Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Ligj 2024 07 04 69

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

LIGJ

Nr. 69/2024

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9587, DATË 20.7.2006,
“PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime
dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 54 bëhen ndryshimet e mëposhtme:


1. Kudo në këtë nen fjalët “Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit” zëvendësohen me
fjalët “Struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit”.
2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit për kundërvajtjet administrative të
parashikuara në pikën 2 të këtij neni jep dënimin kryesor me gjobë:
a) për shkeljet e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “d”, “dh”, “ë” dhe “j” nga 390 000 (treqind
e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë;
b) për shkeljet e përcaktuara në shkronjat “ç”, “e”, “g”, “gj”, “h” dhe “i” nga 13 000 (trembëdhjetë
mijë) lekë deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.”.
3. Pas pikës 3 shtohet pika 3/1 me këtë përmbajtje:
“3/1. Gjoba e vendosur në zbatim të këtij neni përbën titull ekzekutiv pas shterimit të ankimit
administrativ, sipas përcaktimeve në Kodin e Procedurave Administrative. Gjoba paguhet brenda 10
ditëve kalendarike nga data kur është njoftuar kundërvajtësi për vendimin e dënimit me gjobë, që përbën
titull ekzekutiv. Në rast mosekzekutimi vullnetar, për ekzekutimin e saj ngarkohet zyra e përmbarimit
sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurave Civile dhe në ligjin për kundërvajtjet
administrative.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 4.7.2024.

Shpallur me dekretin nr. 259, datë 24.7.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,


Bajram Begaj.

You might also like