Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

anije

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

anije f. sh. -

  1. Mjet i madh lundrimi, që përdoret për të mbartur nëpër ujë mallra e njerëz, për peshkim, për qëllime ushtarake etj. Anije tregtare (ushtarake). Anije akullthyese (aeroplanmbajtëse, vajgurmbajtëse). Anije udhëtarësh (transporti). Anije peshkimi. Anije me avull (me vela, me motor). Kuverta e anijes. Kiçi (bashi) i anijes. Kapiteni i anijes. Ditari i anijes. Ngarkoj (shkarkoj) anijen. Fundoset anija. Hipi në anije.
  2. Mjet për lundrim ajror ose për fluturime kozmike. Anije kozmike (ndërplanetare). Ulja e anijes në Hënë.
  3. arkit. Anijatë. Anija qendrore (anësore).[1]


Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0