Bamir Topi
Bamir Myrteza Topi, lindi më 24 prill të vitit 1957 në Tiranë, është politikan shqiptar dhe ish-president i Shqipërisë. Është i martuar me Teuta Topin dhe ka dy vajza, Nada Topi e Etida Topi. Edhe pse i njohur si politikan karriere, per nje fare kohe ai ka qene dhe president i KF Tirana.
Bamir Topi | |
---|---|
President i Shqipërisë | |
Në detyrë 24 korrik 2007 – 24 korrik 2012 | |
Paraprirë nga | Alfred Moisiu |
Pasuar nga | Bujar Nishani |
Ministër i Bujqesise dhe Ushqimit | |
Në detyrë 15 korrik 1996 – 9 mars 1997 | |
Paraprirë nga | Hasan Halili |
Pasuar nga | Haxhi Aliko |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 24 prill 1957 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | shqiptar |
Partia politike | Fryma e Re Demokratike PD (1991-2012) |
Bashkëshortja/et | Teuta Mema |
Nënshkrimi | |
Edukimi
RedaktoPas përufndimit të ciklit shkollor me rezultate të larta, z. Topi ka punuar fillimisht në Petrelë të Tiranës dhe nga viti 1984 në Institutin Shkencor të Kërkimeve Veterinare. Në vitet 1987-1990 ai kryen studimet pasuniversitare në Itali në fushën e Biologjisë molekulare, studime që i përfundon me marrjen e gradës Doktor i Shkencave. Pas kthimit nga Italia ai emërohet Drejtor i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe të Veterinarisë, pozicion që e mban deri në fund të vitit 1995. Krahas punës si kërkues shkencor, Bamir Topi ka kryer dhe një aktivitet të ngjeshur akademik, në përgatitjen e programeve mësimore të Lëndës së Toksikologjisë dhe Farmakologjisë për studentët dhe pasuniversitarët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare si dhe ka qenë edhe lektor i këtyre lëndëve për një periudhë gati dhjetë vjeçare. Për arsye të këtij aktiviteti si dhe botimeve të shumta shkencore dhe pedagogjike Z. Bamir Topi fiton titullin Profesor në vitin 1995.
Aktiviteti politik
RedaktoAktiviteti politik i Bamir Topit daton që me fillimet e lëvizjes demokratike në vitin 1990. Në vitin 1996 zgjidhet për herë të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe emërohet Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit deri në vitin 1997 kur Partia Demokratike kalon në opozitë. Në tri Legjislatura është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Dy herë është zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së. Në dy mandate është zgjedhur nënkryetar i PD-së. Gjatë gjithë aktivitetit të tij politik dhe publik, Z. Topi ka spikatur duke u vlerësuar gjërësisht si një politikan me profil të moderuar, mjaft aktiv në zgjidhjen e krizave politike mes pozitës e opozitës dhe protagonist i marrëveshjeve politike e i nismave të ndryshme parlamentare. Në vitin 2007, gjatë negociatave për zgjedhjen e presidentit me konsensus midis pozitës dhe opozitës, Bamir Topi nuk pranoi që emri i tij të diskutohej në këto negociata. [nevojitet citimi]. Më 20 korrik 2007 pas katër raundesh votimi Bamir Topi u zgjodh President i Shqipërisë.
Botime
Redakto- Nocturn, kur arsyeja errësohet nga pushteti - 2019
- Betejat e humbura të Tiranës - 2022
Tituj nderi
Redakto- Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Prishtinës (25 janar 2008)
- Qytetar Nderi i Prishtinës nga Kuvendi Komunal i Prishtinës (26 janar 2008)
- Urdhri i Mbretit Tomislav (Kroaci)
- Qytetar Nderi i Rrëshenit nga Këshilli Bashkiak i Rrëshenit
- Qytetar Nderi i Burrelit nga Këshilli Bashkiak i Burrelit
Lidhje të jashtme
Redakto- Foto
- Kryetari i Shqipërisë Arkivuar 16 korrik 2012 tek Wayback Machine