Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Pasta

Nga Wikibooks

<Wiki kuzhina

Pasta akulli me krem qumështi

Përbërësit: Për 6 persona: 200 g çokollatë, 1/2 L krem qumështi, 150 g sheqer, 3 vezë.

Përgatitja: Grimconi çokollatën. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të formohet një masë që qëndron në pirun dhe rrihni edhe kremin e qumështit që duhet të jetë shumë i ftohtë. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të fryhet dhe ua bashkoni në fillim të bardhat marengë dhe pastaj krem qumështin. Përzjejini të gjitha me shumë delikatesë. Visheni formën nga brenda me një letër transparente, vendosni në fund një shtresë çokollate të grimcuar, mbulojeni me një shtresë kremi dhe vazhdoni kështu deri në mbarimin e përbërsve. Mbajeni në frigorifer për një natë, përmbytni format dhe servirini.

Pasta akulli me krem e çokollatë

Përbërësit: Për 6-8 persona: 100 g sheqer, 1/4 L qumësht, 3 vezë, 1/4 L krem qumështi, 30 g kakao, 15 g miell, vanilje.

Përgatitja: Përgatisim kremin e pastiçerisë me qumështin, vezët, miellin dhe sheqerin. Hidheni gjysmën e tij në një enë. Kremi të mbetur shtojini 2-3 lugë qumësht, rivendoseni në zjarr për disa minuta. Hidheni në një enë të dytë. Vendosini të dy kremrat në frigorifer. Rrihni kremin e qumështit me një lugë vanilje ndajeni përgjysëm, bashkojani kremrave. Visheni një formë nga brenda me një letër trasparente hidhni në fillim një krem, pastaj tjetrin. Vendoseni në frigorifer për 12 orë.

Pasta akulli me karamel

Përbërësit: Për 4 persona: 1 qese lule kamomili (rreth 200 g ), 100 g sheqer, 2 dl ujë, 3 vezë, 1/2 gotë verë e ëmbël, 2 dl krem qumështi, bajame të grira, limon.

Përgatitja: Zieni lulet e kamomilit në ujë e sheqer derisa të formohet një shurup i trashë. Kullojini lëngun nëpërmjet një kullese me rrjetë të ngushtë duke i shtypur lehtë lulet. Në një tas rrihni të verdhat e vezëve me shurupin e përftuar derisa të përftohet një masë e fryrë, shtoni verën dhe lëngun e një gjysëm limoni. Rrihni të bardhat e vezëve përpara dhe pastaj kremin e qumështit duke ia bashkuar të dyja masës. Hidheni në një formë dhe vendoseni në frigorifer për disa orë. Spërkateni me bajamet e grira dhe shërbeni personat.

Pasta me kafe

Përbërësit: Për 6 persona: 2 filxhana kafe të fortë, 150 g çokollatë, 6 vezë, 150 g sheqer, 1/4 L qumësht, 300 g krem qumështi, 1 paketë xhelatinë.

Përgatitja: Hidhni në një tigan 1 filxhan kafe të nxehtë në vlim dhe tretni çokollatën me gjysëmën e sheqerit. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin e mbetur dhe hollojeni masën duke hedhur ngadalë qumështin e vakët. Vendoseni enën në banjo-mari duke vazhduar të përzieni derisa kremi të trashet. Shtojini përgatesës çokollatën e shkrirë bashkë me pjesën e mbetur të kafesë dhe lëreni të ftohet duke e përzier vazhdimisht. Kur të jetë ftohur plotësisht hidhini dhe kremin e qumështit dhe punojeni me kujdes. Hidheni në një formë dhe mbajeni në frigorifer deri në momentin e servirjes.