Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Kozmogonia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kozmogonia (gr. κοσμογονία „lindja e botës, botëkrijimi“), është çdo teori që merret me lindjen dhe prejardhjen e botës apo gjithësisë, ose me krijimin e realitetit. Në kontekstin e specializuar të shkencës hapësinore dhe astronomisë, termi lidhet me teoritë e krijimit (dhe studimit) të sistemit diellor.

Kozmogonia mund të dallohet nga kozmologjia, e cila studion në rrafsh të gjerë gjithësinë dhe krejt ekzistencën e saj, dhe që teknikisht nuk kërkon direkt në burimin e prejardhjes së saj. Ka disa paqartësi midis dy termave; p.sh. argumenti kozmologjik i teologjisë në lidhje me ekzistencën e Perëndisë teknikisht është më tepër një thirrje për idetë kozmogonike sesa për ato kozmologjike. Në praktikë, ka një dallimësi shkencore mes ideve kozmologjike dhe kozmogonike. Kozmologjia fizike është shkenca që orvatet të shpjegojë të gjitha vrojtimet lidhur me zhvillimin dhe vetitë e gjithësisë në tërësi. Çështjet që kanë të bëjnë me pyetjet pse gjithësia sillet në mënyrë të këtillë janë përshkruar nga fizikanët dhe kozmologët si pyetje përtej shkencore, megjithëse janë bërë hamendësime nga një mori perspektivash që përfshijnë vlerësimin e teorive shkencore me regjime të paprovuara idesh filozofike apo fetare.

Përpjekje për të krijuar një kozmogoni natyrale janë lëndë për dy kufizime të veçanta. Njëri bazohet në filozofinë shkencore dhe rreptësitë epistimologjikore të vetë shkencës, veçanërisht lidhur me pyetjen e mundëshme shkencore "pse" ekziston gjithësia. Një problem tjetër më pragmatik është se nuk ka model fizikor që mund të shpjegojë çastet e herëshme të ekzistencës së gjithësisë (Plank Time) sepse mungon teoria përbërëse gravitetit (e rëndesës) kuantik.

Kufizimet epistimologjike për kozmogoninë

Planck time kufizimet e kozmogonisë

Shiko edhe

Lidhje të jashtme