Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Ura e Golikut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ura e Golikut, vend arkeologjik që ndodhet 40km larg nga qyteti i Pogradecit, mbi lumin Shkumbin në fshatin Golik.

Është e gjatë 17 m, e gjerë 3 m, e lartë 10m. Është vepër arti e rrugës së vjetër "Via Egnatia". Është ndërtuar në shek II dhe klasifikohet si monument kulture i kategorisë së parë. Është urë me dy qemerë në formë gjysmërrethore, midis tyre gjendet një dritare shkarkuese (edhe kjo me qemer gjysmërrethor), dhe në kolonën midis dy harqeve, nga ana e ardhjes së ujit është ndërtuar një shpore (çarës uji, karakteristikë që e kanë shumica e urave me dy ose më shumë qemerë në Shqipëri). Ura është ndërtuar me gurë të gdhendur, ku bie në sy pjesa e poshtme e qemerit e cila ka gurë të mëdhenj dhe të punuar mirë, kjo jo thjesht për estetikë, por për ta bërë strukturën më solide dhe më të fortë.

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]