Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                

Shkrim-leximi (i njohur ndryshe edhe si lexim-shkrimi, në fjalorët e vjetër edhe si shkrim-këndimi) nga fjalorët përcaktohet tradicionalisht si aftësia për të shkruar dhe lexuar,[1] [2] [3] megjithëse ekzistojnë edhe interpretime tjera më të gjera të cilat insistojnë që çdo shembull i veçantë i leximit dhe shkrimit gjithmonë ndodh në një kontekst specifik, [4] siq janë koncepte të tilla si "shkrim-leximi fillestar, shkrim-leximi bazë ose konvencional, shkrim-leximi funksional, shkrim-leximi dixhital, shkrim-leximi mediatik, shkrim-leximi ligjor, shkrim-leximi kompjuterik dhe shkrim-leximi informativ". [5]

Fushat e trurit të përfshira në procesin e përvetësimit të shkrim-leximit
Fatura e shitjes së një skllavi mashkull dhe një ndërtese në Shuruppak, tabletë Sumeriane, rreth vitit 2600 p.e.s.

Përmbledhje

Redakto

Konsensusi i përgjithshëm midis studiuesve është që shkrim-leximi gjithnjë përfshin elemente shoqërore dhe kulturore gjë që pasqyrohet edhe nga përfshirja në përkufizimin e UNESCO-së mbi shkrim-leximin, të numrave, imazheve, mediave dixhitale, vetëdija kulturore dhe mjetet e tjera të të kuptuarit, komunikimi, përfitimi i njohurive të dobishme, zgjidhja e problemeve dhe sistemet simbolike mbizotëruese të një kulture të caktuar. [6] Koncepti i shkrim-leximit është duke u zgjeruar në të gjithë vendet e OECD -së për të përfshirë aftësitë për qasje në njohuri përmes teknologjisë dhe aftësisë për të vlerësuar kontekstet komplekse.

Çelësi i shkrim-leximit është zhvillimi i leximit, një përparim i aftësive i cili fillon me aftësinë për të kuptuar fjalët e folura dhe deshifrimin e fjalëve të shkruara, dhe që kulmon në kuptimin e thellë të tekstit. Zhvillimi i të lexuarit përfshin një varg të mbështetjes komplekse të gjuhës, duke përfshirë ndërgjegjësimin e tingujve të të folurit (fonologjia), modelet drejtshkrimore (ortografia), kuptimin e fjalës (semantika), gramatikën (sintaksa) dhe modelet e formimit të fjalëve (morfologjia), të gjitha këto ofrojnë një platformë të domosdoshme për lexim të rrjedhshëm dhe të kuptueshëm.

Pasi të fitohen këto aftësi, një lexues mund të arrijë njohuri të plotë gjuhësore, e cila përfshin aftësitë për të aplikuar në analizën kritike, konkluzionet dhe sintezën e materialit të shtypur; të shkruajë me saktësi dhe koherencë; dhe të përdorë informacionet dhe njohuritë nga teksti si bazë për vendime të informuara dhe mendim krijues. [7]   Pamundësia për ta bërë këtë quhet "analfabetizëm". [8]

Ekspertët në një takim të UNESCO-së kanë propozuar përcaktimin e shkrim-leximit si "aftësi për të identifikuar, kuptuar, interpretuar, krijuar, komunikuar dhe njehësuar, duke përdorur materiale të shtypura dhe të shkruara të shoqëruara me kontekste të ndryshme". Ekspertët vërejnë se: "Shkrim-leximi përfshin një vazhdimësi të të nxënit dhe mësimit në aftësimin e individëve për të arritur qëllimet e tyre, për të zhvilluar njohuritë dhe potencialin e tyre dhe për të marrë pjesë plotësisht në komunitetin dhe shoqërinë më të gjerë". [9]

