Gjergj Suli
Gjergj Suli (1893–1947), i njohur edhe si At Gjergj Suli, ishte një shqiptar i besimit ortodoks, klerik dhe martir.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjergj Suli u lind në Lekël, një fshat i Vilajetit të Janinës në kohën e Perandorisë Osmane. Studimet e para i kreu në shkollën e fshatit të tij dhe më pas vijoi studimet në gjuhën greke në gjimnazin Zosimea në Janinë.
Në vitin 1922, emigroi në SHBA, ku kaloi 12 vite në Boston, Massachusetts, Filadelfia dhe Pennsylvania. Ai u caktua si prift në SHBA, pas studimeve në një shkollë fetare. Suli kishte marrëdhënie të ngushta me Fan Nolin. Të dy ishin përfaqësues dhe aktivistë të "Vatra-s", Pan-Federatës shqiptare të Amerikës.
Suli u kthye në Shqipëri në vitin 1934 dhe nisi punën si prift në fshatin e tij të lindjes dhe më pas në fshatrat e tjera si Labovë, Tërbuq, Hundkuq etj. Ai ishte një kundërshtar i regjimit Italian të vendosur në Shqipëri pas pushtimit të vitit 1939. Suli ishte skeptik rreth ideve bolshevike, të cilat ishin mjaft të përhapur gjatë periudhës së Luftës së dytë Botërore.
Si një person me kulturë të gjerë dhe si njohës i disa gjuhëve të huaja, Suli mbante korrespondencë me shumë figura jashtë Shqipërisë edhe në sajë të faktit, se ishte aktivist i Vatra-s. Korrespondenca e tij e gjerë me mjaft figura jashtë Shqipërisë, ishte një nga pretekstet e përdorura nga autoritetet komuniste të kohës, të cilat e akuzonin Sulin si një informator të shërbimeve të huaja të inteligjencës. Ai u arrestua në vitin 1946 dhe vuajti dënimin për disa muaj në burgun e Gjirokastrës. Suli u ekzekutua nga një front zjarri në janar të vitit 1947.
Biblioteka e tij personale dhe letrat e korrespondencave u shkatërruan.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përkujton përvjetorin e tij të vdekjes, duke e konsideruar Sulin si një klerik me kulturë të gjerë, i cili gjatë gjithë jetës punoi me devotshmëri për të përhapur Fjalën e Perëndisë.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Enkelejda Riza - Albanian Telegraphic Agency (1999-01-23), Father Gjergj Suli - Martyr of Albanian Autochephalous Orthodox Church - portrait, HRI-NET, marrë më 2013-09-14
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)