturat komike të Polandball-it ngrihen nga fakti se Rusia mund të fluturojë në hapësirë, ndërsa Polonia jo. Një nga karikaturat më të famshme të Polandball-it nis me thënien se Toka do të goditet nga meteorë, gjë që detyron të gjitha shtetet me teknologji hapësinore të largohen drejt një tjetër planeti. Në fund të karikaturës, Polonia, është ende në Tokë duke qarë, e me një anglishte zhargoni shqipton frazën kanonike "Poland cannot into space".[3] Në mënyrë humoristike rusët i japin fund çdo diskutimi me polakët se cili vend është më superior..[1][3][5] Në një tjetë karikaturë Polandball-i e cila me satirë rëmon në çështjet politiko-historike, Polonia duket se është duke mërzitur shtetet e tjera me pretendimin se "Kur ne luftuam rusët dhe turqit, ne ishim... ishim shteti më i madh në botë... dhe..", e cila bën top-shtetet e tjera të qeshin e tallen me të. Polonia, e inatosur, duke mbajtur një pankartë thërret "Internet serious business", i cili është një slogan i përdorur për të përqeshur të tjerët të cilët i trajtojnë temat me përçmim. Në fund të bisedës Polandball-i, përfundon duke qarë.[1][2][6]

Top-shtete të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Albaniaball i krijuar nga përdorues të internetetit

Polandball-i mund të përfshijë edhe karikatura me shtetet e tjera, por për konvencion këto karikatura quhen ende Polandball,[1] megjithëse mund të quhen edhe countryballs (top-shtete).[4] Sipas Lurkmore.to, Bavaria ka top-shtetin e saj përfaqësues, po ashtu mes të tjerave top-shtete kanë edhe shtetet federale të Amerikës, Katalonja dhe Siberia. Singapori ka formën e një trekëndëshi dhe quhet Tringapor; Izraeli ka formën e një hiperkubi; Kazakistani ka formën e një tulle; ndërsa Britania mban një kapele cilindër dhe një monokël.[7]

  1. ^ a b c d e Orliński, Wojciech (16 janar 2010). "Wyniosłe lol zaborców, czyli Polandball". Gazeta Wyborcza. Marrë më 25 mars 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c Zapałowski, Radosław (15 shkurt 2010). "Znowu lecą z nami w... kulki". Cooltura. Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2013. Marrë më 22 mars 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d Kapiszewski, Kuba. "Fenomem - Polska nie umieć kosmos". Przegląd. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2014. Marrë më 26 mars 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "Polandball". Knowyourmeme. Marrë më 26 mars 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Cegielski, Tomek (12 prill 2011). "MEMY. Legendy Internetu". Hiro.pl. Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2011. Marrë më 24 mars 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Polandball cartoon". Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2012. Marrë më 26 mars 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Int". Lurkmore.to. 26 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2021. Marrë më 27 mars 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Polandball – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale