Location via proxy:   [ UP ]  
[Report a bug]   [Manage cookies]                
Jump to content

Siemens

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Siemens AG
LlojiPosedues të aseteve
Industriaelectrical industry Edit this on Wikidata
Themeluar nëBerlin, Gjermani (1847)
ThemeluesiWerner von Siemens
Zyrat qendroreMynih, Gjermani
Zona e shërbimit
Ndërkombëtare
Njerëzit kyç
Peter Löscher
Joe Kaeser
Gerhard Cromme
ProdhimiSisteme komunikuese, Prodhues të rrymës, Automatizim industrial dhe i ndërtesave, Ndriçim, Teknologji mjekësore, Vagonë, Sisteme ujësjellëse, Pajisje shtëpiake, Sisteme alarmuese të zjarrit, Programe për dizajn 3D
ShërbimetShërbime biznesore
Financa
Inxhinieri dhe konstruksione projekt
Fitimet€75.98 miliard (2009/2010)
€5.916 miliard (2009/2010)
€3.899 miliard (2009/2010)
Total assets€102.83 miliard (shtator 2010)
Numri i punëtorëve
405,000 (shtator 2010)
DivisionsSektori për industri
Sektori për energji
Sektori për shëndetësi
Faqja e internetitsiemens.com

Siemens AG është kompani Gjermane e cila është e bazuar në konglomeratin për inxhinieri si dhe është kompania më e vjetër e këtij sektori në Evropë. Qendrat e kompanisë janë në Berlin, Mynih si dhe në Erlangen. Kompania ka tri sektorë të biznesit: industrial, energjisë dhe shëndetësorë, të ndarë në 15 divizione. Në gjithë botën, Siemens ka sot rreth 420,800 punëtorë, në 190 vende të ndryshme në gjithë botën me të ardhura rreth 76.651 miliard brenda vitit, statistikë kjo e vitit 2009 en:Siemens.

Werner von Siemens dhe inxhinieri Johann George Halsek në vitin 1847 formuan të ashtuquajturën “Telegraphen-Bauanstalt von Siemens & Halske”[1] që shërbente për prodhimin e treguesit telegrafik. Kompania filloi punën me 12 tetor 1847 në Berlin. Me dekada të tëra kjo kompani u koncentrua në prodhimin telegrafëve elektrik.

Hyrja në industrinë e rëndë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1848 kompania fitoi tenderin për ndërtimin e linjës së parë të gjatë në Evropë.Kjo linjë ishte e gjate 500 km, nga Berlini deri në Frankfurt. Në vitin 1866 Werner von Siemens zbuloi principin e punës së dinamos elektrike dhe në këtë mënyrë formuan bazën për përdorimin e teknologjisë bashkëkohore. Me anë të këtij principi u krijuan makina të cilat bëjnë në mënyrë më efektive shndërrimin e energjisë mekanike në elektrike. Në vitin 1879 Siemens & Halske prezantuan hekurudhën e parë elektrike në botë me furnizim të fuqisë nga jashtë. Me kalimin e kohës kjo kompani habiti mbarë botën me zbulimet e saj dhe kështu u bë sinonim i prodhimeve të pajisjeve elektrike . Në vitin 1899 Siemensi ndërtoi centralin elektrik në Beijing dhe me anë të tij bëri furnizimin e sistemit të tramvajeve, të parin në Kinë. Ky central furnizoi gjithashtu edhe disa lagje si dhe sistemin e tramvajeve. Shpejtësia e tramvajit arrinte vlerën deri në 20 km\h e që ishte gjithashtu edhe një ndër sistemet më të shpejta në botë . Gjatë viteve 1920-1930 kompania S&H filloi me prodhimin e radiove , televizorëve të fiksuar si dhe mikroskopëve elektrik. S&H pati rol të rëndësishëm edhe gjatë luftës së dytë botërore pasi mbështeti regjimin e atëhershëm të Hitlerit.

Pas luftës së II Botërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet e 1950 S&H e zhvendosi qendrën e kompanisë në Bavari. Atje ajo filloi me prodhimin e kompjuterëve, pajisjeve gjysmëpërçues, makinave të larjes së rrobave si dhe aparaturave mjekësore. Në vitin 1966 Siemens & Halske (formuar në vitin 1847), Siemens-Schuckertwerke (formuar në vitin1903) dhe Siemens-Reiniger-Werke (formuar në vitin 1932) u shkrin në një kompani të quajtur Siemens. Më 1969 Siemens formoi Kraftwerk Union së bashku me AEG duke mbledhur fuqitë nukleare të bizneseve .

Hyrja në teknologjinë e kompjuterëve dhe telefonave celular

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Telefoni i parë digjital nga kjo kompani është prodhuar më 1980. Më 1991 Siemens siguroi kompaninë Nixdorf Computer AG dhe e emërtoi Siemens Nixdorf Informationssysteme AG për të prodhuar kompjuter personal ose PC. Më 1999 qendra për prodhimin e pajisjeve gjysmëpërçues është zhvendosur në kompaninë e re të njohur si Infineon Technologies, gjithashtu Siemens Nixdorf Informationssysteme AG u bë pjesë e Fujitsu Siemens Computers AG në atë vit. Më 2001 Siemens bëri kontratë me Areva SA nga Franca për t’i bashkuar më shumë bizneset e tyre. Në vitin 2003 Siemens u pajtua që të blej Turbinat industriale Alstom prodhues i turbinave me gaz të madhësive: të vogla, të mesme dhe industriale për 1.1 miliard Euro . Më 2005 kompania Siemens shiti vijën e prodhimit të telefonave kompanisë BenQ duke formuar divizionin BenQ-Siemens . Në prill të vitit 2007 divizionet e Siemens-it siç janë : Fixed Networks, Mobile Networks dhe Carrier Services u bashkuan me Network Business Group të Nokia-s me kontratë 50 me 50 duke krijuar kompaninë e rrjetit fiks dhe të telefonave të quajtur Nokia Siemens Networks. Në prill të vitit 2009 Fujitsu Siemens Computers u shndërrua në Fujitsu Technology Solutions si rezultat i blerjes së aksioneve të Siemens-it nga Fujitsu.

Strategjia e kompanisë është që të vazhdojë të prodhoj produkte me inovacione dhe produkte të cilat janë të nevojshme për tu përgjigjur kërkesave të klientëve që e ka bërë këtë kompani të dallojë nga kompanitë e tjera[2]. Siemens-i ka për synim që gjithmonë të jetë e para në konkurrencën e shumë kompanive që merren me këtë lami ashtu siç është edhe ditët e sotme, e këtë mundohet ta arrijë:

  1. Duke u fokusuar në inovacione si dhe duke iu përkushtuar linjave prodhuese ku do të ketë më tepër mundësi për shitje.
  2. Pjesë tjetër e strategjisë është edhe forcimi i pozitës së tyre në tregun lokal si dhe të hap përfaqësitë e kompanisë në gjithë botën.
  3. Grumbullimi i forcave të reja punuese, pra kontaktimi i punonjësve me një të ardhme sa më të ndritshme .
  4. Bashkëpunimi me kompanitë e tjera për ti realizuar qëllimet e përbashkëta.

Kriza botërore ka bërë që në kohët e fundit, zhvillimi ekonomikë të mos jetë i qëndrueshëm e që ka rritë rrezikun për investime si dhe ka shkaktuar falimentimin e shumë kompanive[3]. Për t‘ju shmangur këtij rreziku Siemens ka krijuar një vizion të qartë për qëllimet të cilat duhet ti arrijë:

  1. Të jenë të parët për nga aspekti i shfrytëzimit sa më efektiv të energjisë.
  2. Të koncentrohet në produktet më industriale.
  3. Zgjidhje infrastrukturore inteligjente.

Udhëheqja e kompanisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Struktura e pastër e udhëheqjes si dhe integrimi maksimal i kësaj strukture në punët e kompanisë është prioriteti kryesorë i kompanisë[4]. Simens e mendon këtë duke u bazuar në faktin se kjo udhëheqje ka për detyrë që të marrë vendime, kontrolloj procesin e punëve si dhe të vlerësojë rezultatet e arritura. Për të pasur një qeverisje sa më efikase të kompanisë struktura e saj është e ndarë në:

  • Bordi për menaxhim
  • Bordi mbikëqyrës
  • Sektorët
    • Industri
    • Energji
    • Shëndetësi
  • Investimet për asete
  • Organizata regjionale
  1. ^ "History - Siemens Global Website". Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2021. Marrë më 25 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2011. Marrë më 25 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2011. Marrë më 25 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Management & Corporate Structure - Siemens Global Website". Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2011. Marrë më 25 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)