Shiko gjithashtu

Redakto

Literatura

Redakto
  • Graff, Harvey J. The legacies of literacy : continuities and contradictions in western culture and society (Indiana University Press, 1986)
  • Graff, Harvey J. The Literacy Myth: Literacy and Social Structure in the Nineteenth Century City (Academic Press, 1979).
  • Guzzetti, Barbara, ed. Literacy in America: An Encyclopedia of History, Theory, and Practice (ABC-CLIO, 2002)
  • Hunter, Carman St. John, and David Harman. Adult Illiteracy in the United States: A Report to the Ford Foundation (McGraw-Hill Book Company, 1979).
  • Mustafa, Ghulam (30 tetor 2022). "The Pakistani Education System – An Overview of the Current Situation". Waziranlost. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Roser, Max; Ortiz-Ospina, Esteban (2016). "Literacy". Our World in Data. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime

Redakto
  1. ^ Osmani, Shefik (1983). Fjalor i pedagogjisë. Tiranë: 8 Nëntori. fq. 655.
  2. ^ Krasniqi, Islam (2002). Mësimi i leximit dhe i shkrimit fillestar (Ndihmës metodik për studentët e Degës së Pedagogjisë dhe të Mësuesisë dhe për mësuesit e klasës së parë të shkollës fillore). Prishtinë: Shtëpia Botuese Libri Shkollor.
  3. ^ "Literate." Merriam-Webster.com. Merriam-Webster, n.d. Web. 19 August 2014. <http://www.merriam-webster.com/dictionary/literate>.
  4. ^ Heath, Shirley Brice (1983). Ways with Words: Language, Life and Work in Communities and Classrooms (në anglisht). Stanford: Cambridge UP. ISBN 9780511841057.
  5. ^ Benson Mkandwire, Sitwe (2018). "Literacy versus Language: Exploring their Similarities and Differences". Journal of Lexicography and Terminology (në anglisht). 2 (1): 37–55 [38].
  6. ^ UNESCO. Education for All: A Global Monitoring Report. Chapter 6: "Understandings of Literacy." p. 147-159., 2006. http://www.unesco.org/education/GMR2006/full/chapt6_eng.pdf
  7. ^ Margie Gillis, Ed.D., President, Literacy How, Inc., and Research Affiliate, Haskins Laboratories at Yale University; Sally Grimes, Ed.M., Executive Director, Literate Nation and Founder, Grimes Reading Institute; Cinthia Haan, Author and Chair, The Haan Foundation for Children and President, Power4Kids Reading Initiative; Peggy McCardle, Ph.D., M.P.H., Chief, Child Development and Behavior Branch, National Institute of Child Health and Human Development; Louisa Moats, Ed.D., President, Moats Associates Consulting, Inc.; Anthony Pedriana, Author and retired urban schoolteacher and principal; Susan Smartt, Ph.D., Senior Research Associate, National Comprehensive Center for Teacher Quality, Vanderbilt University; Catherine Snow, Ph.D., Author, Researcher and Professor of Education, Harvard Graduate School of Education, Harvard University; Cheryl Ward, M.S.M., C.A.L.P., Co-founder of Wisconsin Reading Coalition and academic language practitioner; Maryanne Wolf, Ed.D., Author and Director, Center for Reading and Language Research, Tufts University.
  8. ^ "analphabetism | Definition of analphabetism in English by Oxford Dictionaries". Oxford Dictionaries (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2017. Marrë më 18 shtator 2017.
  9. ^ "The Plurality of Literacy and its implications for Policies and Programs" (PDF). UNESCO Education Sector Position Paper (në anglisht): 13. 2004. A proposed operational definition in particular for measurement purposes was formulated during an international expert meeting in June 2003 at UNESCO. It states: 'Literacy is the ability to identify, understand, interpret, create, communicate and compute, using printed and written materials associated with varying contexts. Literacy involves a continuum of learning in enabling individuals to achieve their goals, to develop their knowledge and potential, and to participate fully in their community and wider society.'

Linqe të jashtme

Redakto