Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Bujar Nishani (Durrës, 29 shtator 1964 - 28 maj 2022) ishte politikan shqiptar dhe ish presidenti i Shqipërisë. Ai ka qënë deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë dhe Ministër në Qeverinë e Shqipërisë.

Bujar Nishani
President i Shqipërisë
Në detyrë
24 korrik 2012 – 24 korrik 2017
Paraprirë ngaBamir Topi
Pasuar ngaIlir Meta
Ministër i Brendshëm i Shqipërisë
Në detyrë
20 mars 2007 – 17 shtator 2009
Paraprirë ngaGjergj Lezhja
Pasuar ngaLulzim Basha
Në detyrë
25 prill 2011 – 12 qershor 2012
Paraprirë ngaLulzim Basha
Pasuar ngaFlamur Noka
Ministër i Drejtësisë
Në detyrë
17 shtator 2009 – 25 prill 2011
Paraprirë ngaEnkelejd Alibeaj
Pasuar ngaEduard Halimi
Të dhëna vetjake
U lind më29 shtator 1964
Durrës
Vdiq më28 maj 2022 (57 vjet)
Gjermani
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePD
Bashkëshortja/etOdeta Nishani
FëmijëtErsi Nishani [Fiona Nishani]]
PunësimiUshtarak, Jurist
Nënshkrimi

Edukimi Shkollor

Redakto

Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, në vitin 1988. Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996.[1] Studioi për Jurispudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004. Në vitin 2005 merr titullin “Master”, në Studimet Evropiane, në Shkollën e Studimeve Evropiane, pranë Universitetit të Tiranës.[2]

Karriera

Redakto

Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988. Më pas, në vitin 1993 punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke vazhduar në vitin 1994 në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n dhe në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997 kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë.

Karriera politike e zotit Bujar Nishani ka kaluar nëpër këto etapa: në vitin 1991 anëtarësohet në Partinë Demokratike; në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën; në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike; në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.

Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Nga marsi 2007 – shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm; nga shtatori 2009 – prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm [3], detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012, kohë në të cilën Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit.[4]

Më 11 qershor 2012 Kuvendi e zgjodhi President të Republikës së Shqipërisë në raundin e katërt me 73 vota pro dhe 1 votë kundër. Në 24 korrik 2012, Bujar Nishani betohet në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës.

Presidenca

Redakto

Gjatë mandatit të tij, Nishani ishte përqendruar në procesin e integrimit evropian të vendit dhe sfidat globale që prekin Shqipërinë, siç është kriza e imigrantëve ose luftimi i ekstremizmit islamik dhe radikalizmit. Ai u zgjodh në vitin 2012, i cili përkujtoi 100 vjetorin e krijimit të Shqipërisë së pavarur dhe ishte një festë një vjeçare.

Gjatë muajve të parë të detyrës, axhenda e tij u përqëndrua në takime me komunitetin shqiptar në Ballkan dhe diasporën shqiptare për të përkujtuar 100 vjetorin, dhe për të nderuar dhe respektuar të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan për ekzistencën e të drejtave të shtetit modern shqiptar. Vizita e tij e parë shtetërore jashtë vendit ishte në Kosovë, për të treguar se Shqipëria qëndron e angazhuar për të ndihmuar në procesin e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij të fundit drejtuar Kombeve të Bashkuara në Shtator 2016 në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB ai deklaroi se, Shqipëria do të adresonte këto sfida globale në bashkëpunim të ngushtë me aktorë të tjerë. Aksionet e tij do të përfshijnë rritjen e ndihmës humanitare, ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimin e klimës dhe zbatimin e të gjitha angazhimeve në fushën e sigurisë.[5]

Gjatë shumicës së vizitave shtetërore jashtë vendit, politika e Nishani ishte orientuar maksimalisht në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, duke përmendur mbështetjen e saj për pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha aktivitetet multilaterale rajonale dhe ndërkombëtare.[6]

 
Nishani takohet me John Kerry gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë. (14 shkurt 2016)
 
Nishani takohet me kryeministrin polake, Beata Szydło në Tiranë. (9 dhjetor 2016)

Jeta personale dhe vdekja

Redakto

Bujar Nishani ka grua Odeta Nishanin dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani. Ai vuante nga një sëmundje autoimune që i infektoi mushkëritë, gjendja e tij u përkeqësua pasi u infektua me COVID-19. Vdiq në Gjermani më 28 maj 2022 në moshën 57-vjeçare.[7] Nishani është presidenti i parë i Shqipërisë demokratike që ka ndërruar jetë. Edhe është politikani parë që e ka vizituar Qabe (Mekë) në vitin 2017.

Referime

Redakto
  1. ^ "ALBANIA AND THE WESTERN BALKANS: A EUROPEAN FUTURE?". thechicagocouncil.org (në anglisht). 27 shtator 2016. Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2020. Marrë më 16 qershor 2020.
  2. ^ "Bujar Nishani – President i Republikës së Shqipërisë". president.al. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2020. Marrë më 16 qershor 2020.
  3. ^ Agenzia Nova Arkivuar 24 mars 2012 tek Wayback Machine, 20 Prill 2011
  4. ^ Takim përshëndetës me stafin e Ministrisë së Brendshme i Z. Bujar Nishani pas zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës Arkivuar 21 shtator 2013 tek Wayback Machine
  5. ^ "Albania H.E. Mr. Bujar Nishani, President" (në anglisht). 23 shtator 2016. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2020. Marrë më 16 qershor 2020.
  6. ^ "Albania's President Bujar Nishani Arrives in Bulgaria on 2-Day Visit" (në anglisht). 6 tetor 2015.
  7. ^ "Former President of Albania Bujar Nishani Dead at 58". Exit - Explaining Albania (në anglisht). 2022-05-28. Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2022. Marrë më 2022-05-28.

Lidhje të jashtme

Redakto