Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Republika Sërbska

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Republika Srpska)
Flamuri i Republika Srpska
Harta e Republika Serbe

Republika Serbe (serbisht: Република Српска ose Republika Srpska, boshnjakisht/kroatisht: Republika Srpska) është një nga dy entitetet që përbëjnë Bosnjën dhe Hercegovinën së bashku me Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Qyteti më i madh është Banja Luka, i cili është selia e shumicës së institucioneve të Republikës Srpska, si dhe qendra e saj politike, administrative, ekonomike dhe universitare. Qytete të tjera të rëndësishme janë Sarajeva Lindore, Bijelina, Prijedori, Doboji, Trebinja dhe Zvorniku. Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2013, një total prej 1,170,342 njerëz banonin në Republikën Serbe. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij entiteti është 24,641 km².