Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Unreal Tournament

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Unreal Tournament është lojë kompjuterike e zhanrit first-person shooter, e prodhuar nga Epic Games dhe Digital Extremes. U publikua në vitin 1999 nëpërmes GT Interactive. Nga ana retrospektive, loja gjithashtu u quajt edhe UT1999 apo UT Classic për t'u dalluar nga lojat vazhduese të saj. Loja u bazua në teknologjinë e njëjtë që u përdor në Unreal, por dizajni i Unreal Torunament e zhvendosi fokusin e serisë në aksionin kompetent multiplayer, që në atë kohë ishte në trend: Quake III Arena u lansua vetëm dhjetë ditë më vonë.

Muzika e Unreal Tournament kryesisht u kompozua nga Alexander "Siren" Brandon, Michiel "M.C.A." van den Bos, Andrew "Necros" Sega, dhe Dan "Basehead" Gardopée, kompozitorët e njëjtë që kontribuan në muzikën e lojës Unreal, edhe pse vetëm Brandon dhe Van den Bos u kredituan për atë. Loja (për dallim nga Quake, që përdori audio CD) përdori muzikë "tracker", që rezultoi në kualitet zënor shumë të mirë dhe nuk zuri shumë vend fizik.

Dy këngë shtesë u kompozuan: njëra nga Tero "Teque" Kostermaa dhe Kai-Eerik "Nitro" Komppa dhe tjetra nga Peter "Skaven" Hajba. Këto këngë sidoqoftë, mbetën të pakredituara.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]