Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Kazimir Maleviç

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kazimir Severinovich Malevich (23 shkurt 1879- 15 maj 1935) ishte artist avant-garde rus dhe teorik i artit, puna pionere dhe shkrimet e të cilit patën ndikim të madh në zhvillimin e artit abstrakt në shek. XX. Malevich punoi në shumë lloje të stileve, mirëpo shumë shpejt përvetsoj lëvizjet si [1]Impresionizmi, [2]Simbolizmi dhe [3]Fauvizmi, dhe pas vizitës në Paris në vitin 1912, përvetsoi edhe Kubizmin. Gradualisht duke e thjeshtësuar stilin e tij, ai zhvilloi një rrugë të re të përbërë nga forma gjeometrike të pastra dhe mardhënien mes tyre. Vepra e tij [4]Black Square (1915), një katror i zi në të bardhën, presentoi pikturën më abstrakte të njohur deri më atëherë dhe shënoi "një vijë të pakalueshme... mes artit të vjetër dhe artit të ri".

Kazimir Malevich lindi në Kazimierz Malewicz në një familje polake, që u vendos pranë Kievi -t në Guvernatorin e Rusisë të Perandoria Ruse gjatë ndarjeve të Polonisë. Prindërit e tij, Ludwika dhe Seweryn Malewicz, ishin katolikë romakë si shumica e polakëve etnikë, edhe pse babai i tij kishte marrë pjesë edhe në shërbimet ortodokse. Ata të dy kishin ikur nga ish-territoret lindore të Komonuelthit (sot rajoni Kopyl i Bjellorusisë) në Kiev, si pasojë e kryengritjes së dështuar polake të vitit 1863 kundër ushtrisë cariste. Gjuha e tij amtare ishte polake edhe pse ai gjithashtu fliste në gjuhën ukrainase. Më pas, Malevich madje shkroi një seri artikujsh në gjuhën ukrainase rreth artit. Babai i Kazimirit menaxhonte një fabrikë sheqeri. Kazimir ishte i pari nga katërmbëdhjetë fëmijëve, vetëm nëntë prej të cilëve mbijetuan në moshën madhore. Familja e tij u zhvendos shpesh dhe ai kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij në fshatrat e Ukrainës, në mes të plantacioneve të sheqerit, larg qendrave të kulturës. Deri në moshën 12 vjeçare, ai nuk njihte asnjë nga artistët profesionistë, edhe pse arti e kishte rrethuar atë që në fëmijëri. Ai kënaqej me qëndisje fshatare, me muret e dekoruara dhe sobat e druve. Ai ishte në gjendje të pikturonte në stilin fshatar. Ai studioi vizatimin në Kiev nga viti 1895 deri më 1896.

Karriera artistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga viti 1896 deri ne vitin 1904 Kazimir Malevich jetoi në [5]Kursk. Në vitin 1904, pas vdekjes së babait të tij, ai u shpërngul në [6]Moskë. Ai studioi ne Moscow School of Painting Sculpture and Architecture nga viti 1904 deri në vitin 1910. Në vitin 1911 ai mori pjesë ne ekspozitën e dytë të grupit [7]Soyouz Molodyozhi në [8]St. Petersburg, së bashku me [9]Vladimir Tatlin. Në vitin 1912 grupi mbajti ekspozitën e tyre të tretë, e cila përfshiu punime të [10]Aleksandra Ekster, Tatlin dhe të tjerëve. Në vitin e njejtë ai mori pjesë në një ekspozitë nga kolektivi [11]Donkey`s Tail në Moskë. Në atë kohë punimet e tij u ndikuan nga piktorët avant-garde rusë [12]Natalia Goncharova dhe [13]Mikhail Larionov, të cilët ishin të interesuar ne artin popullor rus të quajtur [14]lubok.Në vitin  1912 Malevich  e përshkruante veten si pikturë në stilin "Cubo-Futuristic".Në mars të vitit 1913 u hap në Moskë një ekspozitë madhore me pikturat e Aristarkh Lentulov. Efekti i kësaj ekspozite ishte i krahasueshëm me atë të Paul Cezanne në Paris në vitin 1907, ku të gjithë artistët avant-garde rusë të asaj kohe (duke përfshirë edhe Malevich) menjëherë i absorbuan parimet e kubizmit dhe filluan t`i përdorin në punët e tyre. Në vitin 1914 Malevich ekspozoi punët e tij në Salon des Independants në Paris së bashku me Alexander Archipenko, Sonia Delaunaz, Aleksander Ekster dhe Vadim Meller. Malevich së bashku me Pavel Filonov gjithashtu ilustroi Selected Poems with Postscript, 1907-1914 nga Velimir Khelbnikov. Me Vladimir Burliuk ilustroi edhe një punë nga autori i njejtë të quajtur Roar! Gauntlets, 1908-1914. Më vonë në po të njejtin vit ai krijoi një seri me litografi në mbështetje të hyrjes së Rusisë në Luftën e Parë Botërore. Këto printime, të shoqëruara nga titujt e Vladimir Mayakovsky dhe të publikuara nga shtëpia botuese Segodniashnii Lubok në Moske, në njërën anë shfaqën ndikimin e artit tradicional, kurse në anën tjetër të karakterizuara nga blloqe të forta me ngjyra të pastra përfaqësuan punën e tij Suprematiste. https://en.wikipedia.org/wiki/File:Kazimir_Malevich,_1915,_Black_Suprematic_Square,_oil_on_linen_canvas,_79.5_x_79.5_cm,_Tretyakov_Gallery,_Moscow.jpg

