Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Gjeni

(Përcjellë nga Gjenet)
This is the stable version, checked on 3 maj 2020. 2 pending changes await review.

Gjeni është nje fragment i molekulës së acidit dezoksiribonukleik (ADN-së), që përmban informacionet themelore të krijimit të një acidi ribonukleik (ARN). Gjenet janë njësitë e trashegimisëorganizmat e gjalla. Gjenet janë të koduara në lëndët gjenetike të organizmave (zakonisht ADN dhe ARN) dhe kontrollojnë zhvillimin trupor dhe sjelljen e organizmave. Gjatë riprodhimit, lënda gjenetike kalon nga prindi tek fëmia. Lënda gjenetike mund të kalojë midis individësh jo të afërm (p.sh. nëpërmjet ndërçimit dhe virusëve). Gjenet kodojnë informacionet e duhura për ndërtimin e lëndeve kimike (proteinat, etj.) të nevojshme për funksionimin e organizmave.

Paraqitje skematike e nje geni në nje varg ADN-je

Fjala "gjen" u vendos në vitin 1909 nga botanisti danez Vilhelm Johansen për njësinë themelore trupore dhe funksionale të trashigimisë. Fjala gjen rrjedh nga emërtimet e Hugo de Vries, që rrjedh nga ana e saj nga fjala pangenezë, të cilën e krijoi Darvini në vitin 1868. Fjala pangenezë përbehet nga fjalët greke pan: parashtesë që do të thotë "mbarë", "krejt" dhe genesis: lindje ose genos: prejardhje.

Përmbledhje

Redakto

Vetitë e gjenit

Redakto

Gjeni është njësia e kodit gjenetik e nevojshme për sintetizimin e një proteine. Disa gjene nuk sintetizojne proteina por rregullojnë veprimtarinë e gjeneve te tjera. Një gjen është i përbërë nga disa komponent,duke perfshirë këtu promotorin, i nevojshëm për leximin e vet gjenit. Pjesa kodifikuese e një gjeni është e organiyuar në tështë e perbere prej 3 nukleotidesh (G, C, A ose T) dhe kodifikon per nje aminoacid te vetem. Gjeni permban edhe pjese jo kodifikuese, si promotori i siperpermendur.

Llojët e gjeneve

Redakto

Gjenet strukturore Gjenet rregullatore

Emërtimet e gjeneve njerëzore

Redakto

Funksioni i gjenit

Redakto

Gjenet janë segmente të caktuara të molekulës së ADN dhe kanë vend të caktuar në krozom. Madhësia e gjenit llogaritet të jetë prej disa qindra deri disa mijëra çifte të nukleotideve, ndërsa mesatarisht merret se një "lokus gjeni" ka 600-1800 çifte të nukleotideve. Secili gjen ka funksionin e tij për kontrollin dhe krijimin e proteinës së caktuar në qelizë. Te qelizat nuk janë të gjitha gjenet në aktivitet, por vetëm ato gjene që i nevoitet qelizës për krijimin e proteinës të caktuar. Aktivitetin e gjeneve e rregullojnë gjenet rregullatore. Bashkësia e të gjitha gjeneve të një qelize shënohet si gjenotip. Pra gjenotipi paraqet materialin trashëgues që ka një qelizë. Gjenet me aktivitetin e tyre në qelizë, bëjnë zhvillimin e veçorive të organizmit, dhe këto veçori mund të jenë: morfologjike, mikroskopike, molekulare-fiziologjike edhe aftësi të ndryshme biologjike të organizmit për kryerjen e funksioneve të caktuara. Bashkësia e të gjitha veçorive të një organizmi shënohet si fenotip. Zhvillimi i fenotipit fitohet nga prindërit si dhe nga faktorët e ambientit të jashtëm. P.sh., për krijimin e klorofilit tek bimët janë të domosdoshme, si gjenotipi përkatës për enzimet që sintetizojnë klorofilin, ashtu edhe drita si faktor i ambientit të jashtëm. Në mungesë prej cilitdo prej këtyre faktorëve, klorofili nuk do të sintetizohet. Gjenet mund të pësojnë ndërrime të caktuara, të cilat shënohen si mutacione. Ndonjëherë edhe pse ndodh mutacioni, radhitja dhe kuptimi i shifrës gjenetike nuk ndërrohet, me ç'rast nuk ndërrohet struktura e proteinës, përkatësisht nuk ndërrohet aktiviteti i saj biologjik. Mutacionet e tilla shënohen si të heshtura. Pasardhësit nuk trashëgojnë nga prindërit fenotip të gatshëm, ata e fitojnë atë dhe gjatë zhvillimit të tyre e krijojnë atë fenotip. Prej kësaj rrjedh edhe ngjashmëria ndërmjet prindër-pasardhës, si dhe ndërmjet të gjithë individëve pjesëtarë të një lloji biologjik. Mirëpo, mes individëve të të njëjtit lloj ka edhe dallime në fenotip, si pasojë e kombinimit të veçorive (gjeneve) ekzistuese.

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto