Nefi
Nefi është korridori qendror i një kishe bazilikale, ose trupi kryesor i një kishe (qoftë me korridorë anësorë apo jo), në mes murit të pasëm e deri në kryqëzimin e saj me transeptin, që kufizon nefin me balustradën. Nefi është zona e kishës ku lejohen laikët.[1]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nefi shtrihet nga hyrja e kishës, e cila mund të ketë një portik të veçantë (narteksin) e deri te balustrada, dhe mund të shoqërohet nga korridore anësore, nga të cilat e ndan zakonisht një arkadë.[2] Nëse korridorët anësorë janë të lartë dhe me një gjerësi të krahasueshme me nefin qendror, struktura ndonjëherë është e thënë të ketë tre nefe, pra të jetë trenefëshe. Nefi përbën rrugën kryesore për të shkuar drejt altarit.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Termi nef në shqip vjen nga frëngjishtja, i cili nga ana e vet vjen nga latinishtja navis, fjala për anije, një simbol i hershëm i krishterë.[3][4] Termi mund të ketë qenë sugjeruar nga bazamenti i tavanit të kishës, që ka formën e pjesës së poshtme të një anijeje. Në shumë vende skandinave dhe balltike, në fakt, është gjetur që një anije e kthyer përmbys është përdorur për çatine e kishës,[5] dhe në disa gjuhë e njëjta fjalë do të thotë edhe 'nef' dhe 'anije', si për shembull në gjuhën daneze skib ose suedisht skepp.
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kishat më të hershme janë ndërtuar kur ndërtuesit ishin të familiarizuar me formën e bazilikës romake, që ishte një ndërtesë publike për transaksione biznesi. Ajo kishte një zonë të gjerë qendrore, të ndarë me shtylla nga korridoret anësore, dhe me dritare afër tavanit. Bazilika e Vjetër e Shën Pjetrit në Romë është një kishë e hershme që kishte këtë formë. Ajo u ndërtua në shekullin IV me urdhër të perandorit Romak Konstandi I, dhe u zëvendësua në shekullin XVI.[3][6]
Nefi, organi kryesor i ndërtimit të një kishe, është seksioni i veçuar për popullin, ndërsa balustrada është e rezervuar për klerikët. Në kisha mesjetare nefi u nda nga balustrada nëpërmjet disa urave ndërmjetese(jubé në frëngjisht); këto, duke u zbukuruar goxha, ishin karakteristika e dukshme e kishave evropiane të shekujve XIV-XVI.[3][6][7]
Nefet mesjetare ishin të ndara në nënpjesë, përsëritja e formës së të cilave jepte efekt zmadhimi si lartësie, ashtu dhe gjerësie. Gjatë Rilindjes Evropiane, në vend të efekteve dramatike nefeve iu dhanë përmasa më të balancuara.[6]
Rekord-mbajtës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nefi më i gjatë në Danimarkë: Katedralja e Aarhusit, 93 metres (305 ft)
- Nefi më i gjatë në Angli: Katedralja e Shën Albanit, 84 metres (276 ft)
- Nefi më i gjatë në Irlandë: Katedralja e Shën Patrikut Dublin, 91 metres (299 ft),
- Nefi më i gjatë në Francë: Katedralja e Burzh-it, 91 metres (299 ft), duke përfshirë korin
- Nefi më i gjatë në Gjermani: Katedralja e Këlnit 58 metres (190 ft), duke përfshirë dy gjiret në mes të kullave
- Nefi më i gjatë në Itali: Bazilika e Shën Pjetrit në Romë, 91 metres (299 ft), në katër gjire
- Nefi më i gjatë në Spanjë: Bazilika e Seviljes, 60 metres (200 ft), në pesë gjire
- Nefi më i gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Katedralja e Shën Gjonit Hyjnor, New York City, Shtetet e Bashkuara (Episkopale), 70 metres (230 ft)
- Nefi më i lartë: Katedralja në Beauvais Francë, 48 metres (157 ft), por vetëm një gji i nefit ishte në të vërtetë i ndërtuar; megjithatë, kori dhe transepti janë kryer të njëjtën lartësi.
- Nefi më i lartë i përfunduar: Katedralja e Shën Pjetrit, Romë, Itali, 46 metres (151 ft)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Stevens Curl, James, red. (2006). nave (bot. illustrated). Oxford University Press. fq. 518. ISBN 9780198606789.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - ^ "Nave". Answers.com. Marrë më 11 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c nave. Marrë më 25 mars 2014.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - ^ "Ship as a Symbol of the Church (Bark of St. Peter)". JesusWalk.com. Marrë më 11 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ship hangs in balance at Pella Evangelical Lutheran Church". Sidney Herald. Sidney, Montana. 10 qershor 2008. Marrë më 3 janar 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c nave. Marrë më 11 shkurt 2015.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - ^ Rood screen. Marrë më 11 shkurt 2015.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!)