Në vitin 1914 , Malevich formuloj themelet  e [15]Suprematismit kur ai publikoi manifestin e tij, From Cubism to Suprematism. Në vitet 1915-1916 ai punoi me disa artist tjerë Suprematist në Skoptsi  dhe në fshatin Verbovka. Në vitet 1916-1917 ai mori pjesë në ekspozitën e grupit Jack of Diamonds në Moskë së bashku me Nathan Altman, David Burliuk, Aleksander Ekster dhe të tjerë. Shembuj të famshëm të punëve të tij Suprematiste përfshijnë Black Square(1915) dhe White On White (1918).

Malevich ekspozoi veprën Black Square për herë të parë ne Last Futurist Exhibition 0,10 në Petrograd(Shën Petërsburg) në vitin 1915. Një katror i zi i vendosur përkundrejt diellit u shfaq për herë të parë në vitin 1913 në dizajnin skenik për operën Futuristike Victory over the Sun. Black square për herë të dytë u pikturua rreth viteve 1923. Disa besojnë se Black Square i tretë u pikturua në vitin 1929 për ekspozitën solo të Malevich. Një tjetër Black Square, më i vogli dhe me siguri i fundit, u mendua si një "Diptych" me Red Square për ekspozitën Artists of the RSFSR: 15 Years, e mbajtur në Leningrad(1932). Të dy katrorët, Black dhe Red ishin pjesët kryesore të shfaqjes. Ky katror i fundit , pavarësisht shkrimit të autorit 1913, besohet të jetë krijuar në të njëzetat e fundit ose në të tridhjetat e hershme.

Në vitin 1918, Malevich e dekoroi  një  shfaqje, Mystery Bouffe, nga Vladimir Mayakovskiy. Ai ishte i interesuar në fotografitë ajrore dhe aviacionin, të cilat e çuan atë drejt artit abstrakt  të inspiruar nga aerial landscapes.

Disa autore ukrainas argumentojne se Suprematismi i Malevich i ka rrënjët në kulturën tradicionale ukrainase.

Pas October Revolution[1](1917), Malevich u bë anëtar i Kolegjiumit për Artet e Narkompros, Komisioni për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Komisioni i muzeve (të gjitha nga 1918-1919). Ai dha mësim ne Shkollën e Arteve Vitebsk në Bjellorusi (1919-1922), në Leningrad Academy of Arts (1922-1927), në Institutin Shtetëror të Arteve në Kiev (1927-1929), dhe në Shtëpinë e Arteve në Leningrad(1930). Ai shkroi librin The world as Non-Objectivity e cila u botua në Mynih në vitin 1926 dhe u përkthye në anglisht në vitin 1959. Në të, ai përshkruante teoritë suprematiste të tij.

Më 1923, Malevich u emërua drejtor i Institutit Shtetëror të Kulturës Artistike të Petrogradit, i cili  u detyrua të mbyllet më 1926, pasi një gazetë e pastisë komuniste e quajti atë "një manastir të mbështetur nga qeveria", i mbushur me "predikime kundërevolucionare dhe shthurje artistike". Shteti sovjetik ishte duke promovuar një stil të idealizuar, stil propagandistik të artit të quajtur Realizmi Socialist- një stil që Malevich e kishte kaluar tërë karrierën e tij duke e mohuar. Megjithatë, ai vazhdoi me të tashmen dhe u tolerua nga Komunistët.

