Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

det

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

det m. sh. dete

  1. Hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, që zakonisht është e rrethuar me tokë jo nga të gjitha anët dhe që qëndron disi e veçuar; pjesa më e madhe e rruzullit tokësor, e mbuluar me ujë të kripur. Deti Adriatik. Deti Jon. Deti Mesdhe. Deti i Kuq (i Zi, i Bardhë). Det i hapur (i mbyllur). Det i thellë (i cekët). Det i qetë (i trazuar, me dallgë). Det i keq det me dallgë. Sipërfaqja e detit. Bregu (fundi) i detit. Ujë (kripë, rërë) deti. Valët (dallgët) e detit. Kafshë (bimë) deti. Mbi (nën) nivelin e detit. Deti është vaj deti është shumë i qetë. Deti ka dallgë. Çau (kapërceu) detin. Ra (u shtrua, u qetësua) deti. Rreh detet udhëton nëpër dete. Mori detin shkoi diku larg duke udhëtuar nëpër det. Lundron (noton) në det. Derdhet në det. E rreh deti. E zuri deti i vjen për të vjellë kur udhëton në det. E hodhëm armikun në det e përzumë, e detyruam të ikte me det. Në det të hapur larg nga brigjet, thellë në det. Buzë (pranë) detit. Përtej (matanë) detit. Nëpër det. Në tokë e në det. Ka (ka nisur të bëjë) det deti është me dallgë.
  2. Pjesë e sipërfaqes së Hënës, që nuk e zënë a e zënë fare pak rrezet e Diellit dhe që duket nga Toka si një njollë e errët. Detet e Hënës.
  3. Përdoret si gjymtyrë e dytë në disa emërtime të pathjeshta, të cilat shënojnë kafshë a bimë që rrojnë në ujëra të kripura. Breshkë deti. zool. Dac deti. zool. Dallëndyshe deti. zool. Derr deti. zool. Elefant deti. zool. Elektrik deti. zool., bised. Gështenjë deti. zool. Guaskë (gocë) deti. Iriq deti. zool. Kali i detit. zool. Kandil deti. zool. Karkalec deti. zool. Lakër deti. bot. Lopë deti. zool. Luani i detit. zool. Plesht deti. zool. Qen deti. zool. Sallatë deti. bot. Trëndafil deti. zool. Yll deti. zool.
  4. fig. Shumicë e madhe njerëzish, sendesh etj.; hapësirë e madhe, e mbuluar a e mbushur me diçka, diçka e pamasë dhe e pafund. Det njerëzish. Det dritash. Det lotësh (gjaku). Një det me grurë (me lule). Një det i tërë njerëzish. Në detin e luftës popullore. Në detin e lumturisë.
  5. përd. ndajf. Me shumicë, shumë, pa fund; plot e përplot. U bë gruri det. Rrjedh det. Ishte det ara me misër. Det është pazari.
  • Det mbi det kudo, në çdo vend. U bë det

a) u mbush plot me ujë, u mbyt nga ujët, u përmbyt; u bë qull, u lag krejt;

b) hëngri shumë, u dend, u zhdëp. U hapën detet (u hap deti) u hapën rrugët e lundrimit për të shkuar lirisht në vende të tjera nëpër det (thuhet zakonisht pas një lufte të gjatë, gjatë së cilës vaporët për udhëtarë nuk kryejnë lundrime). E mori deti (lumi) shih te LUM/Ë,~I. As në det, as në breg

a) në asnjë vend, asgjëkundi;

b) në një gjendje kur dikush s'di nga t'ia mbajë, as në qiell as në tokë. Lumë e det (për lumë e për det) shih te LUM/Ë, ~I. Ujk deti

a) detar i vjetër e me përvojë; njeri që është i regjur me vështirësitë e detit;

b) njeri i regjur me vështirësitë e jetës, njeri me përvojë të madhe në jetë që lufton e nuk u trembet pengesave. Na ndan një det (i tërë)

a) jemi shumë larg njëri-tjetrit (në hapësirë);

b) kemi mendime ose pikëpamje krejt të ndryshme; kemi gjendje shoqërore e ekonomike krejt të ndryshme; jemi shumë larg. U bë deti kos shih te KOS,~I. Kur të bëhet deti kos iron. shih te KOS,~I. Hedh farë në det (në ujë, në lumë, në shkëmb) shih te FAR/Ë,~A. Është në det të zi shih te ZI (i), ZEZË (e). E ka zemrën det është shumë zemërgjerë. Deti s'kalohet me këmbë fj. u. është e pamundur të bëhet. I futet detit me këmbë shih te KËMB/Ë,~A. Liria e detit të hapët shih te LIRI,~A I. E mat detin me filxhan shih te FILXHAN,~I. Një pikë ujë në det (në oqean) shih tek UJ/Ë,~I. Edhe po të jetë në fund të detit... sado larg qoftë, kudo që të jetë. U poq (u puq) qielli me detin shih te QIELL,~I. Di (njeh) zhurin e detit shih te ZHUR,~I. Ka zhurin e detit shih te ZHUR,~I. Është si tapa në shpinë të detit keq. shih tek TAP/Ë,~A. Ngre kodra përmbi det iron. shih te KOD/ËR, ~RA. Të fut në det (në ujë, në lumë, në pus) e të nxjerr pa u lagur shih te LAGEM. Shpëtoi nga lumi e ra në det shih te LUM/Ë~I. Ç'bën në det, e gjen në kripë fj. u. e keqja që kërkon t'i bësh tjetrit, do të vijë një ditë e do të të bjerë mbi kokë. S'matet deti me pëllëmbë fj. u. shih te PËLLËMB/Ë,~A. Nuk soset (nuk thahet) deti me lugë fj. u. thuhet kur diçka është e pamundur të bëhet, sepse mungojnë edhe mjetet më të domosdoshme. Peshku në det, tigani në zjarr fj. u. iron. shih te PESHK,~U. Dafinë deti bot. shih te DAFIN/Ë,~A. Dash deti zool. shih te DASH,~I. Ferrë deti bot. shih te FERR/Ë,~A. Fik deti (frëngu) bot. shih te FIK,~U. Gjel deti zool. shih te GJEL,~I. Misër deti bot. shih te MIS/ËR,~RI. Pishë deti bot. shih te PISH/Ë,~A 1. Pulë deti zool. shih te PUL/Ë,~A 1. Qepë deti bot. shih te QEP/Ë,~A. Shkumë deti shih te SHKUM/Ë,~A.