Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Gjuha hungareze

gjuhë ugrofine, që flitet në Hungari, gjuha hungareze

Gjuha hungareze (hungarishtja) është një gjuhë e familjes se Uraleve, që flitet nga 16 milionë njerëz. Është një gjuhë e ndarë nga trungu i saj me largimin e magjarëve prej Uraleve rreth 3000 vjet më parë. Ka lidhje të largëta me gjuhën finlandeze, estoneze, dhe disa gjuhë minoritetesh në Rusinë e sotme.

Hungarisht
Shqiptimiˈmɒɟɒr
RajoniEvropa qendrore
Folës amtare
13 milion
Familje gjuhësore
Kodet gjuhësore
ISO 639-1hu
ISO 639-2hun
ISO 639-3
Glottologhung1274

Për herë të parë hungarishtja është shkruar në shekullin e 10-të, me alfabetin e saj arkaik, mbi pjata druri. Me ardhjen e Katolicizmit ndër magjarë, u adoptua alfabeti latin. Alfabeti ka 14 zanore dhe 25 bashkëtingëllore. Në bazë të shqiptimit, hungarishtja klasifikohet si gjuhë aglutinative. Emrat në morfologji, lakohen deri në 18 rasa. Mbiemri vendoset përpara emrit. Foljet kanë dy zgjedhime: të shquar dhe të pashquar. Parafjalët shkruhen në fund të emrit (jo "pranë tavolinës" po "tavolinës pranë"), prandaj dhe quhen prapafjalë. Për sa i përket origjinës së fjalëve (etimologjisë) se hungarishtes, rreth 1/3 e tyre vijnë nga burime të panjohura ose të paqarta. 21 % rrjedhin prej familjes Uralike, 11% prej gjermanishtes, gjuhet sllavë, etj.