Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Vendim I KM - 448 - 26.07.2018

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

VENDIM

Nr. 448, datë 26.7.2018


PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 673, DATË 22.11.2017, TË
KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR RIORGANIZIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE
TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për
organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të ligjit nr. 10325, datë 23.9.2010, “Për
bazat e të dhënave shtetërore”, të nenit 6, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e
administratës shtetërore”, dhe të nenit 11, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”,
të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në vendimin nr. 673, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikën 5, të kreut II, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
i. në shkronjën “i”, fjalët “... sipas listës nr. 2 bashkëlidhur këtij vendimi ...”, zëvendësohen me “...
që janë nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave ...”;
ii. në shkronjën “j”, fjalët “... për institucionet sipas listës nr. 2 bashkëlidhur këtij vendimi...”
zëvendësohen me “... për institucionet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të
Ministrave ...”.
b) Në kreun III bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
i. në pikën 9 hiqen fjalët “sipas listës nr. 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi.”;
ii. në pikën 12 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Drejtori i përgjithshëm mbështetet nga një zëvendësdrejtor.”.
c) Pika 18, e kreut IV, ndryshohet si më poshtë vijon:
“18. Institucionet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave duhet të
dorëzojnë pranë AKSHI-t 1 (një) kopje të dokumentacionit të plotë të çdo sistemi dhe infrastrukture
TIK ekzistuese dhe kodin e burimit. Sistemet dhe infrastruktura TIK ekzistuese kalojnë nën
administrimin dhe inventarin e AKSHI-t, së bashku me të drejtat dhe detyrimet juridiko-civile
përkatëse brenda datës 30 shtator 2018.”.
ç) Lista nr. 2 bashkëlidhur vendimit nr. 673, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, të
ndryshuar, shfuqizohet.
2. Ngarkohen të gjitha institucionet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të
Ministrave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama

You might also like