Njohja internacionale dhe ndalesat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1927, Malevich udhëtoi për në Varshavë ku iu dha një mirëseardhje heorike. Atje u takua  me artistë dhe ish-studentë Wladyslaw Streminski dhe Katarzyna Kobro, ku lëvizja e tyre Unism u ndikua shumë nga Malevich. Ai mbajti ekspozitën e tij të parë të huaj në Hotel Polonia Palace. Nga atje piktori shkoi në Berlin dhe Munich për një retrospektivë që më në fund solli njohje ndërkombëtare. Ai vendosi të linte shumicën e pikturave prapa kur u kthye në Bashkimin Sovjetik. Supozimi i Malevich se një zhvendosje në qëndrimet e autoriteteve Sovjetike drejt lëvizjes moderne të artit do të ndodhte pas vdekjes së Vladimir Lenin dhe rënies së Leon Trotsky- it  nga pushteti u provua e saktë në disa vjet, kur qeveria e Joseph Stalin u kthye kundër formave të abstraksionit, duke i konsideruar ato si një lloj arti "borgjez" që nuk mund të shprehte realitete shoqërore. Si pasojë shumë nga veprat e tij u konfiskuan dhe ai u ndalua nga  krijimi dhe ekspozimi i artit të ngjashëm.

Kritikët e përqeshnin artin e Malevich-it si mohim të çdo gjëje të mirë dhe të pastër: dashuria e jetës dhe dashurinë e natyrës. Artisti perëndimor dhe historiani Alexandre Benois ishte një kritik i tillë. Malevich u përgjigj se arti mund të avancojë dhe të zhvillohet vetëm për hir të artit, duke thënë se "arti nuk ka nevojë për ne, dhe nuk ka pasur kurrë".

Kur Maleviç vdiq nga kanceri në moshën pesëdhjetë e shtatë vjeçare, në Leningrad më 15 maj 1935, miqtë dhe dishepujt e tij varrosën hirin e tij në një varr të shënuar me një “Katror të Zi”. Ata nuk përmbushën dëshirën e tij të fundit që varri të kishte një "architekton" - një nga maketat e tij të formave abstrakte, të pajisura me një teleskop përmes të cilit vizitorët do të shihnin Jupiterin. Në shtratin e tij të vdekjes Maleviç ishte ekspozuar me “Katrorin e Zi” mbi të , dhe vajtuesit në tubimin e tij të varrimit u lejuan të valvisnin një flamur që kishte “Katrorin e Zi”. Malevich kishte kërkuar që të varrosej nën një pemë në periferi të Nemchinovka, një vend ku ai ndjeu një lidhje të veçantë. Hiri i tij u dërgua në Nemchinovka dhe u varros në një fushë afër “dacha”-ës (shtëpi sezonale) së tij. Nikolai Suetin, një mik i Malevich dhe një artist tjetër, krijoi një kub të bardhë me “Katrorin e Zi” për të shënuar vendin ku prehej. Memoriali u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Qyteti i Leningradit dha një pension për nënën dhe vajzën e Malevichit. Në vitin 2013, një bllok apartamentesh u ndërtua në vendin e varrit të Kazimir Malevich. Një tjetër monument afër varrit të Malevich-it, i vendosur aty në vitin 1988, tani është vendosur në një lagje të rrethuar.

[2]

  1. ^ "October Revolution". Wikipedia (në anglisht). 2019-01-27.
  2. ^ "Kazimir Malevich". Wikipedia (në anglisht). 2019-02-02.

Crone, Rainer, Kazimir Severinovich Malevich, and David Moos. Kazimir Malevich: The Climax of Disclosure. Chicago: University of Chicago Press, 1991.

Dreikausen, Margret, Aerial Perception: The Earth as Seen from Aircraft and Spacecraft and Its Influence on Contemporary Art (Associated University Presses: Cranbury, NJ; London, England; Mississauga, Ontario: 1985). ISBN 0-87982-040-3

Drutt, Matthew; Malevich, Kazimir, Kazimir Malevich: suprematism, Guggenheim Museum, 2003, ISBN 0-89207-265-2

Honour, H. and Fleming, J. (2009) A World History of Art. 7th edn. London: Laurence King Publishing. ISBN 978-1-85669-584-8

Malevich, Kasimir, The Non-objective World, Chicago: P. Theobald, 1959. ISBN 0-486-42974-1

Malevich and his Influence, Kunstmuseum Liechtenstein, 2008. ISBN 978-3-7757-1877-6